Inspektorët nga shërbimi kroat për luftë kundër korrupsionit (USKOK) kanë zbuluar dhe kërkuar bllokimin e dhjetë milion eurove në bankat zvicerane, për të cilat ekziston dyshimi se janë para ryshfeti, të dhëna ish kryeministrit kroat Ivo Sanader nga kompania e naftës hungareze “MOL” për blerjen e kompanisë kroate “INA”, konfirmon javorja zagrebase “Globus”.
Sipas revistës pesë milionë euro janë transferuar në Zvicër në llogari të kompanisë të mikut të Sanaderit Robert Jeziq, i cili gjendet në paraburgim për pjesëmarrje në afera të korrupsionit, ndërsa gjysma e dytë në llogari të një “personi të afërt të Sanaderit”.
“Globus” konfirmon se është kërkuar bllokimi i këtyre llogarive, edhe pse konfirmim zyrtar për të nuk ka.Dihet se në Zvicër jeton vëllai i Sanaderit, Flavio por nëse ish kryeministri i ka dërguar atij paratë apo dikujt tjetër, inspektorët nuk zbulojnë, shton “Globus”.
Kundër Sanaderit, i cili në korrik të vitit 2009 dha dorëheqje, ndërsa në vjeshtë të viti 2010 e aktivizoi mandatin politik, në muajt e fundit kryhen dhjetëra hetime.Sanader u arrestua në 10 dhjetor vitin e kaluar në Austri me urdhërarrest ndërkombëtar, i dhënë nga Kroacia. Prej atëherë ai gjendet në paraburgim në Salcburg, ku pritet të ekstradohet në Kroaci. (INA)
hajdut po bravo keta kroacine e kane bere lule ke qejf te shkosh e mbyll nje sy edhe nje vesh qe njerzit qe i bejne te dyja…po keta tanet qe vetem vjedhin nuk bejne asgje.ci kane keta 10 milione euro luli vodhi 200 milione vetem te rruga qe i dime po sa ka vjedhur te tjera………………..
po turp nuk u vjen ketyre kroateve??? burgoset ish kryeministri per 10 milion euro???? ky Ivo para ketyre taneve duket si hajdut i rendomte!!! ka lezet ktu te ne, vjedh sa te duash e je po ne politike, tu vije turp kroateve!!!
Information is power and now I?m a [email protected]#$ing ditctaor.
Nuk kishin cti benin Franjo Tuxhmanit se te gjitha pislleqet i kishin bere bashke edhe tani qe vdiq i jane qepur ketij “lulkes” se tij.