Bosnja dhe Mali i Zi, shtetet më të rrezikshme të Evropës

23 Qershor 2011, 11:35Rajoni TEMA

Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi janë dy shtetet ballkanike që renditen më së larti në listën e shteteve më të rrezikshme në Evropën Qendrore dhe atë Juglindore, bazuar në vlerësimet politike, ekonomike dhe strukturale të rrezikut, ka treguar të mërkurën hulumtimi i “Euromanias”.

Bosnja renditet e 130-ta, ndërsa Mali i Zi zë vendin e 107-të në raportin global të qershorit, i cili përfshinë mendimin e ekonomistëve për siguri në 184 shtete të ndryshme të botës.

“Mali i Zi bie kaq poshtë në listë për shkak të rezultateve ekonomike, duke pasur parasysh faktin se ekonomistët si problemin kryesor të shtetit e shohin stabilitetin e bankave dhe përqindjen e punësimit. Shteti është krejt në fund të listës, renditur në mesin e 10 shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, bazuar në faktin e qasjes në kapitalin tregtar. Në këtë mes, Kroacia bashkërenditet edhe me Bjellorusinë”, thuhet në raport.

Nga shtetet e rajonit, përveç Malit të Zi dhe Bosnjës, Kroacia zë vendin e 61-të në renditjen globale, Serbia ndodhet në vendin e 84-të, Maqedonia në të 87-tin dhe Shqipëria në vendin e 91-të.

Shtetet më të sigurta, sipas “Euromania”, janë Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Danimarka dhe Suedia, ndërsa në mesin e 10 më të lartave janë edhe Singapori, Finlanda, Kanadaja, Holanda dhe Gjermania. /kd/

13 komente në “Bosnja dhe Mali i Zi, shtetet më të rrezikshme të Evropës”

  1. korabi ilarte says:

    ky flamuri ketu qenka si stema e saliut ne kryeministri

  2. raimondi says:

    Te gjitha ato vendet qe renditen si me te sigurtat kane sistem ekonomik socialist …

    1. Protesto says:

      shume e sakte .Pa gershetim te ekonomise se tregut me ate socialen nuk ka ardhmeri per popullin.Ndjekja e kesaj politike ka dhene rezultatet me te mira te jetes dhe mreqenies se nje populli.
      Ne vitin 1990 ,Ne kishim shansin te zgjidhnim rrugen me te mire qe mundt te ndiqte shteti jone, midis socializmit ,qe e provuam, kapitalizmit, qe e kishim provuar me pare dhe qe shihej tek disa shtete, si dhe te sistemin social demokrat, ku e ndoqen shume shtete perendimore dhe kryesisht vendet Skandinave.,ku mireqenia e njeriut kishte kulmin e saj.Por si gjithmone ,qeverite tona ,qe jane pjella te dreqit, ndoqen ate me te keqen ekstreme dhe jo ate qe serviri opozita e vertete shqiptare, te cilen e perndoqen e persekutuan perseri ,duke perdorur format me mafioze per eleminimin e saj, vetem sepse ajo kishte ne thelb te programit te saj ,NGRITJEN E NJE SHTETI SOCIAL DEMOKRAT;TE MODELIT SKANDINAV.

  3. grekt kunder berishes says:

    rrnofsh o imadhi ikombit zotri sali berisha vdekje kundershtarve shqip folsav

  4. mendimi_im says:

    pse ngjan ky flamuri me tonit?

    1. Zigur Qarri says:

      Malazezet kan qene te ftuar ne kuvendin e Lezhes nga Skenderbeu.
      Elementi shqiptar dhe ai malazez ka njefar nderlidhje,qe e shikon ne shume zakone te peraferta.Ndarja e popullsise serbe me ate malazeze e ka nje domethenie.
      Kerkove materiale per Norman G. Finkelstein ?
      Pershendetje.

      1. mendimi_im says:

        kam kerkuar dhe kam gjet sa te duash ?
        flm

      2. bazarhesap says:

        po deshe me lexuar lexo Noam Chomsky profesori i Finkelstein “Manufacturing Consent”

    2. Cakalli7 says:

      e kuqja ngjyra aristokracise se perandorise romake, shqiponja me nje koke simboli i saj (Jupiteri ose Zeuse gerqisht), shqiponja e arte me dy koka ne sfond te kuq simboli i bizantit (roma e 2-te). Kur ra bizanti ne duar te turqve te gjithe e shpallen veten pasardhes te tij. Njesoj edhe me shqiponjen me 1 koke, ata qe vinin me pas e shpallnin veten pasardhes te romes. Per me shume http://en.wikipedia.org/wiki/Eagle_%28heraldry%29

    3. stalinsali says:

      Shqiponja me dy koka eshte steme e perandorise bizantine nqs me kujtohet mire

    4. Cakalli7 says:

      =e kuqja ngjyra aristokracise se perandorise romake, shqiponja me nje koke simboli i saj (Jupiteri ose Zeusi gerqisht), shqiponja e arte me dy koka ne sfond te kuq simboli i bizantit (roma e 2-te). Kur ra bizanti ne duar te turqve te gjithe e shpallen veten pasardhes te tij. Njesoj edhe me shqiponjen me 1 koke, ata qe vinin me pas e shpallnin veten pasardhes te romes. Per me shume http://en.wikipedia.org/wiki/Eagle_%28heraldry%29

  5. Cakalli7 says:

    Sa e mire qe eshte ajo dragana aty me flamur te kuq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje