Arrestohen për vendosjen e flamujve shqiptarë aktivistë të Vetëvendosjes

10 Qershor 2011, 11:30Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate njoftoi se sot, më 10 qershor, rreth orës 4 e 20 minuta të mëngjesit, në Prizren, gjatë dekorimit të qytetit për nder të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, janë arrestuar 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! Aktivistët e arrestuar janë: Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdyl Osmanaj, Gëzon Kastrati, Memli Balaj dhe Lumbardh Bukoshi.

“Mëkati” i tyre ishte se simbolet antikombëtare po i zëvendësonin me ato kombëtare, në përvjetorin e ngjarjes më të rëndësishme politike për identitetin dhe politikën shqiptare.

Lëvizja Vetëvendosje  këtë arrestim e cilëson politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare nga institucionet, të cilat moti ia kanë shitur shpirtin djallit, thuhet në njoftim. Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor, e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit. Arrestimi i sotëm për flamur është vazhdim i të njëjtës fushatë dhe të përkujton historinë e dhimbshme të popullit tone gjatë viteve të persekutimit.

Lëvizja Vetëvendosje! kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të gjashtë aktivistëve, përfundon komunikata.

Vetëvendosje nuk e thekson se cilat “simbole antikombëtare” po i zëvendësonin, por mund të supozohet se bëhet fjalë për flamurin e shtetit të Kosovës.

Policia ende nuk është prononcuar për këtë rast./kohaditore/

4 komente në “Arrestohen për vendosjen e flamujve shqiptarë aktivistë të Vetëvendosjes”

  1. endri says:

    Albin Kurti dhe Edi Rama jane RRUGA E VETME PER TE ARDHMEN…

  2. SERENA bAJRAKTARI says:

    Kjo eshte fatkeqesi KOMBETARE.Flamuri i KUQ e ZI eshte simboli i kombit tone.U liruem nga kthetrat e Serbit e perseri Serbi nuk po ju leshon ,ndonese na vrau,na perdhunoi ne grupe,na shnjerzoi si deshi dhe sa here deshi dhe prap ne bythe te serbit.TURP e FAQE e ZEZE.A keni Moral? A keni NDER e DINJITET ? ? ?

  3. eddy says:

    ata e kane nderuar flamurin kane nje flamur si ai i romve te rumanise shpresoje qe kjo histori te mos jete e vertet

  4. Edi/Sarande says:

    Ata cuna duhen dekoruar.Eshte flamuri i shtetit dhe popullit shqiptar nga Saranda ne Mitrovice

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje