“Deutschland Radio”: Thaçi, “person non grata”, sekret i Evropës

20 Korrik 2011, 11:51Rajoni TEMA

Hashim Thaçi njihet si “person non-grata”, sekret i Evropës. Kështu ka vlerësuar radioja publike gjermane, Deutschland Radio, sipas të cilës, Kosova është një vend i zhytur në korrupsion, pa perspektivë për të rinjtë, të cilët kryeministrin Thaçi e konsiderojnë si simbol të mafisë, transmeton KTV.

Radio gjermane tregon se kënga e Trojës, “Amaneti i Clownit”, është bërë himni i pakënaqësisë kundër gjendjes aktuale për të rinjtë kosovarë. Të rinjtë kosovarë, sipas kësaj radioje, e shohin kryeministrin Thaçi si burim të të këqijave në Kosovë. “Por, Hashim Thaçi është në pushtet, përkrahet nga Amerika dhe e sheh si garantuesin e stabilitetit politik. Në Evropë prakitikisht është izoluar. Shumë pak zyrtarë të lartë qeveritarë nga Gjermania, Franca apo edhe shtetet e tjera të BE-së e kanë vizituar Prishtinën kohëve të fundit. Hashim Thaçi njihet si “person non-grata”, sekret i Evropës. Kjo është përforcuar kur e bëri një biznesmen të dyshimtë president, e edhe kur u raportua në Evropë se është peshku i madh i mafias kosovare, që pas luftës trafikoi drogë dhe armë dhe ishte përfshirë edhe në trafikim organesh njerëzore. Kryeministri e mbrojti veten, duke hedhur poshtë akuzat”, raporton më tej radioja. Ngushëllimi i vetëm, sipas radios gjermane, mbetet kënga e Trojës.

 

 

4 komente në ““Deutschland Radio”: Thaçi, “person non grata”, sekret i Evropës”

  1. jimmy says:

    EDHE KETO GJERMANE SHUME PO NA DIJKAN PSE NUKE FLETE PER KRIMINELIN TONE QE VRAU 4 VETE PER LULJE BASHNE KRYE HADUTIN

  2. sorge says:

    Amerikanet bashkepunojne me te gjithe DJALL-et e botes,qe punojne per interesat e tyre!!!Shikoni se si e perkrah Berishen kriminel,qe vrau 26 vete ne Gerdec,4 vete protestues paqesore dhe VODHI VOTAT ne 8 MAJ HAPUR NE SYTE E GJITHE BOTES,PERFSHI AMBASADORIN E TYRE DIREKT NE SALLE!!!Ne se kesaj i thone DEMOKRACI,ATEHERE E KA PATUR MIRE ENVER HOXHA SE “AMERIKA ESHTE XHANDARI NDERKOMBETAR”!!!!Vetem HOLANDA DHE DANIMARKA e ka akuzuar HAPUR kriminelin Berisha!!!

    1. un says:

      o mo sorge, t’ka marr malli per Enver a? rri shoku, c’te duhet me Amerikant ty? mos e krruj se te djeg pastaj. po mos ishte ajo amerik zoti sorge shqipria s’do ishte shqipri keto dit por do ishte vetem nje emer i te shkuares ku do ishte coptuar pjes pjes nga Europa midis rracave te poshtra ne ballkan… grekeve dhe serbeve tuaj… kshu sorge…

  3. ivani says:

    Amerika ka qemne dhe mbetet XHANDAR NDERKOMBETAR kurse kurva plake ka qene dhe mbetet EUROPA kurse thaci Hashim mos haroje se po pordhe do bjesh me pa tjeter ere te keqe……….apo doni te dilni pa lagur ti dhe sala sic doli pa lagur nga ju te dy lopa hollandeze VOKSHI ……..Te gjithe ne litar ata-ato qe duan ta shkaterojne hallemadhen SHQIPERI…..TUNG LUGINA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje