Kosova, e pasuar nga Bosnja, prin në listën e shteteve që do të përfitojnë më së shumti ndihma financiare për vitin 2012 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova do të përfitojë në mot nga SHBA-ja 65.7 milionë dollarë.
Pason Serbia, në vendin e tretë, e më pas Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe në fund Kroacia. Kështu është renditja që Departamenti amerikan i Shtetit ka dërguar në Kongres për miratim.
“Suksesi i Kosovës si shtet i pavarur, shumetnik dhe demokratik është i rëndësisë më të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, rajon që për SHBA-në ka rëndësi të veçantë strategjike, në mënyrë që Evropa të jetë e plotë, e lirë dhe në paqe”, thuhet në propozimin e Departamentit të Shtetit, raporton Indeksonline.
Ndihmat do të fokusohen në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që të vazhdojë zhvillimi ekonomik. (Telegrafi)
ndihma me leke, eshte e kote. ndihme e vertet eshte, te perzene te koruptuarit dhe te pa aftet.
si ne kosov dhe shqiperi.
Amerika gjithmon e ka tregu Veten ndaj Kosovareve dhe Shqiptarve ne Pergjithsi,,po kujna ka me Ju Ndihmu Amerika??? Mutave t kqij..(M falni n Shprehje) nuk ja Dine Per Nder Amerikes Aspak..
e kujt ja japin, muhaxhedineve, jane bere me keq se arabia, turp. amerika i ndihmon ,keta ndertojne xhamira.