Shpërfillet Atifetja

13 Qershor 2011, 12:44Rajoni TEMA

Nga Lumturie Blakaj, ZERI

Institucioni i Presidencës në mënyrë të tërthortë po shpër?llet nga “paria” e shtetit të Kosovës, si në fushën e diplomacisë, në siguri e po ashtu edhe në procesin negociator.

Presidentja Atifete Jahjaga, me të marrë detyrën e re e pati të vështirë transformohet në zanatin e ri të politikanes, ndërsa këtë “vakuum” institucional e shfrytëzuan shumë mirë një pjesë e politikanëve, duke marrë veprime jashtë asaj që bien nën përgjegjësinë e ish-komandantes së policisë.

Fillimisht Jahjaga ishte mbyllur në zyrën e saj dhe institucioni i Presidencës kishte ndryshuar komplet metodologjinë e punës.

Mirëpo, me kalimin e kohës, ajo ?lloi të dalë jashtë vendit dhe të zhvillojë takime të shumta me burrështetas botërorë dhe të paraqitet para medieve. Presidentja Atifete, megjithatë, nuk mori dekorata nga vendorët, as në diplomaci e as në çështjet tjera.

Analistë në Prishtinë theksojnë se në mënyrë të tërthortë ekziston disponimi i qeverisë “Thaçi 2” për anashkalimin të institucionit të Presidencës si në fushën diplomatike, por edhe në lëmin e sigurisë.

Njohësi i zhvillimeve politike, Behxhet Shala, thotë se ka përpjekje për shpër?llje të institucionit të Presidencës. Megjithatë, ai ka rikujtuar se presidentja Atifete Jahjaga, e cila është e re në “zanatin” e politikës, po menaxhon mirë përgjegjësitë që ia përcakton Kushtetuta e Kosovës.

Shala, ndërkaq, ka përmendur se në fushën e diplomacisë së jashtme nuk ka harmonizim të veprimeve nga të gjithë mekanizmat gjegjës, duke e përfshirë edhe institucionin e Presidencës, por ka monopolizim të diplomacisë nga ana e ekzekutivit.

Sipas tij, kjo po ndodh edhe nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, i cili siç tha Behxhet Shala, “nga nostalgjia për të pasur postin e të parit të shtetit, po e injoron presidenten Atifete Jahjaga”.

Analisti Shala rikujton se institucioni i Presidencës ka kompetenca kushtetuese që duhet ushtruar pavarësisht ndonjë “shqelmi” që mund të marrë nga paria e institucioneve qendrore. Duke folur rreth procesit të bisedimeve Prishtinë- Beogradit, ai tha se në këtë drejtim qeveria Thaçi ka shpërfillur të gjitha institucionet relevante, duke përfshirë edhe Presidencën.

“Udhëheqja e këtij procesi, Edita Tahiri, nuk përfill asnjë institucion për të raportuar rreth dialogut që po ndodh, por ajo me një përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare po e luan rolin edhe të kryenegociatorës, edhe të kryeministrit edhe të të gjithë të tjerëve “, ka thënë Shala.

Kurse Ylli Hoxha nga Klubi për Politikë të Jashtme ka thënë se do të ishte shqetësuese nëse Presidenca shpërfillet nga institucionet tjera vendimmarrëse. ”Për fat të keq edhe në fushën e diplomacisë nuk kemi një përfshirje të gjithë aktorëve gjegjës. Kjo vërtetohet edhe me strategjinë për lobim që u aprovua javën që shkoi nga Qeveria, pa pasur një proces konsultativ paraprak “, ka thënë Hoxha.

Prandaj, ai ka thënë se përfshirja e institucionit të Presidencës në procesin diplomatik as që bëhet fjalë, sepse këtë ia lejon Kushtetuta, në të kundërtën Hoxha ka theksuar se do të ishte “incident“ i rëndë diplomatik nëse do të ndodhë shpërfillja e presidentes në këtë drejtim.

Hoxha ka potencuar se procesi i bisedimeve është plotësisht jotransparent si në raport me Presidencën, ashtu edhe me Kuvendin.

Ndërkaq, eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, e ka cilësuar antikushtetuese mospërfshirjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për ta pajisur Forcën e Sigurisë së Kosovës me kapacitete policore nëpërmjet një draft-memorandumi të hartuar nga ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe ai i MPB-së, Bajram Rexhepi.

Mirëpo, Lutfi Haziri i LDK-së ka thënë shkurt se presidentja Atifete Jahjaga duhet t’i ushtrojë të gjitha përgjegjësitë, ashtu sikurse ia lejon Kushtetuta. Ai nuk ka mundur të thotë nëse po shpërfillet institucioni i Presidencës nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit, por ka rikujtuar se “ajo duhet ta luajë rolin e vet konform Kushtetutës”.

Nga ana e tij, Burim Ramadani i AAK-së ka kritikuar presidenten Atifete Jahjaga për mungesë të ideve dhe strategjive në fushën e diplomacisë.

“Ajo duhet të kishte më shumë iniciativa sa i përket diplomacisë dhe mos të presë që të tjerët të shkojnë dhe ta lusin për të qenë pjesë e detyrave që bien nën përgjegjësinë e saj”, ka thënë Ramadani, i cili nuk mendon se institucionet tjera qendrore po anashkalojnë institucionin e Presidencës.

Atifete Jahjaga, e cila u zgjodh presidente e vendit më 6 prill 2011, prej se është votuar nga Parlamenti i Kosovës, ka dalë shumë pak nëpër konferenca për media dhe qëndrimet e saj për shumë çështje që e preokupojnë vendin nuk dihen ende.

Këshilltarët e presidentes Jahjaga, ndërkaq, nuk kanë pranuar të flasin nëse shefja e tyre po injorohet nga kryeministri dhe sejmenët e tij.

4 komente në “Shpërfillet Atifetja”

  1. tefta alikaj says:

    Nje Zonje shqiptare shume e mire dhe e ndershme dukesh,pac fat dhe sukses ne kete rruge te veshtire!!!!!!

  2. geno says:

    ia ka zene vendin bexhet pacolli peresidneti hije, mafiozi ruso-serb,q e ka dlae rugev te botes dhe mbledh miliarda nen petkun e qeverise. tamam si ne shqiepri, qe saliu mafiozi nuk e perfill Topin

  3. eddy says:

    Qe kjo shperfillet nuk eshte problemi i shqiptarve ne kosove eshte problemi i ambasadorit te amerikes pasi eshte presidente e dale nga zarfi i ambasadorit dhe nuk legjitimon pjesen shqiptare ne kosove nuk dua te hedhe balte mbi figuren e saje pasi mund te jete shume e mire por gjithmon flase si e zgjedhur

  4. sule says:

    Nje soje si ne Shqiperine nane,e njejta politike po ndiqet,nuk jane mesuar burat e Shqiperise se Madhe te komandohen nga nje femer,e ka te kote presidentja e Kosoves qe trazon huret e zjarit,dhe mundohet te ingranohet ne politike,mendoje se ka pak gjasa qe nje police te ingranohet ne politike,dhe ta dije mire Presidentja e Kosoves,se ka te beje me nje klase politike te inkriminuar deri ne rrenje,nje klase politike e koroptuar qe ka te njemije te zezat,shto edhe ato dyshimet deri tani ne leter te Dik Martit.Eshte per tu cuditur se te dy presidentet tane,jane kthyer ne kuklla,komandohen e injorohen nga kryeministrat dhe ushtaret e tyre mafjoze,tani kur jane momentet qe te ndihet Shqiperi,dhe Kosova ndodhin gjera nga me te pa degjuara,kjo te shtone dyshimet se ne Kosove e ne Shqiperi drejton akoma U.D.B-ja.Ta dije zonja Atifetja se (MBASE E DI QE KUR KA PUNUAR NE POLICI) se si jane lidhur me njeri tjetrin politikanet e te dy vendeve,se cfare pislliqesh bejne ne mes tyre,se cfare trafiku e kontrabande,cfare krimesh nga me mostruozet me gjithe mende do te kishte dhene doreqje,i dhante zoti force e zgjuarsi qe te veproje tani per te miren e ketije Kombi te vuajtur te keq qeverisur,e te realizoje endrat e qindra martireve te rane te U.CK. e komplet treves Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje