Televizioni publik serb kërkon falje për lajmet në kohën e Millosheviçit: Kemi fyer opozitën

24 Maj 2011, 13:19Rajoni TEMA

Transmetuesi publik serb, RTS, ka kërkuar falje për fyerjet e fjalimet e mbushur me urrejtje, që ka transmetuar gjatë kohës kur Sllobodan Millosheviç ishte në pushtet. Bordi i RTS ka lëshuar një deklaratë ku thotë se në vitet ’90, programet e këtij televizioni abuzoheshin në mënyrë që të diskreditohej opozita politike në Serbi, liderët e saj, si pjesë e një propagande e një regjimi jo- demokratik.

“Si rezultat i këtyre programeve, në një numër rastesh kemi fyer integritetin e dinjitetin moral të qytetarëve serbë, intelektualëve të orientuar nga humanizmi, anëtarëve të opozitës politike, gazetarët kritikë, disa minoritete në Serbi, si dhe disa vende fqinje,” thuhet në deklaratë.

RTS shihej si një vegël e Millosheviçit gjatë kohës që ishte në pushtet dhe në ditët kur ai u rrëzua, demonstruesit i vunë flakën për shkak se e shihnin si simbol të autokracisë millosheviçiane.

Një nga anëtarët e bordit, Zarko Trebjesanin thotë se RTS ka ndryshuar shumë. Ai thotë se deklarata mund të ishte lëshuar më herët, por kurrë nuk është vonë.

 

2 komente në “Televizioni publik serb kërkon falje për lajmet në kohën e Millosheviçit: Kemi fyer opozitën”

  1. dritani says:

    Po keta serbet tane, qe drejtojne televizionin serbo-grek TVSH me shef agjentin e UDB Sali Kermën,, kur do dalin te kekrojne falje, apo kur te terhiqen zvarre nga populli

  2. Neorealizmi says:

    Se c`shoh nje barazim midis televizionit serb te Miloshevicit me TVSH-ne e tanishem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje