Një letër e firmosur nga 300 intelektualë të Kosovës i është dërguar të mërkurën kryetarit të Tribunalit të Hagës, Patrik Robinson, në të cilën i jepet mbështetje liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në letër shprehet edhe shqetësimi për ngecjen dhe prolongimin e procesit gjyqësor të Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt.
Shefi i Departamentit të Historisë në Fakultetin Filozofik, profesori Muhamet Mala, ka thënë se nga kryetari Robinson është kërkuar që rigjykimi i pjesshëm i Haradinajt, i cili pritet të fillojë më 17 gusht, të jetë i shpejtë, i drejtë dhe i paanshëm. Sipas profesorit Mala, letra që i është dërguar kryetarit të Tribunalit, nuk është ngritur mbi kriteret partiake, por ka një bazë të gjerë intelektuale.
“Ne profesorët e UP-së, akademikët dhe intelektualët nuk mund ta kuptojmë sesi është e mundur që një njeri i liruar një herë nga gjyqi i Hagës, të gjykohet përsëri për të njëjtat vepra për të cilat më parë është shpallur i pafajshëm. Ku është drejtësia pas kësaj”, ka thënë Mala, duke cituar pjesë të përmbajtjes së letrës që i është dërguar kryetarit të Tribunalit, Patrik Robinson. Në letër thuhet se mbajtja e Haradinajt në Hagë përbën një hendikep edhe për proceset e shtetndërtimit.
Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Rexhep Ferri, në emër të intelektualëve ka kërkuar që të flasë drejtësia në Hagë, i bindur se ajo është në anën e Haradinajt.
“Është e palogjikshme që Ramush Haradinaj të jetë në një qeli në Hagë, afër Ratko Mlladiqit. Drejtësia botërore dhe evropiane duhet ta thotë fjalën e vet ashtu siç duhet, ngase me këtë e nderon veten, por edhe ne”, ka thënë Ferri.
Ndërkaq, pedagogia në Fakultetin Juridik, Hava Bujupi, ka thënë se përkushtimi ndaj Haradinajt i është shtuar edhe më tepër, ngase gjer më tani janë dëgjuar pak zëra të sinqertë, që do t’i dilnin në krah dhe do ta mbronin atë.
“Haradinaj e ka merituar dhe e meriton të bëhet edhe më tepër për të”, ka thënë Bujupi.
Akuzat për krime lufte ndaj Haradinajt u ngritën në mars të vitit 2005, kur ai ishte kryeministër i Kosovës. Pas gjykimit, Haradinaj më 2008 u shpall i pafajshëm. Mirëpo, në korrik të vitit 2010 ai ftua sërish për rigjykim të pjesshëm./kohaditore/
Haradinaj duhet të gjykohet nga vetë kombi shqiptar, dhe jo nga të huajt. Nëse ai është paguar qindra milionë euro nga armiqtë e kombit tonë për shpërndarjen e analfabetizmit shqiptar duhet të jap përgjigje.
e futi ne burg hashim thaci kete pasi e kishte kundershtarin kryesor..dhe dosjen e krimit e ka rregulluar lulezim basha…keta jane njerezit qe duhet te futen en burg dhe jo haradinaj pasi lufta e tij ka qene per mbrojtjen e kombit..por populli kosovar nuk e ka kuptuar kete qe te protestoi per djemt e UCK-se….
KU ESHTE SHTETI I KOSOVES DHE AI SHQIPTAR PER TE MBROJTUR PATRIOTIN DHE ATDHEDASHESIN ZOTIN HARADINAJ?
APO NUK JANE NE GJENDJE TA KUPTOJNE SE PO I BEJNE FAVOR SERBIT.
FATKEQESI E MADHE.
ma hengri kastravecin edhe ky, bir ona bir sana, nje nga shqiperi nje nga serbia ne gjyqin e hages te mos i ngelet qefi asnjerit
he evropa, kurva plak.
i joti ta fut sot, jo bota, dhe puna e ketij qyqit , sa komb i flliqur qe jemi historikisht figurat e shquara te kombit tone ,i ka pastruar dora e gjakprishurve shqiptare ,qe jane shitur per nje grush miser, sa realitet i shpifur …. !!! ?
Edhe ne Kosove u shpik letra e hapur/mbyllur e 300 lesh intelektualeve…Pse jemi kaq te trashe moj aman? Cjane keta intelektuale leshi qe kane frike se gjykata e hages eshte si gjykatat leshi shqiptare.?!?!?