Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, ndërroi jetë të dielën, pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë
Kelmendi ishte gjyqtare, veprimtare e të drejtave të njeriut, pjesëmarrëse e lëvizjes së rezistencës ndaj dhunës së regjimit të Beogradit, kurse në qeverinë e kaluar të Kosovës ishte ministre e Drejtësisë. Ka kryer funksione të larta partiake në LDK, ndër të tjera edhe sekretare e përgjithshme e kësaj partie.
Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat okupuese serbe ia vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi, dhe dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendin.
Varrimi i Nekibe Kelmendit do të bëhet sot, në orën 17, në varrezat e Prishtinës.Pas një sëmundje të rëndë në disa muaj të fundit, të dielën ka vdekur deputetja në Kuvendin e Kosovës, Nekibe Kelmendi. Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi për KTV-në sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Në qeverinë e kaluar të Kosovës, Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, si dhe ka kryer funksione të larta partiake në LDK.
Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat okupuese serbe ia vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.
Nga sa njoh nepermjet mediave nje grua me personalitet dhe e angazhuar ne njohjen e shtetit te kosoves dhe te nje shembulli patriotik e luftare e lirise.Nje model i te mires dhe zbatimit te ligjit.
Ngushllime familjareve miqeve e bashkeluftareve.
NGUSHLLIME FAMILJAREVE
Nuke duhet ti besoni njerzeve qe te lavdrojne mbasi ke vdekur.VE baste se edhe XHOZI do ta lavdroje SALINE kure te vdese nje dite.Keta jane njerze me 2 apo 3 fytyra
Paska vuajtur shume e shkreta,sidomos me vdekjen e djemve dhe te burrit.Paska qene grua e forte dhe me kaq.I ndritte shpirti ne parajse
ngushellime familjes dhe gjith te aferme te saj te prehet e qete.
I ndrittë shpirti në parajsë! (po ç’ne me LDK-në një atdhetare si ajo dhe familja e saj?)
te Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Realitetin duhet me lavdruar para dhe pas vdekjes.Kjo nene eshte e lavdrume te robi dhe te Zoti. Ngushllime familjes e farefisit.Ngushllime te gjithe atyre qe e pranojne realiteti dhe sinqeritetin e saje.