Përfaqësuesit e paqeruajtësve ndërkombëtarë të KFOR-it, të shtyrë nga aktivistët evropianë për mbrojtjen e kafshëve, kanë filluar një hetim për vrasësit e qeneve endacakë në Prishtinë. Vrasja e qenve pa përkujdesje në kryeqytetin e Kosovës, kohën e fundit ka marrë përmasa ndërkombëtare, ndërsa ish-aktorja franceze, Brigitte Bardot, veprimin e “gjuetarëve kosovarë” e ka quajtur “masakër”.
Pavarësisht këtij debati që po zhvillohet në Evropë, Komuna e Prishtinës është e vendosur që t’i vrasë të gjithë qentë endacakë, të cilët janë bërë pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, respektivisht nxënësve në disa lagje të kryeqytetit.
Pas shqetësimeve të shfaqura së fundi nga fondacioni për mbrojtjen e kafshëve, që udhëhiqet nga aktorja franceze Brigitte Bardot, KFOR-i ka nisur një hetim për këtë çështje.
Gazeta “Zëri” ka gjetur një letër të komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler, i cili i drejtohet aktores Bardot, më 26 maj të këtij viti, në të cilën thuhet se paqeruajtësit e KFOR-it janë duke hetuar këtë rast. Letra është shkruar dy javë pasi që aktorja Bardot i kishte bërë thirrje komandantit të KFOR-it, Buhler, që të “ndalë masakrën” e qenve në Prishtinë.
“Unë ju lutem që të hetoni sulmet e bëra ndaj qenve në Prishtinë brenda tri javëve të kaluara dhe ju bëj thirrje që të ndaloni atë masakër”, i ishte drejtuar Bardot, komandantit të KFOR-it, duke kërkuar që të ndalohej përdorimi i armëve kundër qenve.
E në letrën kthyese komandanti i KFOR-it duke e falënderuar aktivisten franceze për letrën e shkruar dhe shqetësimin e shfaqur përkitazi me këtë çështje, e ka njoftuar atë se ka urdhëruar hetim për vrasjen e qenve endacakë në Prishtinë.
“Me respektin më të madh ndaj përkushtimit tuaj për qëndrimin që e keni kundër mizorisë ndaj kafshëve, unë kam urdhëruar një hetim rreth kësaj çështjeje”, thuhet në fillim të letrës, me të cilën Buhler i është drejtuar z.Bardot.
Ai i ka rikujtuar aktores franceze se qentë endacakë janë problem i madh dhe atë që nga vitet e para të pasluftës. Sipas Buhler, në vitin 2003 në Kosovë është vlerësuar të jenë më shumë se 50 mijë qenë pa përkujdesje. Tashmë, sipas tij, ky numër vetëm sa është shtuar.
Buhler ka cituar veterinerët të cilët kanë vlerësuar se prania e një numri të tillë të qenve, paraqesin rrezik për shoqërinë. Ai i ka rikujtuar aktores franceze se ka pasur incidente nga qentë endacakë. Në vitin 2003 përkatësisht 2009 Buhler ka rikujtuar se dy fëmijë kanë përfunduar tragjikisht nga prania e grupeve të qenve endacakë.
Përgjegjës për çështjen e qenve, sipas Buhler, janë institucionet e Kosovës dhe KFOR-i, të cilët, siç thotë ai, nuk kanë të drejtë ligjore që të përzihen në çështjet që u takon komunave.
“Duke i mbledhur të gjitha argumentet dhe duke i konsideruar ato, ju e kuptoni se nuk ka ndonjë mundësi për mua si komandant i KFOR-it që të ndërhyj formalisht kundër, apo t’i ndaloj aktivitetet e Komunës së Prishtinës, nëse ajo merr masa kundër qenve endacakë siç e keni përshkuar ju”, thuhet më tej në letër.
Buhler sqaron më tutje se komunat në Kosovë kanë burime të pakta financiare për këtë çështje, andaj sugjeron se një fondacion ndërkombëtar mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje.
Ai e ka njoftuar ish-aktoren Bardot, që këtë çështje e ka diskutuar edhe në takimin e fundit që ka pasur me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, andaj i ka rekomanduar z.Bardot që të kontaktojë me të parin e Prishtinës.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, ka bërë me dije se aksioni për vrasjen e qenve endacakë ka nisur më 16 prill dhe se do të vazhdojë deri në dhjetor. Deri më tani sipas tij, janë vrarë rreth 350 qen dhe se tashmë aksioni është duke vazhduar në disa fshatra.
“Komuna e Prishtinës është e vetëdijshme që kjo formë e trajtimit nuk është humane, mirëpo në mungesë të alternativave tjera ka qenë e detyruar të marrë një hap të tillë duke u mbështetur në shumë ankesa dhe kërkesa të qytetarëve”, ka njoftuar Gashi.
Shqetësim i mëhershëm
Aktorja franceze Brigitte Bordo, përmes fondacionit që mban emrin e saj, edhe në 2007-tën kishte apeluar për ndaljen e vrasjes së qenve në Prishtinë. Asokohe, ajo i ishte drejtuar kryetarit të atëhershëm të Prishtinës, Ismet Beqirit.
“Është e vërtetë që më ka shkruar një letër, ku pati kërkuar trajtim më ndryshe të qenve, por unë atëherë i pata sqaruar se e vetmja zgjidhje është që t’i eliminojmë ata ngase njerëzit janë të rrezikuar. Thjesht mes jetës së njerëzve dhe të kafshve kemi zgjedhur ta ruajmë jetën e njerëzve”, ka thënë Beqiri.
Zonja Brigitte Bordo , kur jeni kaq e shqetesuar atehere meri keta qene dhe riatdhesoi ne sgtetin tend, kjo nuk do ishte zgjedhja me perfekte, njerzit vuajne per buke dhe ju shqetesoheni per qente , sa kapitalist te shemtuar qe jeni.
Brixhitë Bardo nuk ka bërë ende thirje për gjetjen e kriminelve sërbë që kanë vrarëndaj mijra njerëz në ish Jugosllavi dhe përkatësisht në Kosovë. Mundet që nuk e di këtë fakt se ja kanë marë mendjen qentë. Sot në botë vriten me mijra njerëz nga kriminelë shtetërorë por se kemi dëgjuar të shqetësohet për to. Sigurisht i dhimsen më shumë qentë se njerëzit. Z. Bardo,unë gjithmon kam mbajtur qen dhe i dua shumë ata por përpara dua njerëzit.
Duhet ta kuptoni zonjen Bardo. Thoni qe ajo nuk merakoset per njerezit por per qent. Hmm po j’ua spjegoj une. Ajo ka mbajtur gjithmone ne shtepi qen te medhenj e te fuqishem. Thone qe ky ishte shkaku qe e la i shoqi. Ajo ka gjetur tek qente ate qe ju nuk e gjeni dot. Qeni ben ate qe i meson i zoti. Dhe c’eshte me e rendesishmja nuk te nxjerr fjale, Ja di kimetin qenve prandaj i dhimbsen aq shume. Para se te gjykoni njerezit mundohuni ti kuptoni. Une e kuptoj Brigit Bardo.
Edhe une keshtu mendoj Grigor e paske thene para meje. Kjo degjenerata Bardot eshte nje plake budallaqe qe shtyn ditet e pleqerise me broçkulla, keta njerez jetojne jashte realitetit. Te kisha qene si komandanti i KFOR do ti kisha kthyer pergjigje duke i thene se njerezit kane me vlere se qente debile.
Nuk ka rendesi te analizoni jeten e Brigittes, ajo ngre nje problem humanitar. Qentë endacakë janë problem ne shume vende te varfer por nuk i masakrojne si te ne. Injoranca me e madhe eshte nga veterineret qe nuk lexojne studimet bashkekohore te cilet demostrojne se vrasja vetem i shton me shume qente sepse vijne te tjere per te zene territorin. Kjo e kombinuar me mungesen e humanizmit dhe nivelin e ulet te popullsise Shqiptare dhe politiken e papergjegjshme, sjell masakra te tilla qe asgje nuk zgjidhin. Turp jane kthyer njerezit ne bisha te egra!!!
rani: ka nje arsye qe nuk je ti komandant se ate e kane vene per meritat qe ofron jo per t’u cjerre e ofenduar si ty, ai eshte pergjigjur me edukate se eshte njeri i civilizuar jo shpellar si kryeministri jone
o zoti denis ku jeton ti? Sa keq qe shqiptaret e ceket si puna jote ju japin vlere plehrave si puna e asaj plakes Bardot, pse çfare te duket ajo ty, po ai komandanti qe i ka kthyer pergjigje e di ti pse i ka khtyer, natyrisht qe se di, ta them une; se ajo e ka emrin ashtu si e ka se po ti kishe çuar leter ti ketij komandantit tend te kulturuar ai se kishte fshire fare per te kthyer pergjigje e di ti kete. Pse mor vella i ngreni ne qiell te huajt o njerez, po jane njerez te piste edhe ata po nuk mund te bejne neper vende te veta siç bejne pushtetaret tane ne Shqiperi se kane frike nga ligjet jo se jane kushedi ça personalitetesh. Ndoshta ti je referuar kryeministrit tone dhe ke te drejte po pikerisht une te them se po te kishte shtet tek ne edhe ai kafshe nuk do te bente sikur te ishte ne çifligun e tij kupton denis.
turp tju vije ju kosovare te qelbur se dhe nga shpirti jeni kriminela dukeni qe ne fytyre kur ju nuk ja dini shqiptareve qe ju hapen deren cmendoni me per me larte po zoti do ju vrase per ketemakaber qe beni ndaj ketyre qenve te pafajshem se kur ishte lufta ju parate i futet nen dhe dhe thoni qe nuk keni fonde turp turp ju vrastaret kush jeni ju qe gjykoni brizhid bordo qe as emrin muk dini tja thoni njerzit jane te vetedijshem kur bejne nje krim kurse kafsha e gjore nuk bene krime se kur ju jep dashurine ata te falenderojne duke levizur bishtin kjo eshte dhe ajo qe unedua te them tek ju katilet e eksfortit po jeni mesuar ju me luften prandaj i beni keto gjera makabre dhe te shemtuara zoti do ju ndeshkoj te gjith juve qe vrisni qente