Përfaqësuesi i “Bechtel Enkas” për Kosovë, Darren Mort, është vënë në qendër të dyshimeve për bashkëpunim me Tomislav Hetlerin, njeriun që ka mashtruar kompani vendëse për përfshirje në punimet e autostradës Vërmicë-Merdar.
Nënshkrimi i tij, i cili figuron në njërën prej kontratave që në emër të “Bechtel Enkas” i janë ofruar kompanive vendëse, do të analizohet nga forenzika deri në shtator, bën të ditur “Koha Ditore”. Do të konstatohet nëse këtë e kishte bërë vetë ai apo Hetler e kishte falsifikuar, kanë bërë të ditur burime në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë.
“Ka disa prova të reja që implikojnë Mortin në këtë kontest. Gjithsesi do të bëhet ekspertiza e nënshkrimit që është vënë në emër të tij. Janë prezantuar edhe prova me të cilat dëshmohet se ka pasur edhe një komunikim elektronik midis tyre. Mund të ketë pasur marrëveshje që Hetler të thoshte në gjyq se kishte falsifikuar kontratën, sa për të evituar kompensimin që duhej bërë kompanive vendëse”, ka thënë ky burim. “Nëse është kështu, ‘Bechtel Enka’ do të obligohet të kompensojë kompanitë që kanë qenë viktimë”.
Gjykata Komunale e Prishtinës ka shpallur më herët fajtor kroatin Hetler se ka falsifikuar dokumentet e kontratave të kompanisë “Bechtel Enka”, të cilën ia ka ofruar operatorit ekonomik “Terrasystems Austrian Geotechnik” për kryerje të punimeve në autostradë, të përcaktuara sipas ofertës. Rreth 2 400 euro duhet të paguajë për falsifikim të kontratës dhe vulave.
Para se të njëjtën kontratë gjykata ta kualifikonte si false, “Terrasystems …” kishte dislokuar makinerinë në një truall afër vendit ku zhvilloheshin punimet, që ia kishte dhënë me qira vetë “Bechtel Enka”. Mirëpo, kur kishin shkuar disa muaj dhe nuk ishte ftuar për të filluar punimet, përfaqësues të “Terrasystems …” kishin paditur kontraktuesin, e kontraktuesi ish-punonjësin Hetler. Mandej gjykata kishte konstatuar se bëhej fjalë vetëm për një mashtrim.
KUR KUSARET BEJNE PROKURORIN !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Diten qe filloi gjykimi i kusarit te kapur ne kamera e flagrance totale ish- zevendekryeministrit dhe ish- Minister i jashtem i Shqieprise Ilir Meta ne Gjykaten e Larte , te gjithe prisnim qe me e pakta qe ai mund te bente ishte heshtja. Heshtja eshte kapak floriri , thote sovrani per raste te tilla.
Ndodhi krejt e kunderta. Zevendesi i Sales, njesoj si bosi i tij shpirteror e politik, Padrinoja Berisha, u hodh ne sulm. I njejti parim i bosit te tij: mbrojtja me e mire eshte sulmi. Tamam ushtare te “baba Stalinit” dhe “Xhaxhi Enverit”. E njejta mendesi! E njejta taktike! E njejta rruge!
Ministri i tij i Ekonomise dhe farketuesi i koalicionit te kusarise se Sali Berishes me Ilir Meten, Dritan Prifti e njofton ne menyre konfidenciale kryeministrin per megakorrupsionin e zevendesit te tij dhe pese ministrave te tjere te rregjistruar drejtepersedrejti ne mikrokamera…
Ne cdo vend demorkatik apo gjysem demokratik te Botes, cdo kryeminister do te jepte menjehere alarmin dhe njoftonte kryeprokuroren e shtetit te vet per venien e tyre ne pranga ne kushtet e flagrances…Krejt e kunderta. Sali Berisha ben Kumbaren e Mafias kusare dhe orvatet me te gjitha mjetet e rruget per te mbuluar kete megakusari…
Ishte kjo kusari flagrante e Metes shkendija qe i vuri flaken revoltes popullore te 21 janarit 2011 ne Tirane e mbare Shqiperine.. Kusarise se votave dhe kusarise se pasurive te Shqiperise me 21 janar i shtohet edhe nje krim madhor kunder njerezimit: ekzekutimi i kater, plagosja e 27, arrestimi dhe torturimi i kunderligjshem i mbi 131 protestuesve paqesore qe ngriten zerin kunder kesaj megakusarie.
Nje krim i shumefishte kunder njerezimit ne baze te ligjeve shqiptare dhe atyre ndekrombetare, ne baze te kodit penal shqiptar dhe deri edhe Konventes se Gjeneves per krime kunder njerezimit.
Denohen viktimat! Dekorohen e pasurohen me tej ekzekutoret me Berishen e Meten ne krye. Ne vend te bejne fajtorin, ne vend te kerkojne falje e meshire njga drejtesia per krimet e tyre te kapura ne flagrance e ne kamera , ata bejne jo vetem garipin, te fortin por edhe te plotfuqishmin !
Ne vend te beje te burgosurin, kusari Ilir Meta ben prokurorin. Njesoj e se bashku me Berishen ata bejne edhe shiun edhe Diellin, edhe ligjin edhe Saliqin!
Ne vend te bente xhiro ne dhomat e ajrimit te 313-es, zevendes- Padrinoja i kesaj kusarie e megakorrupsioni Ilir Meta i kapur ne flagrance live ne kamera, ben prokurorin. Ai akuzon jo vetem prokuroret e drejtesine shqiptare, por edhe specialistet amerikane dhe britanike, pa dyshim me te miret ne Bote, se kane tjetersuar e keqinterpretuar videon e kusarise se tij. Pike per pike ne shembullin e gjurmet e kryehajdutit Berisha, edhe zevendesi i tij Ilir Meta therret ne kupe te Qiellit : Kapeni hajdutin!
Jo vetem Berisha e Meta , por edhe krejt banda e tyre e gangstereve dhe kusareve jane hedhur tash e gati dy muaj ne sulm e ofensive per te vjedhur edhe fitoren e mirefillte e te certifikuar jo vetem nga syte e shqiptareve dhe nderkombetareve, jo vetem te monitoreve por edhe ambasadoreve qe asistuan deri ne numerimin e votes se fundit per Tiranen…
Pse!? Duke vjedhur voten, duke vjedhur zgjedhjet, duke vjedhur pushtetin ata i sigurojne vetes dhe bandes se tyre te kusareve impunitetin, pandeshkueshmerine nga ligji!
Pse !? Vetem me pushtetin ata i japin dhe sigurojne vetvetes dhe klanit te tyre kusar impunitetin. Vjedhin votat per te vjedhur Shqiperine. Vjedhin Shqiperine per te vjedhur voten… Harxhet e ketij rrethi kriminal vicioz gjithnje i paguan objekti dhe subjekti i demokracise, demosi, populli shqiptar.
Eshte kjo aresyeja qe pa filluar ende gjyqi i kusarise se Metes, LSI njofton se Berisha tashme e ka ftuar Ilir Meten per tu rikthyer ne qeveri… Cfare vendi tjeter me te mire ka e mund te kete per nje kusar si Ilir Meta pervecse ne nje qeveri kusaresh!? Ndaj ai i jep vetes kompetencat jo vetem te prokurorit por edhe te krye- gjykatesit njesoj si Padrinoja i tij Sali Berisha!