Gjermania e mbështet hyrjen e Kosovës dhe të Serbisë në BE si dy shtete. Por sipas ambasadorit të parë të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, BE-ja asnjëherë nuk do t`i pranojë brenda vetes dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën.
Në një intervistë për “Kohën Ditore” ambasadori në largim i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach, ka thënë se në rrugën e Serbisë drejt BE-së do të vijë edhe momenti kur ajo do të duhet ta njohë Kosovën.
Ndërkaq në pyetjen se a ekziston ende ndonjë rrezik që do të dështojë ekzistimi i Kosovës si shtet, ambasadori në largim i Gjermanisë ishte i prerë: “Jo nuk ka. Nuk ka, sepse Kosova tash njihet nga 76 shtete”.
“E di se procesi i njohjeve është ngadalësuar pak, por besoj se do të ketë njohje të reja. Ajo që për Gjermaninë është shumë, shumë, shumë e qartë është sovraniteti i Kosovës. Sa herë që dikush të flasë për prekjen e sovranitetit të këtij vendi, sa herë që dikush të flasë për ide të ndarjes së këtij vendi, sa herë që dikush flet për ndryshimin e kufijve të këtij vendi, Gjermania do ta kundërshtojë. Gjermania do të kundërshtojë, sepse është bindur se vetëm kufijtë e sigurt në këtë regjion sjellin stabilitet në Ballkan, dhe jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën”, tha ai.
Sipas tij problemet e veriut do të duhej të adresoheshin pas një kohe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Pse budallenj jane gjermanet, pak i kane turqit me nga 4 breza te ulur kembekryq ne mes te gjermanise tani te shtojne edhe nja 2 milione miq te turqve, ua kane pare hajrin nja 40 vjet me radhe aty ne geton tuaj edhe thoni faleminderit qe nuk po u rrethojne me tela me gjemba
hap pas hapi drejt nje konfrontimi rajonal qe sic duket do coje ne nje lufte te re te pergjithshme,te njejtet aktore qe krijuan dy lufterat e meparshme perseri ne skene,ata qe prune shkaterim dhe mjerim ne bote,dhe kure nuk u denuan perseri,mprehin shpatat per nje beteje te re (ne koken e kacidhjarit).turp nuk eshte per ata por per ne, mor te gjore,si ukatandisem dhe lujne te medhenjte me neve,pse u katandis keshtu ballkani,pse nuk merren hapa per nje konfederate panballkanike mes te gjitheve dhe mes te barabarteve,pse lejuane te huajt me ne,pse e lame papen,dhe sojin e tij, te nderhyjne dhe te na ndjellin vrer per njeri tjetrin,kur te gjithe jetojme aty dhe per shekuj luftuam njeri tjetrin,e cfituam,asgje,perseri neve jemi qe shedhim hapin me togen e tyre,perseri ne me te varfrit ne bote,perseri ne guret e bilardos midis lindjes dhe perendimit.mereni vesh mire dhe mos shkoni pas politikes se gjithe te medhenjte qe futin hunden aty nuk kane ardhur per ndihme,por per interesat e tyre,dhe ne rast se vendet e ballkanit,behen pre e politikes se tyre exspasioniste,shume shpejt duhet te presin dite me te veshtira,kete rradhe kur lindja ndihet e poshteruar nga perendimi,dhe kur diplomate deklarojne,se i duhet dhene fund lojrave te perendimit ne gjitonine tone,deklarata nga disa shtete si gjermania,krijojne mundesine per serbine,te nderprese bisedimet per hyrje ne be,dhe automatikisht nje pakt unik mbrojtjeje me rusine,qe natyrisht ky regres do e ktheje boten ne luften e ftofte,dhe sipas rrjedhjes se ngjarjeve edhe nje here mund te behemi mish per top ne duart e tyre.se asnjenjeri nuk di cbie e nesermja dhe na jugu themi djalli ka njemije koke,dhe personalisht nuk dua te riperseriten ngjarjet ne bosnje e kosove e te qajne meshume nena.