Kosova “heq dorë” nga Republika

24 Qershor 2011, 12:22Rajoni TEMA

Lëvizja e lirë, çështja e tregtisë së lirë, çështja e telekomunikacionit, e energjisë, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile janë gjashtë çështjet për të cilat Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje gjatë muajit korrik.

Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore” zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që është edhe udhëheqëse e ekipit kosovar të bisedimeve, ka folur në detaje për secilën marrëveshje. Ajo i ka pranuar edhe lëshimet e Kosovës e edhe të Serbisë. Ka thënë se marrëveshjet janë evropiane dhe se ato e afrojnë Kosovën me BE-në.

Sipas Tahirit, Kosova nuk po bën kompromise dhe të dyja palët po mundohen që të përfitojnë sa më shumë.

Qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm me letërnjoftim. Ata nuk do të kenë nevojë që ta tregojnë pasaportën e tyre në shtetin fqinj. Doganat e Kosovës do të mbajnë vulat “Dogana e Kosovës”, dhe dokumentet përcjellëse nuk do ta kenë fjalën Republikë. Qytetarëve serbë të Kosovës do t`u hiqen tabelat e Serbisë, por do t’u mundësohet mbajtja e tabelave KS të kohës së UNMIK-ut.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se ky do të jetë një transicion.

7 komente në “Kosova “heq dorë” nga Republika”

  1. tgusafagos says:

    ky do jete nje tranzicion drejt … ndarjes

  2. Mentor Lame says:

    Ne Shqipetaret e sidomos politikanet tan te shquar e patriot din te perfitoin.Shqiperia do te fitoi nga Greqija duke i falur pjes nga deti Jone po ashtu do te perfitoin duke shitur dhe dhen gjithcka me koncesjon per te miren e “atdheut” dhe “Kombit”.Po ashtu dhe Kosova ka per te perfituar nga Serbija duke hequr ne te gjitha shkresat gradualisht emrtimin “Republik“ kjo i sherben Serbis por do te perfitoi dhe Kosova ,Hashi Thaci e patrioti maleve Sali Berisha…Lume Shqipetaret.Kane te arthme.Kemi politikan te zot jo shaka.Nuk jane politikan te tipit Gruevski te Maqedhonis qe para interesit komdetar nuk i duhet NAT as B.Evropjan.Ky Gruevski pa tjeter duhet te jete budalla,se kuptoj cfar fiton Maqedhoniua dhe populli saj nga ky patriotisem “Primitiv“.Mor Z. Gruevski,merere shembull nga politikanet tane qe per tju kunderven politikanve Serbe qe thane se shqipetaret kane synime per krijimin e Shqiperis se Madhe.Keta tanet do tje u len ne der Serbve duke krujuar Serbin e Madhe.Kjo eshte politik dhe jo ajo juaja.

  3. Glauku says:

    Nuk tingèllon aspak bukur kjo gjè. Nè qoftèse Kosova ka ndèrmend tè bèhet mbretèri dhe mund tè heqi dorè nga republika!? Po kjo gjè ka pak tè ngjarè tè ndodhi. Nè kètè pikè po i vazhduam bisedimet kèshtu èshtè mè mirè tè dilet pa u ‘trashur’ se mè vonè ndoshta nuk mund tè dilni dot. Sido qè tè jetè kjo punè nuk kemi pèrse ngutemi. Para Serbisè nuk mund tè hyjmè nè EU se nuk na le Saliu. Kèshtu qè Serbisè i intereson tè ngutet dhe kush ngutet e humbet durimin e lèshon mè shumè…..Besoj se qoftè UE apo USA kanè njè linjè qè duhet tè kuptohet dhe interpretohet mirè nga partiotèt shqipètarè se atè qè nuk e morèm dot me luftè mund ta fitojmè me dipllomaci tè mbèshtetur nè fjalèn e nderit. Dhe fjala e nderit nuk jepet dhe mbahet nè ‘merkatèn e frutave’ por nè nderin e Flamurit, tè Atdheut, Families dhe demokracisè.

  4. Albboston says:

    Po kush na ka mallkuar kaq keq, qe gjithe historine keq kemi heq, edhe nje fije shprese qe kish kosova ketta majmune e dogjen .

  5. eddy says:

    kur une deklaroja qe kosovaret do ti bashkenjgjiten serbis disa tipa si plaku i pseudo patrioti me kunderviheshin duke me quajtur antishqiptare zoterinj kosovaret jane gati ti bashkengjiten serbise dhe kure shqiperise nuk harrohet dashnori vjeter ata jane njerez qe nuk bejne dote shtete dhe per te perfituar jan gati ti kalojne serbise mos krahasoni rilindasit kosovare me keta te sotmit koha eshte deshmitare dhe do ti shohim

  6. parim musliu says:

    PARA SERBIS NUK MUND TE HYJ NE EUROP SHQIPERIA SE NUK E LE QIFUTI SOCIALIST EDI RAMA NJERIU ME PSIKOPAT NE EUROPE QE PER KARRIGEN E TIJ ESHTE I GATSHEM TA DJEG SHQIPERIN

  7. gashi-Kosovar says:

    eddy,
    Mos fol ne shumes,se ne shumes flasin vetem diktatoret.
    Pa tregona nje here qfare te kan be Kosovaret ne Paris,se na qave trapin me anti-kosovarizem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje