Ndërroi jetë publicisti dhe shkrimtari Teki Dervishi

1 Korrik 2011, 18:09Rajoni TEMA
Ndërroi jetë publicisti dhe shkrimtari Teki Dervishi

Teki Dervishi u lind në Gjakovë më vitin 1943. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.

Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u murr me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.

Redaksia e gazetes Tema i shpreh ngushellime familjes se tij, kolegeve te gazetes Bota Sot dhe miqeve e bashkpunotreve te tij.

 

14 komente në “Ndërroi jetë publicisti dhe shkrimtari Teki Dervishi”

  1. Coronation says:

    I lehte i qofte dheu! Respekt.

  2. mendimi_im says:

    Te allahut jemi dhe tek ai kthehemi.

  3. Dh. Zaka says:

    Ngushellimet e mia familjes.
    Me vjen keq qe iku ne moshe te re.
    Kujtoj ngazellimin e momentit kur mora vesh se ishte gjalle, mbasi doli lajmi se e kishin vrare barbaret serbe gjate luftes ne Kosove, por ja qe erdhi momenti qe perseri te ngushellojme, kesaj here pa shpresuar ne ndonje mrekulli.
    Nderimet e mia.

  4. tb says:

    Te gjefte shpirti paqe, respekt dhe nderim veprave tuaja.

  5. bazarhesap says:

    Jane perkthyer ne shqip keto veprat e ketij zoterise me musteqe?

  6. Taulanti says:

    O mendimi_im, Kur do allahu ta fut sa krahu.

    1. mendimi_im says:

      kur don allahu ta merr shpirtin me shum mundime dhe nuk mbaron me kaq te hedh ne dore te zebanive…

      1. shpulla says:

        po as allahu ste do kur nuk e di ti kush je, futi nji rruge per indi dhe mere ate veture o mendimi te tjereve

  7. i shipnis says:

    bazarhesap- greqisht dhe serbisht jan te perkthyera e se shpejti edhe ne gjuhen arumune e jevge te Shqiperise.Historia moderne e shqiptarve te Kosoves do ta mbaj mend si te burgosurin me te ri ne moshe te Golli Otokut.

    1. dhelpra e vicidollit says:

      ik se erdhi shkija dhe po dhi ne brek se sala ka helikopter dhe iken , po ti do shkosh per Hesapkusur, do perkesh serbishten ne burgun e kallkanerve. tradhetar.

    2. Dh. Zaka says:

      Mos u merr me bazarin.
      Po ta shohesh edhe ne diskutime te tjera, te hap barkun.
      Ai s di te lexoje, dhe prandaj edhe pyet.
      Shkofsh ne parajse i nderuari Teki.

    3. mendimi_im says:

      une do i perkthej ato ne shqip nga arabishtja qe qene shkruar

  8. Zigur Qarri says:

    Me kujtohet nje perkufizim(perafersisht) i te ndjerit per klasen sotme politke te Shqiperise.
    “Klasa politike Shqiptare eshte nje mur i ndertuar mbi themele muti qe do ti vije gjithmone era”.
    I lehte i qofte dheu i Kosoves.
    Ngushellime familjes dhe gjith te afermeve.
    Me rrespekt.

  9. Cakalli7 says:

    Teki Dervishi, ka edhe bektashinj ne kosove bre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje