Shqipëria e komunizmit në udhëtreguesit e rrugëve në Maqedoni

19 Korrik 2011, 10:38Rajoni TEMA

Republika Popullore e Shqipërisë është një tabelë treguese e komunikacionit në periferi të Ohrit, e cila akoma qëndron në aksin më të frekuentuar rrugor.

Treguesi në përmasa të mëdha gjendet pikërisht në aksin rrugor Ohër – Shën Naum-Tushemishtë. Autoritetet e Ohrit theksojnë se përgjegjësia për këto shenja të komunikacionit bie mbi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Kjo tabelë është vendosur që para viteve të 90-ta, ndërsa ajo për disa vite vazhdon të shërbej si pikë orientuese për të udhëtuar drejt kufirit të shtetit shqiptar.

Tek kalimtarët nuk bën përshtypje ky rast, pasi që ata më shumë theksojnë se shërbehen për të vajtur në destinacionin e duhur. Autoritetet e Ohrit bëjnë të ditur se së shpejti do të ndërmarrin masa për të evituar këtë lëshim në rrugët e këtij qyteti turistik. (M.Latifi/INA)

3 komente në “Shqipëria e komunizmit në udhëtreguesit e rrugëve në Maqedoni”

  1. Tironci Lugano says:

    Te pakten ne Maqedoni qenka nje tabele qe tregon se nga duhet shkuar per ne Shqiperi.Ne Malin e zi ska snje te tille.

    1. Rani says:

      E paske bo me makine rrugen me duket tironco, se mos ke ec shpejt ore shejton dhe te kane vu gjobe gabelet hahahahah, se me mire leket e gjobes i pime kafe te Tajvani si thu??????

  2. Tironci Lugano says:

    Rani.
    Pershendetje.E kam bo shpesh ate rruge me dhjetra e dhjetra here.Edhe ate here kur skish fare autostrade.Le te shpresojme qe te perfundoje sa me shpejt autostrada deri ne Dubrovnik se do jete nje gje shume pozitive per ne Shqipot qe jetojme ne perendim.E duke kujtu rugen sec em kujtohet nje episod qe nje djalosh nga Belgjika i jep policit leke dhe ai sja merr…kafe do pijme qe cke me te….vetem mos mu boj si puna Cenit qe sdonte me preteksin qe rri jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje