Konflikti mes Shqipërisë dhe Kosovës është zhvendosur te barnat \”Made in Albania\”. Pavarësisht se qeveritë e dy shteteve i konsiderojnë raportet ekonomike pozitive dhe pa pengesa reciproke për tregti të lirë, në realitet ndodh e kundërta, shkruan gazeta \”Shqip\”, duke konstatuar se në nivelin administrativ, të dyja vendet po hasin probleme. Dikur ishin bizneset e Kosovës që ankoheshin (dhe vijon ende) për taksat që dogana e Shqipërisë aplikon për mallrat e tyre. Kryefjalë e kësaj beteje ishte patatja, me të cilën Kosova kishte kryer tregti pa pengesa, derisa pala shqiptare vendosi taksa dhe referenca doganore për të mbrojtur produktin vendas. Kjo ndodhi edhe për lëndët e tjera. Po sot, janë bizneset shqiptare që ankohen, duke dhënë të njëjtat argumente, si kosovarët me pataten, ndoshta me më tepër motive. Të dyja qeveritë kanë lidhur marrëveshje të ndryshme tregtie, sa u takon tarifave doganore preferenciale. Në rastin e produkteve farmaceutike, prodhimet e Kosovës (pavarësisht se nuk eksporton ende në Shqipëri) trajtohen me taksë doganore 0, gjë e cila nuk ndodh me produktet shqiptare në Kosovë. Në të dyja vendet nuk ekzistojnë praktika të njehsuara në fushën e licencimit dhe shitjes së barnave, shqetësim i ngritur pak kohë më parë nga vetë ish presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli. Kjo ndodh për faktin se Kosova nuk e \”njeh\” Shqipërinë si vend i Ballkanit, apo i BE së, por si vend i Botës së Tretë, ku futen India apo Bangladeshi. Duke qenë në këtë listë vendesh, autoritetet kosovare ofrojnë procedura tepër burokratike, deri në 6 muaj, për licencimin e një barne të vetme, importuar nga Shqipëria. Ndryshe ndodh me produktet kosovare, të cilat mund të futen në tregun shqiptar pa qenë nevoja të trajtohen si vende indiane. Në këto kushte, të dyja vendet po vuajnë nga kostot e larta të produkteve që blejnë në vendet e tjera të BE së, duke injoruar bashkëpunimin, me efekte negative në buxhetet respektive të barnave, sa i takon rimbursimit. Problemi pranohet nga vetë Ministria jonë e Ekonomisë, e cila mbulon sektorin e tregtisë së lirë dhe politikën e tarifave doganore. Nga ana tjetër, pala shqiptare nuk jep sqarime pse barnat shqiptare paguajnë taksa kur futen në Kosovë dhe anasjelltas ndodh ndryshe, sikurse është e pakuptimtë trajtimi si vende të Botës së Tretë.
BRAVOOOOOOOOOO KOSOV TELUMT EDHE TURIZMIN DUHET MOSTI SHKOJ ASNI KOSOVAR NE SHQIPRI
Po mire e ben qeveria kosovare.
Keta idiotet shpellare te Sali hajnit, ne vend qe te inkurajojne shkembimet e produkteve ne tregun tone te brendshem kombetar, i vene pengesa kosovareve, dhe i hapin deren….. Serbise.
Po mire bejne, sepse kosovaret i kane syte e mbyllur, mjaft te jete Sali Bisha ne fron, per te tjerat, s ka rendesi.
Quajeni perseri qenin “Babai i kombit”, se pastaj do ju sjelle Fazllicin t´ju qeverise.
Cdo komb meriton ate qeveri qe ka.
Ayo ilace qe jane ne Shqiperi dhe Kosove te bejne me smure se sa je
Perderisa ka kufi ne mes ,kjo eshte normale.Poshte kufiri shqiptaro-shqiptar
Shikojeni se çfar monstre është SORRA. Ky lloj tipi eshte nje produkt made in titizmi,i perzier me pasusin e Titos ,Rugoven.Këso plehra ka plot ne Kosove.
po shqiperia e krahasuar me kosoven esht vend i botes setret se ksovaret jan shum me perpara nesh….sidomos ne agrokultur…tek ne ska me fshatar por vetem budalla..vetem nji grusht nejrezish merren me pune fshati te tjeret jan ber islamik.polica.refugjat,dembel stambolli me pak fjal..
alban mas ofendo veten ne publik kur nuk ke cfare thua mos thoje asgje po me kujton proverbin -nga inati sime vjehre shkoj e fle me mullixhin
VDEKJE PS DHE GAZETES TEMA
Moderatori i Temes, kjo eshte liria moderne e shtypit per te komentuar cdo gje? Fshijini more keta plehra nga faqja juaj dhe mos fshini komentet tona, kur i shajme mbare e prape keta hunj serbe
Ske ca thua tjeter e?Kjo te ka mbetur per te then,ske ca thua tjeter o SQIPONJA ME DY KRENA?Kjo me bind akoma me shume per rrugen e drejte te Edi Rames.
Ketyre nuk ju intereson per zhvillimin ekonomik as te Kosoves as te Shqiperise, keta punojne vetem per interesa te tyre personale, derisa te jete kjo klase politike si ketu ne Prishtine ashtu edhe ne Tirane veshtire se ne Shqiptaret do ecim perpara!