Privatizimi i “Rrugës së Kombit” do të ndodhë para dimrit të 2012-s, ndërkohë që ekspertët e IFC-së të përzgjedhur nga Qeveria shqiptare për përcaktimin e shoqërisë private nuk kanë përcaktuar ende nivelin e taksës që do vihet në rrugën Milot-Kukës-Morin. Qeveria e Shqipërisë ka firmosur në janar të këtij viti një marrëveshje me IFC-në, anëtar i Grupit të Bankës Botërore, për të ndihmuar Qeverinë shqiptare duke organizuar një proces tenderimi transparent dhe konkurrues për përzgjedhjen e kompanisë private që do të marrë me koncesion autostradën për përmirësimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e saj, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
IFC-ja po bën një studim të përgjithshëm, për të parë mundësitë sesi mund të përmirësohet, funksionojë dhe mirëmbahet autostrada dhe sesi mund të futet taksa e rrugës si një nga zgjidhjet e mundshme.
“Akoma nuk kemi arritur në një konkluzion përfundimtar dhe niveli i taksës nuk është përcaktuar ende. Kjo do të përcaktohet pas disa muajsh, në vijim të analizës së projektit të propozuar, intervistat në rrugë me shoferë të rastësishëm, analiza të mundësisë së pagesës dhe dëshirës për të paguar, si edhe krahasime të këtyre analizave dhe rezultateve me praktikat më të mira ndërkombëtare”, deklarojnë ekspertët e IFC-së të kontraktuar nga Qeveria shqiptare.
IFC-ja po studion disa opsione, dhe pasi të ketë bërë analizën e tyre do t’i parashtrojë rekomandimet e saj Qeverisë shqiptare, e cila do të marrë vendimin përfundimtar.
“Një nga opsionet është që funksionimi dhe mirëmbajtja e rrugës të mbulohet me paratë e mbledhura nga taksa e rrugës. Të ardhurat nga taksa të cilat do të nevojiten për të mbuluar shpenzimet e funksionimit dhe të mirëmbajtjes së rrugës, do të bëhen të qarta vetëm pas përfundimit të analizës”, theksojnë ekspertët. Ndërkohë ata kanë përcaktuar si afat kohor për përfundimin e studimit pragdimrin e 2012-s, kohë në të cilën do të fillojë edhe pagesa në autostradë./kohaditore/
Fillimisht mund te jete cmim i ulet, sa per te futur kembet e pastaj njesoj si CEZ ka per te filluar rritjen e cmimit, me justifikimin se cmimi aktual nuk e perballon koston. E keshtu shoferet qe e bejne perdite ate rruge duhet qe nje rroge ta heqin menjane per te paguar Taksen e Kombit.
Nje vjedhje tjeter ne “emer te Kombit”.
na e paska pas me te futur baba saliu
do zoti jua fut akoma me keq baba saliu juve qe te mos na cani me veshet . mua spo me kercet shum per ju or jo , sepse ju jeni ata qe thoni rrotft saliu nderkoh qe ai sali ka veshur gjysmat e grave shqiptare me te zeza. domethen kur ju djeg juve ateher beheni realista kurse kur saliu torturon shqiperine ska problem. SHQIPTARET DUHET TE ZGJOHEN DHE TA NDALOJNE KETE MASAKER TE RADHES QE PO BEN sali bisha
ferizaji ke te drejte po na e fut neve ka 20 tashme ju tani sa filluat
dhe ju te tjeret mos ja futni kot se jemi vellezer (perjashto) nje shporte me vehabiste te dyndyr aty.
Asnje mos pipetije nga shqiptaret e titos, deshet rruge ja tek e keni, nuk do kolliteni pak per partiotizmin blu edhe udheheqesin tuaj?
ato qe deshen rrugen ato votuan salen. 1 cop rrug ne 20 vjet dhe ate me pages, votojeni prap se prap do ja u fusi
Me ne fund edhe Berisha beri nje gjest prej burri shteti ,ju vuri takse per te ardhur ne Shqiperi ketyre fqinjeve kokepalare ,tani dhe nje lutje kisha per te ,sikur tu veje dhe vizat ne ambasade do ishte e papare. Po e beri kete mbreti i Shqiperise une i premtoj qe tani 50 vota nga une plus dhe nja 100 vota qe do i hedh ne kutine e gabuar per ti lexuar Ristani .Ky eshte hapi i pare i Saliut ne ndihme te vellezerve kosovare ,shpresojme te tilla si keta hapa te nderrmerren …………..