Dell: Kryeparlamentari Krasniqi po sfidon komunitetin ndërkombëtar

13 Korrik 2011, 10:38Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell reagoi ashpër ndaj refuzimit të krye parlamentarit Jakup Krasniqi për të kërkuar heqjen e imunitetit të disa deputetëve që janë nën hetime.

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori Dell tha se me këtë qëndrim, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, “ka zgjedhur të sfidojë komunitetin ndërkombëtar, të sfidojë miqtë më të mirë të Kosovës në emër të mbrojtjes së një apo dy miqve të tij”.

Ai tha se përderisa zoti Krasniqi “nuk dëshmon ndjenjë më të lartë të përgjegjesisë për të zgjidhur shumë probleme që ka pasur deri tash, do të jetë e pamundur për Shtetet e Bashkuara që të vazhdojnë të punojnë me të si partner”.

Sot, kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, paraqiti para anëtarëve të Kryesisë përgjigjen që i ka kthyer shefit të EULEX-it, Ksavier Bu dë Marnjak, i cili kërkonte heqjen e imunitetit të deputetëve nën hetime.

Zoti Krasniqi shkruan në letrën drejtuar shefit të EULEX-it se nuk është përgjegjësi e Parlamenti të merret me çështjen e imunitetit dhe se në bazë të Kushtetutës, qeveria mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetëve.

14 komente në “Dell: Kryeparlamentari Krasniqi po sfidon komunitetin ndërkombëtar”

  1. Kosovari says:

    Ah si qenka kjo lojë, zotëri Dell, në llogari të kombeve të shtypura. Tani e ka kuptuar edhe njeriu me dituri të kufizuara mendore se kush e paguan rrogën tuaj dhe me cilat kushte.

    1. Tirona_ime says:

      kosovari folka kshu?Po njerzit e DELL-it ta lirune qafen,se pa AMERIKEN,Komb i shtypur ishit ju),ku per pak,u asimilute.Jo rrogen por dhe breket e amerikes ,do i bleni ju,,,,,,,Se e meritojne

      1. Kosovari says:

        Cili është kombi yt, o ti “banor nga Tirana, i cili nuk di të shkruaj shqip”. A je ti grek, turk, rumun, apo serb? Ne në Kosovë jemi shqiptarë. Çka je ti në Tiranë?

        1. vinny says:

          Mos flit ne emer te te gjithe kosovareve, se si çdo popull nuk jane te gjithe njesoj..
          Hajde te te prezantoj ca te kosoves ketu e shife se sa shqiptar jane..

          Ne ka perona te implikuar ne krime, ata duhet te gjykohen, qofshin shqiptare, aq me tepet deputete.
          Deri dje ne Kosove fajin e kishin serbet qe nuk zhvillohej, so kush e ka!?
          Politika e do qe me Ameriken duhen mbajtur mardhenie te mira, e kjo eshte afer mendjes..

          1. Kosovari says:

            Dëshiroj të përgjigjem në atë që thoni ju zonja Vinny se: “Deri dje ne Kosove fajin e kishin serbet qe nuk zhvillohej, so kush e ka!”. Ju tregoj unë se kush e ka fajin tani: ti si shqiptare, familja Thaçi nga Prishtina dhe familja Berisha nga Tirana.

    2. zylyfi says:

      TE LUMTE OR KOSOVAR KRASNIQI !!!! B R A V O !!!

  2. Lirija says:

    ora per te korigjuar gabimet e USA po troket ne ballkan, si gjithmone amerikanet te perdorin dhe te hedhin ne shesh per kurban, Mbas ben ladenit po zbertheni te gjthe mafjen e tij e te tuajen, sigurisht do e zevendesoni me dike tjeter, vetem ate bustin mos na e prishni ketej nga shqiperia, se kur ta marim vesh qe na e ka futur sa krahu e prishim vete,

    1. Tirona_ime says:

      Ti prish bustin, ato te Prishin ty,Lirije.Bohu e zgjut,.Jepi cezarit,ca osht e cezarit!

  3. tekniku says:

    Por dhe nuk ka arsye per te thene AMIN kurdohere.

  4. Glauku says:

    Nuk e kam idenè qè zoti Dell ka arritur qè tè njohè shqipètarèt e vèrtetè, ato me karakter dhe besè burri. Zoti Dell duhet tè ngulisni thellè nè mendje se shqiptari po e dha besèn , nuk ka perendi qè ta kthejè, ndryshe ai nuk quhet BURRE. Do t’ju kèshilloja qè ju amerikanèt mund tè keni sukses tè garantuar n.q.s punoni me burra si J.Krasniqi. Ndoshta jeni mèsuar tè keni rreth disa ‘partnerè’ qè ju thonè ‘YES’ pèr çdo gjè dhe nè çdo kohè. Jo zoti Dell nuk mund tè kesh sukses me njerèz tè tillè.
    Mbèshtes qèndrimin korekt tè zotit J.krasniqi duke ju kujtuar njè fjalè tè urtè pèr miqèsinè qè èshtè me hile. Mik, mik por, ‘gjiza’l blihet me ‘pare’.

  5. drini says:

    Ne kendej kemi nje shprehje qe eshte e misheruar tek vete emri yt z.Ambasador!”Ik mor Dell”. Kete shprehje ne e perdorim kur nje dell nuk kupton asnjegje!Eshte po i njejti rast me keta pseudodiplomate si edhe rasti i amb.Arvizu ne Tirane “”,ku i beri presion per ta gjynjezuar nje gazet “Shekulli” e ku kryeredaktori i kesaj gazete ne nivelin e duhur i ktheu nje pergjigjie qe do te mbahet mend,nga keta Della qe deri me tash kane punuar me te thashe e me thuaj!Kjo eshte ironia me e madhe e nje shteti aq te madh si SHBA ,ku per fate te keq perfaqesohet nga keta xhuxhmaxhuxher diplomate qe me siguri duan me çdo kushte qe ti prishin imazhin ketij vendi!Pergjegjesi per kete ka edhe Sek.e shtetit z.Hilari(pasi nuk dua ta ngateroj me mbiemrin e madh te saj)e cila me politikat e gjunjezimit kerkon qe vende qe jane te pavarura te luajne lojra te pista nen urdherat e ketyre xhuxhmaxhuxheve ,paçka se mund tu preket kushtetuta apo ligjishmeria e nje vendi.Boll me me keto menyra z.Doll,ka ikur koha e santazheve e ka ardhur koha e mardhenieve reciproke te barabarta .Kosova ka burra qe “nuk duan te behen te verber e nen urdherat e disave qe Wikleaksi ua ka çjerre masken njehere e pergjithmone”.Se fundi z.Dell beje detyren e diplomatit e jo te lugatit!

    1. Tirona_ime says:

      drini?hold your horses! Pa ameriken ti bohesh,toka,pllaja,kopshtari,lulishte,burgje,,Serbogreke,,,oooooooCarac

  6. alban says:

    Ky bicim diplomati, na nxjerr flamurin nga mbrapa qe bota te shohin se eshteamerikan. Nuk eshte flamuri qe te ben amerikan, o Dell, se edhe kriminelet e burgosur neper burgjet e Amerikes kane nga nje flamur ne qeli, eshte zemra dhe shpirti qe i ben njerezit amerikane dhe ta duan dhe ta respektojne Ameriken. Ti, dhe ai xhuxhmaxhuxhi (fjale e huazuar nga komentuesi Drini), ne Tirane, nuk keni asgje te perbashket me vlerat dhe me virtutet e popullit amerikan dhe te eterve te demokracise amerikane. Ju jeni dy sahan dhe bythelepires te qeveritareve te te dy vendeve (Thacit dhe Berishes), dhe lehni ne menyre te ndryre per te marre ndonje kocke prej tyre. Dhe sigurisht qe keni marre dhe te merrni per cdo te lehur, por qe jane kocka me helm. Mallkimi i popullit te Kosoves dhe te Shqiperise do t’ju ndjek nga mbrapa, diplomate te peshtire!

  7. Artemis.S says:

    Ti Tirona_ime qenke nje alamet cope mishi dhe asgje me shume.Me siguri do jesh kryeservil si karakter dhe i perulur,te pakten kete reflektojne komentet e tua te trasha dhe te bezdishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje