FMN ndërpret marrëveshjen me Kosovën

1 Qershor 2011, 17:58Rajoni TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se ka ndërprerë marrëveshjen 18 mujore të quajtur Stand Bye (SBY), e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në korrik të vitit 2010.

Në një deklaratë të publikuar në web-faqen e FMN-së, thuhet se “programi kishte për qëllim të rivë qëndrueshmërinë fiskale dhe të ruajë stabilitetin financiar duke ushtruar kufizime në shpenzime dhe duke rritur depozitat e Qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës”.

“Elemente të buxhetit të vitit 2011, në veçanti rritja e madhe e pagave, kanë devijuar nga programi. Si rezultat, nuk do të përfundojë rishikimi i programit”.

“Gjatë këtij misioni, personeli dhe autoritetet kanë arritur një marrëveshje në nivel të personelit mbi Programin e Monitorimit të Personelit, sipas të cilit do të krijohet një mekanizëm përcjellës, që mund të çojë në një marrëveshje të mbështetur nga FMN-ja më 2012”.

Këtë marrëveshje e ka përmendur të mërkurën edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri Hashim Thaçi pranoi se bisedimet që janë zhvilluar me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, nuk kanë qenë të lehta.

Thaçi tha se është arritur pajtueshmëri për monitorimin e politikave ekonomike për vitin 2011 nga ana e FMN-së, kurse zbatimi i këtij monitorimi, siç tha ai, do të mundësojë vazhdimësinë e mbështetjes së Fondit.

“Marrëdhëniet e Kosovës me FMN-në jo vetëm që nuk janë shkëputur, por përkundrazi janë vendosur në bazë të një partneriteti të fuqishëm. E shpreh edhe një herë përkushtimin e Qeverisë së për të marrë më shumë përgjegjësi në ruajtjen e qëndrueshmërisë makrofiskale të stabilitetit financiar duke mos harruar asnjëherë mirëqenien e qytetarëve”, tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, në mbledhjen e Qeverisë, ripërsëriti qëndrimin e tij se pagat e rritura në sektorin publik nuk do të preken dhe do të shpaguhen me rritje. /Zëri/

1 komente në “FMN ndërpret marrëveshjen me Kosovën”

  1. Frederik says:

    Filloi dhe Thaçi ne rrugen e Berishes. Le te pergatiten shqiptarete Kosoves dhe Shqiperise per nje uri buke dhe madje dhe lufte civile nese nuk nderrojne mendje dhe te heqin keta beniamine te njeri-tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje