Zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është 1.733.872, duke përjashtuar Leposaviqin, Zubin Potokun, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës.
Numri përfshin regjistrimin në 34 komuna, proces ky i cili është kryer në muajin prill të këtij viti, por që ka hasur në rezistencë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Numri i banorëve që jetojnë në Prishtinë është 198.214. Këto të dhëna janë publikuar sot.
Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha etnitë, është mbajtur më 1981.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1,584,440 banorësh.
Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1,956,196 banorë. /rel/
Ky regjistrim eshte i pasakt. Regjistrimi eshte bere ne vrapim e siper,mos te them ndonje fjale me te rende. Nuk eshte e mundur per aresyen e thjesht se populli shqiptar i Kosoves qysh para 30 vjetesh kishte kaq banore. Dikush mund te thot: po ka rene nataliteti! Nataliteti ka filluar te bie vetem pas luftes, dhe jo ne ate mase sa do te ndikonte ne rritjen popullsise! Ja nje shembull qe mund ta beje gjithekush: fshati im ne vitin 1981 kishte vetem 120 shtepi, sot ai ka mbi 300 . Si eshte e mundur qe te ndertohen shtepi pa njerez? Pra eshte nje regjistrim i dyshimt dhe i qellimshem. Duhet hedhur poshte me perbuzje. Te pergaditemi seriozisht per nje regjistrim te ri. Mos te harrojme faktorin emigracion,ku numerohen mbi 1 milion shqiptar.
Ne vitin 1981 KOSOVA kishte 1.584.440 banore,atehere si banore numroheshin edhe mergimtaret,Kosova ka pase natalitet te larte por ju po e harroni migrimin shume te larte mbi 400.000 qytetar te Kosoves jetoin jasht vendit.
Fshati i juaj ne vitin 1981 i ka pase 120 shtepi sa antare kishte nje familje atehere dhe sa ka sot?sa shtepi te zbrazta ishin atehere e sa jane sote?sa femije kishte ne klasen e pare fillore e sa jane sote?
Ju shume leht e thuani shifren 1000.000 emigrant si erdhet te kjo shifer?edhe nje duhet ta dini EUROSTATI nuk pranon qe emigrantet te regjistrohen si banore rezident ne vendin e prejardhjes,mergimtaret jetoin,punoin,ushqeshen,shkollohen,mjekohen ne vendin ku jetoin e jo ne KOSOVE ku vin qendroin ne vizite familjes me se shumti nje muaj dhe largohen.
Ky eshte regjistrimi i vetem real qe eshte bere ne KOSOVE pa ngarkesa turbo-folkloriko-patriotike thjesht jane numru ata qe jetoin dhe frymoin ne KOSOVE.
Bardh, plotesisht jam dakord me komentin tend.
bardhi, në vitin 1981 Kosova i kishte mbi 1.780.000 banor nën regjimin serb. Nataliteti shqiptar është vënë në dyshim. Kontrolloji pak statistikat. Mjerë ne, ku po jetojmë dhe pse po jetojmë.
Ashtu është Bardhi. Mjerë ne. Në kushtet e lirisë më shum jashtë se ne Kosovë sepse nataliteti është i njejtë. E di se po e thua me sarkazëm.
Ademi
gjendja ekonomike nuk dallon shume me kohen e sundimit serb,fukarallaku po na detyron te largohemi nga vendi,politikanet te gjithe milionera pozite e opozite,populli ka vetem dy zgjidhje o te behet hajn si politikanet o emigracioni…deri kur do te duroim ??? nuk e di.
Bardh Gjakova: ne vitin 1981 kan qen 1.584.440 banore shifra qe ju e sillni eshte vleresim i vitit 1986,vlersimi i CIA ne vitin 2008 ka qen se KOSOVA ka 1.804.838 banore,sipas CIA mergimet e medha te te rinjeve gjat viteve te 90 dhe gjat luftes kan penguar rritjen e priteshme te popullsise,edhe perkunder natalitetit te larte,me e thane shkurte me shume jane largu jasht vendit se sa qe kemi shtim te popullsise.
Qe nga viti 1991 nje numer i madhe i te rinjeve kan emigru,kan kriju familje jasht vendit,po e marr nje shembull,une ne vitin 1991 kam kry shkollen e mesme,ne klase kemi qene 34 nxenes,sot shumica prej tyre jetoin jasht vendit,ne Kosove jemi 11 veta te tjeret neper bote.
Mendoja se do ti kalonte 2 milionèt megjithatè nuk èshtè pèr tu mèrzitur aspak. E dhem kètè se èshtè mè mirè kèshtu qè tè bèhemi mè tè ndèrgjegjshèm se duhet tè duam njèri tjetrin, shqipètari shqipètarin. Duke na u dukur vetja tè paktè, mendojmè mè shumè pèr bashkimin, familien dhe fèmijèt. Paçi gèzime e dasma vèllezèr….
Eshte e vertete se nga Kosova jane larguar shume njerez. Eshte e vertete se ne Kosove ka rene nataliteti ,por e them me bindje se ketu nuk eshte bere regjistrimi i sakt. Ka x raste kur kane ardhur regjjistruesit neper shtepia dhe e zonja e shpise ka thene se nuk e kam burrin ketu,hajdeni ma von.
E keshtu shembuj te ngjashem. Por e marrim nje shembull me te thjeshte e te kapshem per njerezit. Familja ime ne vitin 1981 kishte 12 anetar. Tani pas 30 vjetesh kjo familje eshte rritur ne 32, pra ketu kemi nje shtim prej 20 vetësh. Dhe perveq vellaut tim te vogel qe eshte jashte,te gjithe jepmi ketu. Pra logjikisht pas as me te voglin dyshim eshte nje shtim mbi 50%. Ketu del se regjistrimi ka te meta dhe eshte i deformuar qellimisht, … Duke qene nje vend (shtet i dobet) duke bere nje politike te dobet,duke qene akoma i varur dhe i kryqëzuar nga interesa te ndryshme,tentohet qe sa me shume te jet e mundur te zvoglohet numri i popullsisë qe ne bisedimet e ardhshme pazari te behet më i kollajt. Pra po luhet nje skenar mjaft i rrezikshem per te ardhmen tone.
Shqiptar Kosovari
Keni te drejte,vendi me natalitetin ma te madh ne Evrope(gjeografikisht) kaq pak banore, eshte absurde, por keshtu deshi Beogradi,diasporen (gati 1 miljon) e perjashtuan, serbet ne Kosove nuk pranuan te regjistrohen me” argumentin” se gati 3qind mije serbe jan debuar nga Kosova gjat luftes, dhe keshtu te behet nje baraspeshe, qe Kosova te jet “djep” i Serbise, qeverija marionete ne Kosove ju beri amin ketyre kerkesave te Beogradit ,tani e keni kete sallate ne tryeze, ky eshte nje lloj gjenocidi, por qe ksaj radhe e bejne qeveritaret atje.Pershendetje.
“Sa fat kanë sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë fare”. – Adolf Hitler
vetem familja ime gjendet 70% jasht shtetit qe nuk jan regjistru e shum jan si ne
un mendoj qe ka shum leshime sepse shum kosovar kan pas droj te regjistrohen por kurr nuk guxojm ta marim shembull regjistrimin e vitit 1981 sepse dihen rrethanat ne tee cilat esht ber regjistrimi ne at periudh,nese ather ishin 1.6 milion me dyfishimin e popullsis gje qe esht e vertet qe esht dyfishu i bjen qe te jen mbi 3 miljon,dhe un besoj qe jan por kurr nuk mudet qe kosova ta dij se sa kosovar jan jasht vendit(ne perendim) por un mendoj qe kto statistika jan ber nen 1 per ta ber kosoven multietnike 2 per te nxjerr nje nivel me te lart te te punsuarve dhe ekonomive familjare numer te madh te shtepive te zbrazta dhe nen 3 nuk e di akoma.