Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u takua dje për herë të parë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në Varshavë, ku të dy gjenden për një samit evropian. Jahjaga akoma nuk ka vizituar Shqipërinë pasi është krijuar një ngërç aspak i këndshëm me faktin se para se ajo të zgjidhej ishte Behxhet Pacolli që bëri vizitën e parë si president i Kosovës në Tiranë, në një kohë që zgjedhja e tij ishte në gjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithsesi takimi ka qenë i përzemërt mes dy homologëve shqiptarë. “Pasi shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim të parë me përfaqësuesen më të lartë të shtetit më të ri ballkanik, ku edhe e uroi sërisht, këtë radhë personalisht Presidenten Jahjaga për zgjedhjen me dy të tretat nga Kuvendi i Kosovës në detyrën e lartë, Kreu i Shtetit shqiptar, Bamir Topi vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimin e ngushtë e në rritje, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Topi shprehu bindjen e plotë se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve tona do të zhvillohen e intensifikohen më tej në të gjitha drejtimet, në të mirë të kombit tonë dhe paqes e stabilitetit afatgjatë në rajon. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës do të vvazhdojnë të forcohen e konsolidohen më tej, në interes të të dy vendeve tona fqinje e mike. Në fund të takimit Topi e ftoi Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga që të vizitojë Shqipërinë.
Ca galalte ka ketu.Te dy presidentet vejne ne dukje mardheniet shume te mira madje te shkelqyera qe egzistojne ndermjet dy shteteve.Sic duket habiten se si ka mundesi qe shqiptaret shkojne kaq shkelqyeshem??
Topi falenderon Jahjagen per 18.000 kosovaret qe vizituan Shqiperine me Rastin e Zgjedhjeve ne 8 MAJ 2011! I thote se Ristani nuk do ta kishte te lehte numerimin pa pranine e Kosovareve antishqipetare. (Me mirenjohje, qe nga Meta deri tek Mediu!)
Po c’fare s’lexon tek ne shqiptaret! Po s’i mund te thuhet dy vende mike per Shqiperine e Kosoven?
Ato jane te dyja pjese te nje trungu: Shqiperise reale.
Hajde shqipo hajde!
Si lum per ne, ne te dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptar, per keta qe kemi ne krye (dhe qe kane ne dore vetem çelsat e kashtes). Per ti bere qejfin Europes (para se ciles jemi gati te heqime edhe br….) harrojne ose bejne sikur harrojne se jemi 2 SHTETE por NJE VEND i vetem, i ndare mizorisht me dysh pikerisht nga Europa, kjo k…. plake. Po te mos ishte Uncle SAM (Daje SAMI) pertej Atlantikut dhe po te ishte puna per Europen, Kosova do te ishte edhe sot e kesaj dite nen Serbine.
Per ”sociologun” kujdes si shprehesh, nuk jan kosovaret antishqiptar…
Futini edhe 1”French Kiss”,qe te forcohet me shume miqesia midis 2 popyjve tane ”paqesor” dhe ”liridashes”………..Lol
“Në fund të takimit Topi e ftoi Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga që të vizitojë Shqipërinë.” – Atifetja është shqiptare dhe jeton në Shqipëri. Ndoshta nuk e ka vizituar Tiranën ajo ende.