Policia e Kosovës e pranishme në zonat turistike në Shqipëri

18 Qershor 2011, 13:23Rajoni TEMA

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me të cilën policia e Kosovës përfshihet në patrullime të përbashkëta në Shqipëri gjatë sezonit turistik.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi dhe ai i Policisë së Shqipërisë Hysni Burgaj pas një takimi të zhvilluar në Tiranë. Të dy nënshkruesit kanë potencuar se marrëveshja ndërlidhet me sezonin turistik qershor – shtator kur ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë dhe ka një shtim të qarkullimit të automjeteve për në Shqipëri.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit parasheh shërbime të përbashkëta të policisë së shtetit shqiptar dhe Policisë së Kosovës, në akset kryesore rrugore të Republikës së Shqipërisë, përgjatë sezonës verore.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet po ashtu se marrëveshja ka për qellim, vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet .
Zbatimi i kësaj marrëveshje pritet të realizohet menjëherë./rel/

14 komente në “Policia e Kosovës e pranishme në zonat turistike në Shqipëri”

  1. Shefqet Cela says:

    Me lindin disa pyetje:
    1. A do te perdoret policija e Kosoves kunder demonstruesve te mundeshem nga opozita? Bej kete pyetje sepse e njoh kush eshte Sali Berisha dhe urrejtjen e tij ndaj popullit, qe proteston kunder vjedhjeve te gjitheckaje deri, edhe tek vota. Ai eshte gati te trherrese edhe serbin (ne qofte se nuk e ka therritur me pare, sepse ka patur zera te tille).
    2. Me qene se ligjerisht, njohur nderkombetarisht, jemi dy shtete, a ka kompetence policija te therrese trupa te nje shteti tjeter?
    SIKUR ESHTE KOMPETENCE E PARLAMENTIT LEJIMI I TRUPAVE TE HJAJ, TE ARMATOSUR NE TERITORIN SHQIPTAR? Apo mjafton vetem urdheri i Saliut, i cili eshte faktikisht mbi ate palo parlament shurdh-qorr-memec-kukull-robot.
    3. Po kjo policija jone, NUK QENKA NE GJENDJE TE SIGUROJE RENDIN E QYTETAREVE TE VET DHE MYSAFIREVE TURISTA?
    4. Sipas kesaj llogjike u dashkan thirrur police nga e gjithe bota, me qe turistet jane te tille.

    1. Kosovari says:

      Ti mesiguri je grek, sepse nje shqiptar i vertet nuk i thot keto fjale

  2. tarzani says:

    gjithsesi nese ka protesta te opozites policija e kosoves dotju rraf hahahahahahhh satemarr qe jeni ore

  3. eddy says:

    Ne te gjithe europen ka nje cooperim policor ne sezon plazhi nuk ka asgje te keqe E di qe nje pjese bejne humore duke then qe mos i perdor Berrisha per te mposhtur opoziten me vjen keq per ata qe e marin seriozishte Per humore nje polic shqiptare nuk e kuptone nje kosovare atehere hyne ne loje polici kosovo per perkthime

    1. Gjethi i thate says:

      TemA. Do ishte mire te botonit,nqs eshte e mundur,te zbardhur,vendimin per kete bashkepunim midis dy policive,pastaj te themi dicka ne kete mareveshje qe eshte bere.

  4. saranda2001 says:

    Kjo eshte shkelje e kushtetutes dhe pavarsisht mbulohet me ate se jemi shqiptare jemi dy shtete sovrane dhe nuk mund te nderhyhet pa miratimin e parlamentit ,ketu ne amerike ka shtete qe nuk lejojne policine e shtetit tjeter te ndjeke kriminelin ne teritorin e saj ,pavarsiht se eshte shtet federal.

  5. SKENDERBEU says:

    NUK KA ASGJE TE KEQE QE BASHKEPUNOJNE BILE DO ISHTE MIRE TE SHKRIHESHIN NE NJE,POLICI,SHTET,PARLAMENT,GJYKATA,PROKURORI OQJTE DHE BANKAT DHE DO ISHIM NJE SHTET.

  6. GLAUK says:

    po pse se degjoni skendeerbehun 1 polici patriot i madh ky skenderbreksalep apo lexoni shefqetin kush ka te drejt mendoj se ka shefqrt cela edhe pse nuk eshte i verteti kosovaret siq thone rendom nuk duhet te vijne ne shqipri pse te pasurohen durrsaket valonjatet sarondjatet te cilet jane mosmirnjohes e pra nuk ja vlen.

  7. raimondi says:

    Shume bukur ka vepruar Sala -.por duihet tani me kete sebep edhe policet e Shqiperise te punojne ne Kosove ,
    dhe Kosova tani ka ardh koha te krijoje ushtrine e saj zyrtare
    –dhe sebashku me ne
    te armatosemi se jemi ne NATO dhe duhet te kemi armatim modern , konform standarteve te Natos

    ——— Ndaj Sali gomari po do qe ta kete pushtetin per gjithmone dhe t emos kete nevoje te beje manipulime
    te bleje amratim modern me avione, tanke, kunderajrrore…….. dhe pastaj gjithe shqiptaret jane me Salen, sidomos ne te jugut –

    ———————Opozita s’ka gje te vazhdoje ne opozite te luftoje per …..”progresin dhe zhvillimin ” …..
    edhe po te kete mundesi
    sa te kete kauret ne krye te PS-se te vije dhe here pas here te me ruaje mua trapin ,

    ………… jo per gje por qe ti perfexionoje doren sepse nje jete te tere do qendroje ne opozite dhe do merret me
    ruajtjen e trapit te popullit tone,

    ————–.Po te doje te hidhet edhe andej nga greku tua ruaje dhe atyre , sepse vetem kete pune di te beje opozita e mbushur me kaure …looooooooooooooooooooooooooooooool

  8. gjin pulti says:

    ksaj i thone me perligje hajnine nuk e gjobit polici i r, shqipnise kosovarin por polici i r.kosoves dhe anasjellstas.

  9. beni says:

    kur lexoj disa komente them me vete athua jane shqipetare ata qe i shkruajne,po q ka te keqe o njerez ketu,kete e kundershtojne vetem hajnat kriminelet ata qe kane gjak te prishur qofte ata nga shqiperia apo nga kosova

  10. arbeni says:

    po ne rast se nuk jeni dakord ju vellezerit nga shqiperia, atehere futeni policine serbe apo greke ,,,,,,

  11. burimi says:

    bashkpunimi ndermjet dy policive eshte shum i mire,por njerzit qe duan te punojn kunder ligjit nuk e dojn ket bashkpunim si dhe ata njerz qe nuk jan shqiptar te vertet nuk e dojn ket bashkpunim policor.Por sidomos kosovareve duhet te ju rritet zemra kur shohin nje njesit te policise se kosoves ne rruget e shqiperise e gjithesesi edhe shqiptaret e shqiperise duhet te jen te knaqur qe policia e kosoves eshte prezente edhe ne teritorin e Shqiperise.Sepse disa nga ata qe komentuan me lart me siguri se kan deshiruar qe ne shqiperi ta shohin policine e serbise e jo ate te Kosoves.

  12. haliti says:

    policia e kosoves esht polici profisionale
    dhe per at kan dergu patrolla atje ne shqipri per meju ndihmu vllezrve tan ne trafikun rrugor qe esht shum ingarkuar ne ket zezon,,,por per disa persona jo te mir me mementalitet thon se ma mir te kishte te serbis joooooooooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje