Në Maqedoni i tërë aspekti jetësor dhe përditshmëria është e ndërlidhur skajshmërisht me politikën. Ky kancer dita ditës po çon drejt rrënimit të të gjitha vlerave, atje ku sado pak janë krijuar apo edhe po kultivohen.
Qytetarët dakordohen se politika si duket ka hyrë edhe nëpër muret e shtëpive, por ka depërtuar edhe atje ku nuk e ka vendin. Asgjë nuk mund të ndryshojë fjalën e saj, por duhet të jetë shqetësuese kur ajo përfshin edhe ato sfera të cilat nuk i përkasin asaj.
Ekspertët thonë se shoqëria e Maqedonisë në mënyrë ekstreme është e politizuar dhe se kjo vjen si rezultat i mungesës së zhvillimin ekonomik, ku në sytë e qytetarëve partitë politike shikohen si ente të punësimit apo si zgjidhje e çështjeve qoftë në biznes, shëndetësi, komunikacion, universitete, burgje, e deri në ndonjë shkollë fshati. Zgjidhja e një vendi të punës, emërimet në poste të caktuara si dhe shumë e shumë lista të dëshirave, gjithashtu janë pjesë e monopoleve partiake.
Izolimi i skajshëm dhe mungesa e alternativave të reja për punë apo lëvizje tjera, ka bërë që politika të jetë profesioni më i preferuar për çdo qytetarë, por edhe intelektualë në Maqedoni, sidomos kjo dukuri po shfaqë rrënjët më të thella tek shoqëria shqiptare.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë situatë të krijuar, e cila fatalisht po merr përmasa të zgjerimit dhe rrezikut.Politika ndërton shtetin, mirëpo nuk është e thënë që ajo të depërtojë aty ku ka vlera, apo aty ku nuk i takon politikës të ndërhyjë”, ka theksuar ligjëruesi universitar, prof.dr. Nazmi Maliqi.
Sipas tij, politikbërësit duhet të jenë shumëdimensional nëndërtimin e politikave në shtet, mirëpo duke i`u shmangur partizimieve apo politizimeve atje ku ekziston një kompetencë më vitale dhe më profesionale që bazohet në vlera dhe profesionalizëm.
Analisti Mentor Nazarko ka vlerësuar se involvimi i skajshëm i politikës vjen për dy arsye, që mund të jenë të vërteta veç e veç , ose të dyja bashkë. “Arsyeja e parë, është se politika dëshiron të përfshihet apo të involvohet në këto sfera që përmenden.
Dhe arsyeja e dytë është se involvimi bëhet për shkak se këto sfera si në arsim, kulturë apo diku tjetër, nuk kanë arritur të prodhojnë autoritete që mund të bllokojnë ndërhyrjet e politikës.
Përndryshe, mund të thuhet se ekzistenca e këtyre arsyeve lidhet me shkallën e zhvillimit shoqëror të një vendi apo të demokratizimit të tij”, ka theksuar analisti Mentor Nazarko. Ai vlerëson nevojën e shpejt të krijimit të autoriteteve në sferat shoqërore dhe kulturore, për t`i dhënë goditje politikës dhe politikbërësve. (N.Nuredini-INA)
A mund te me shpjegoni fjalen “involvim”. Kur te di kuptimin e kesaj fjale,atehere mund te diskutoj per temes e mesiperme.
Perfshihet,merr pjese,implikohet.
Nuk eshte fjale involvim, por involve, qe do te thote, i perfshire, pjesmarres, bashkpuntore ne nje proces, fenomen, pra edhe ti je brenda kesaje ceshte, nuk akuzohesh qe e ke bere ti krimin, por edhe ti ke qene prezent, je brenda, je i perfshire ne vendin e ngjarjes se ndodhur. You are involve. You are invole at Gerdeci’s proceses! Pra ne anglisht perkthehet, ju jeni i perfshire. Ju jeni i perfshire tek procesi i Gerdecit! Kaq e di dhe kaq po ju shkruaj. Faleminderit!
kur paska fjale shqip perse keta gazetaruce nuk e thone SHQIP?
si ne vendet iskamike keshtu filloi buke e koran dhe mbaroi me lufte se ne fuqi vijne injorantet
Ju faleminderit Zigur dhe Mark. Pyetja ime ka nje doze ironie dhe e kam me ata qe perdorin fjale te sajuara nga angishtja, italishtja dhe gjuhe te tjera. Shume mire mund te perdorej fjala shqipe e cila ekziston. Ky eshte shqetesimi im dhe besoj dhe i juaji. Edhe njehere faleminderit!
Neorealizmi,(involvut,ne fakt vjen nga latinishtja)
ke plotesisht te drejte,gjuha shqipe i ka mundesite e te shprehurit ne menyre te zhdervjellet,por fjalet e huaja fatkeqsisht jan bere si nje format apo kod intelektual te te shprehurit.
Pershendetje.