Ka filluar sot paradite punimet samiti i liderëve të Evropës Qendrore, që po mbahet në Varshavë.
Në samit po merr pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga. Në nismë të samitit ajo është pritur nga presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, ndërsa në sesionin e pasdites presidentja Jahjaga do t’ju drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim.
Në takim, në të cilin marrin pjesë presidentë të 22 vende, do të bisedohet për problemet dhe sfidat aktuale ekonomike dhe politike në vendet nga rajoni qendror evropian, por edhe për çështjet globale politike të kontinentit evropian dhe më gjerë. Temë qendrore këtë vit janë “Përvojat lokale dhe standardet universale”, ndërsa do të diskutohet edhe për përvoja të ndryshme të vendeve në proceset e transformimit sistemor, zhvillimin demokratik, krijimin e tregut të hapur, si dhe për perspektivat e ardhshme dhe sfidat.
Në suaza të seancës për sonte është e paraparë darkë e përbashkët e të gjithë presidentëve evropian me presidentin amerikan Barack Obamën, ndërsa do të bisedohet për përvojat e vendeve nga Evropa Qendrore në përparimin e demokracisë, prosperitetin dhe stabilitetin e Evropës, si dhe për revolucionet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, implikacionet mbi Evropën dhe mbështetjen për tranzicionin e tyre demokratik.
Në margjinat e takimit janë planifikuar edhe më shumë takime bilaterale. Në këtë kuadër edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është paralajmëruar se do të ketë një varg takimesh, ndër to edhe me presidentin amerikan, Barack Obama./kohaditore/
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga i sygjeron Obames te ndihmoje Shqiperine dhe KOsoven me dy ambasadore te rinj, per shkak te gazetave lokale…