Pasditen e së enjtes, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës shumë lehtë ka mundur të shndërrohet në arenë grushtesh midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (në qeveri) dhe atyre të Vetëvendosjes (në opozitë).
Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se debatet dhe polemikat e ashpra në mikrofonët e Kuvendit nuk ishin asgjë në krahasim me fjalorin banal dhe sharjet e bëra midis deputetëve, “prapa kuintave”, larg fokusit të kameras dhe foltores së Kuvendit.
Salla e deputetëve, për pak kohë ka mundur të jetë një ring i vërtetë midis dy deputetëve, kur Latif Gashi nga PDK e ka provokuar verbalisht Florin Krasniqin e VV-së, duke i thënë nëse është i gatshëm “për të hyrë në ring”, pasi që Krasniqi nga ulësja e tij i ka adresuar një fjalor të rëndë kryeministrit Thaçi, derisa ky fundit replikonte me opozitën në temën e nxehtë për vazhdimin ose jo të bisedimeve me Serbinë.
“Nuk mund ta plotësoni kështu, pa edukatë, defiçitin patriotik”, ka thënë duke replikuar në foltore kryeministri Thaçi, ndërkohë që deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, larg mikrofonit dhe nga ulësja e tij i është drejtuar me fjalët: “Ik more hajn, mos shit pallavra e rrena aty, se të gjithë të njohin kush je. Ti duhet të jesh në burg e jo në qeveri…”.
Deputeti Latif Gashi, me të dëgjuar këto fjalë, i është drejtuar Krasniqit: “Mos je i gatshëm për ring” dhe, papritmas ka marrë përgjigjen e këtij të fundit: “Po, çohu, ta bëj edhe ty…”. Në atë moment Gashi, pasi ka parë gatishmërinë e Krasniqit, është tërhequr, duke i thënë: “Shko, bokso me Azis Salihun!” (një boksier i njohur kosovar, vër: LSH) dhe, më pas, është kthyer në ulësen e tij, derisa Krasniqi veç kishte hapëruar “për ring”.
Ky ka qenë një prej momenteve më të nxehta, që gazetarët dhe kamerat nuk e kanë parë dje në Kuvendin e Kosovës. Momente të tilla ka plot në kuvend, ka bërë të ditur burimi i Portalit LajmeShqip.com. Dita e djeshme ishte një prej më të ngarkuarave me debate e tensione brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për vazhdimin ose jo të bisedimeve me Serbinë, që po mbahen në Bruksel.
Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, njihet si prej më të zëshmëve kundër qeverisë dhe personalisht kryeministrit Hashim Thaçi. Ai, ditë më parë, derisa e kishte deponuar sërish një akuzë ndaj kryeministrit kosovar në Gjykatën e Prishtinës, ka deklaruar para gazetarëve se “Hashim Thaçit mund t’ia thyej edhe dhëmbët, por nuk dua, dua që gjykata ta bëjë këtë”.
Në historinë e Kuvendit të Kosovës është e njohur deri më sot përleshja fizike midis dy deputetëve katër vite më parë, kur në hollin e Kuvendit, Gani Geci, nga LDD, e kishte grushtuar deputetin e PDK-së, Gani Koci, pas një konflikti paraprak verbal rreth luftës së UÇK-së. (LajmeShqip.com)
normalisht,si byrazeret e salijes,,,,
KETO KAFSHE ESHTE MIRE TI DREJTOJE KAFSHA JONE SALJE BERISHA
kafsha me e madhe ne trojet shqiptare je ti
ik ore pirdhu , plehre
dhe e ka pak. se sa me shume e shan , aq me shume i pelqen.
Do te dalesh ne ring TOURKOFAGOS?
hahahaha,,,,,,po ti do te besh gjyqtarin?????
Latif Gashi eshte nje spiun i Kadri Veselit, Hashimit dhe Zekes, nje hajn me qizme, i cili dyshohet prej shokeve te tij te shtabit te zones se Llapit si spiun i serbeve, te cilen e ka pranuar edhe Kadri Veseli ne intervisten dhene RTK se sherbimi i tij i fshehte gajte luftes ka funksionuar me agjente te serbise
pastaj e kane fajin serbet,kishte te drejte titua kur thoshte nuk mund te besh deal me ta,jane njerez me b…..,.si dikur kur nje shkrimtar te thjeshte e ftuan ne nje mbremje sallonesh,shkrimtari pak i hutuar i shkeli padashur nje zonje shallin e gjate,qe dukej si bishti i dhelpres,dhe direkt ajo reagoi duke i thene hajn,kafshe,pergjigjja nga shkrimtari ishte e thjeshte.me thua mua kafshe por ti ke bishtin.
Sikur te zihej Florimi me Ilir Meten?E mirepres bashkimin kombetar por duke hequr kafshet nga te dyja palet!