Bashkësia Islame e Kosovës këmbëngul që lënda fetare të futet si lëndë obligative nëpër shkollat publike në Kosovë.
Kjo kërkesë është adresuar edhe të hënën në një konferencë dyditore me temë: “Mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit, përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën”, në të cilën kanë marrë pjesë teologë e studiues të çështjeve sociologjike e teologjike, por që kanë munguar përfaqësuesit e Ministrisë kosovare të Arsimit.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, tha se edukimi dhe arsimimi më së miri bëhet në proces mësimi ku ka një plan-program të konsoliduar dhe ku punohet dhe veprohet në kuadër të përgatitur në këtë fushë. “Edhe shoqëria kosovare ka nevojë për aplikimin e lëndës fetare nëpër shkolla, ngase nuk është i rastit aplikimi i edukimit fetar nëpër shkolla gati në të gjitha vendet evropiane dhe ato fqinjë”, ka thënë Tërrnava.
Sipas tij, aplikimi i mësimit për fenë në kuadër të sistemit publik të arsimit fillor dhe të mesëm është një nevojë e kohës dhe një detyrë sublime e institucioneve kosovare. “Nga përmbushja e kësaj detyre, ne arrijmë pozitën e natyrshmërisë së vërtetë dhe bëhemi edhe më të dobishëm për shoqërinë”, ka thënë ai.
Sipas tij, përmes aplikimit të mësimit fetar në kuadër të sistemit publik të arsimit u mundësohet të gjithë nxënësve që të njihen me mësimet themelore për fenë e tyre. “Me aplikimin e mësimit për fenë e sistemit publik arrihet që të shmanget mësimi informal për fenë dhe arrihet që rinia jonë të ruhet nga ndikimet e ndryshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe traditën”, ka thënë myftiu Tërrnava.
Ndërkaq, Stiven Batelden nga Universiteti i Arizonës ka prezantuar modelin e mësimit të fesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ai tha se në SHBA nuk aplikohet mësimi mbi fenë në shkollat publike, por financohen projekte të ndryshme që mundësojnë mësimin dhe edukimin fetar. Ndërsa në Bosnje mësimi fetar është i ndërtuar me ligj.
Nga ana tjetër, Fehmi Cakolli nga Kisha Protestante e Kosovës tha se lënda fetare në Kosovë ende është në fazën e elaborimit edhe nga vetë Bashkësia Islame e Kosovës. “Ne mendojmë që feja në shkolla nuk do të duhej të futej. Sepse mendojmë që ky është një përcaktim i rendit shoqëror demokratik, por edhe vetë rrethanave historike të popullit tonë”, ka thënë Cakolli duke sugjeruar që të gjendën forma gjithëpërfshirëse qofshin nga vetë BIK në bashkëpunim me MASHT-in dhe në bashkëpunim me bashkësitë tjera fetare.
“Edhe BIK dhe ne jemi të bindur se duke qenë Islami për qindra vjet në Kosovë nuk mendoj që është rrezikuar aq shumë sa që të kërkohet nga sistemi sekular shtetëror që të mbrohet kjo”, ka thënë Cakolli.
Kurse Fetih Mediu nga Partia e Drejtësisë tha se kjo tryezë nuk do të sjellë diçka të jashtëzakonshme, por sipas tij, kjo do të jetë një ndihmesë për t’i aktivizuar institucionet e Kosovës që të kenë më tepër kujdes për edukimin e fesë në shkollat publike. “PD-ja qysh më herët e ka propozuar që kjo lëndë të rikthehet në sistemin e shkollave publike dhe shpresojmë që tash do të kemi më tepër mundësi, jo të bindim por që t’i ndihmojmë strukturat qeveritare që këtë lëndë dhe këtë edukim ta shohin me sy pak më ndryshe si e sheh rajoni, Evropa dhe pak më gjerë”, ka thënë ai./zëri/
Comments are closed.
Vendi per te mesuar fene ka qene dhe eshte gjithmone xhamia.
Un nuk jam as pro dhe as kundra deshires se Naim Ternaves, por ai qe eshte i devotshem dhe qe don te mesoje fene e vete, nuk gjen vend me te mire se xhamine.
Sipas nje thenie te Profetit Muhamed thuhet:
Do te vije nje kohe qe cifutet do te devijojne dhe do te ndahen ne 71 sekte, kurse te krishteret ne 72 sekte, kurse muslimanet ne 73 sekte. Te tera sektet do te jene banore te zjarrit me perjashtim njerit grup. Ky grup do te jene ata qe do te kapen fort pas Kuranit dhe tradites sime.
Nese e konsiderojm te vertet kete thenie (un e pranoj se jam musliman vete) i bjen qe ne te ardhmen atehere nese ngrihen te tera sektet dhe kerkojn qe ne shkolla te mesohet edhe ideja e tyre ateher jan 216 sekte ne total.
Nuk ka shkolle qe te kete mundesi dhe deshire per te ja bere qefin 216 sekteve te ndryshme.
Me nje fjal un nuk jam ne dakort per kete qe thote personi ne fjale.
Do te behej nje rremuj e madhe ne shkolle, dhe dijet socialo-shkencore do te harrohen krejt ?
Me mir secili fene e vet le ta mesoj ne faltoren e vet dhe ne shtepine e vet.
—
Naimi mund te sugjeronte dicka tjeter me te drejte dhe me te nevojshme:
Te sugjeronte qe secili mund te vishet dhe mund te mbaje simbolet e fese apo idese se vete pa u shqetesuar nga askush ne shkolle,
pra te krishteret le te vene kryqat ne qafe si te kene qef vete dhe motrat tona muslimane le te mbulohen si te kene qef vete dhe ateistet le te dalin nje brek zbuluar si te kene qef vete….
Por te pakten motrat dhe vellzerit tan te mos cenohen me perjashtime vetem se vishen e mbulohen apo vetem se kan lesh ne fytyre sepse jan burra dhe jo femra….
Nderime.
mortacci tua hera e pare qe jam 90% dakort me ty hahahahhahahhahaahah
anche a te minchia ?
I dashur mendimi-im, jam plotesisht dakord me ato qe shkruan. Edhe une jam per ndarjen e fese nga shteti.
Desha te shtoj ketu se nuk e vertete thenja e Myftiut te Kosoves, sipas se ciles :
““Edhe shoqëria kosovare ka nevojë për aplikimin e lëndës fetare nëpër shkolla, ngase nuk është i rastit aplikimi i edukimit fetar nëpër shkolla gati në të gjitha vendet evropiane dhe ato fqinjë”, ka thënë Tërrnava.”
Une vete kam jetuar dhe po jetoj ne Zvicer, Itali dhe Gjermani dhe ju siguroj se ne shkollat e tyre nuk behet mesim fetar.
Ne se do mesim fetar ,jam shume dakord me mendimi-im, atehere beje ate ne xhami ose shtepi.
Mendoj se ndarja e fese nga shteti eshte nje nga arritjet me te medha te njerzimit.
I nderuar plak,
Te falenderoj qe edhe pse me vite te medhaja moshe dhe eksperience nga jeta juaj pranoni opinionet e mia.
Po e nis biseden me ty me Suren Kafirun (109)
1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
4. Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
—
Un nuk thashe ne asnje vend qe shteti duhet te jete laik. Laik dmth ateist. Nese ateistet pra te pafete na sundojn mos prit miresi as ne shkolla as ne xhamia sepse ata shkaterrojn cdo gje, ashtu sic beri Enveri…
Perjashtoj ketu disa te mira ne shkollat e enverit se jo cdo gje ka qene e keqe, ka pasur edhe te mira, por teoria e majmunit i beri njerzit majmune ?
Nejse kjo eshte teme tjeter flasim nje dite tjeter.
—
Un thashe te ndahen mesimet shkencore me ato fetare, por meqense nuk i kemi ato mundesi tani per tani, atehere mesimet fetare secili ti bej ne faltoren e vet.
Shqiperia eshte nje vend qe ne origjine eshte me shumice muslimane, por ne praktike ka shum pak musliman praktikant,
69% jan muslimane me origjine por nga keta 69% nje Zot e din se sa falen apo sa jan pro fese islame, personalisht besoj se nuk jan me shum se 20% e 69% qe falet.
Te tjeret qe mbesin emerin e kan musliman por jan ateiste ose anti-musliman.
Po ashtu nese marrim 20 % te krishteret, pak prej tyre jan qe falen, dhe Zoti e din se sa falen ku un besoj se nuk ka me shum se 5% e tyre qe falen…
Prej tyre shumica jan ateiste.
—-
Duke pasur parasysh kete gjendje shqiperia nuk ploteson ende kushtet qe mesimi fetar musliman te jete neper shkolla me pretendimet se gjoja muslimanet jan me shumice jo se un nuk dua, ne fakt kam deshire por nuk do te kete rezultat por vetem se nje lufte, e kjo lufte nuk do te jete vetem midis muslimaneve dhe te krishtereve por do te jete me shum midis muslimaneve te vertet qe falen dhe praktikojn islamin dhe atyre qe jan musliman me emer por ne te vertete jan kunder islamit dhe praktikimit te tij, me nej fjal nuk fare musliman por vetem se ateiste(jobesimtare)…
Ne kosove gjendja eshte me ndryshe se ne shqiperi pasi ne kosove ka me shum musliman praktikant se ne shqiperi dhe nuk mund te them asnje gje momentalisht…
—
Nje gje eshte e sigurte:
Ne nje te ardhme jo te larget islami do te jete aq i perhapur ne shqiperi saqe ateher do te jete momenti i duhur qe edhe shkencat fetare te jene pjese e shkolles.
Perderisa ajo dite nuk ardhur nuk kemi pse te nxitohemi dhe te krijojm probleme sepse probleme kemi mjaft.
Cdo gje behet ne kohe te duhur.
Nderime plak.
Sic mund te vesh re nga ajetet e mesiperme dua te te tregoj qe un nuk pres te jeni ju dhe askush 100% dakort me mua, ashtu sic ju nuk do te jem as un 100% dakort me ju ?
Un nuk thashe qe te ndahet feja nga shteti, por thashe qe te ndahen mesimet fetare me ato shkencore.
Pra mesimet qe i perkasin fese te behen ne xhami, kur ato shkencore ne shkolle.
Por nuk jam dakort qe qenka arritje e madhe e civilizimit qe shteti te behet “laik”
laik dmth ateist.
Nese ateistet drejtojn mos prit miresi atehere as ne shkolla dhe as ne xhami.
paragrafi i fundit eshte teprice dhe perseritje fjalie gabimisht por ska gje :))
Kosova po kthehet Afganistane me keto propozimet e Baksise Islame.
turp jeni shqipetare ju apo jo? Shqipetari nuk eshte islam or truthare, jemi ne Europe qe mos qofshim!
Eshte nje fatkeqesi e madhese si po devijon situata ne KOSOVE.Nuk e kuptoj te jesh ne Europe dhe te kesh te njejten besim fetar me kafshet e arabise.Vazhdon shpelarja e trurit te disa njerezve me mungesa te medha ne edukim dhe formim.Ne i perkasim Evropes, dh jo Arabise, ne pozicion gjeografik ate kulturor dhe social, perqafoni perendimin per nje jete me te mire per ju dhe familjen tuaj, larg nga TALIBANIZMI, larg nga njerzit qe hane me duar akoma.
Cfare Islami do mesoje ne shkolle ky? Nuk thote te kthehemi ne fene e te Skenderbeut dhe te pareve tane por do Islmain dhe ne shkolle.