Behxhet Pacolli “spiunohet” te ambasadat

23 Korrik 2011, 13:03Rajoni TEMA

Tronditet koalicioni qeverisës në Kosovë. Një burim ndërkombëtar thotë se ka pasur edhe grushtim tavolinash kur janë kërkuar sqarime pse ka shkuar ministri Besim Beqaj nëpër ambasada me akuza personale për zëvendëskryeministrin , Behgjet Pacolli.

Pushtetarët kosovarë vazhdojnë që problemet apo dhe inatet personale me njëri-tjetrin t’i zgjidhin duke u ankuar nëpër ambasada. I fundit në këtë listë është ministri i Zhvillimit, Beqaj, i cili e ka akuzuar Pacollin se po punon vetëm për interesa personale.

Duke folur në kushte anonimiteti, burime ndërkombëtare i kanë thënë “Zërit” se ministri Beqaj ka qenë shumë i qartë në akuzat e tij, duke thënë se “çdo udhëtim që Behgjet Pacolli po e bën jashtë shtetit, çfarëdo aktiviteti që po ndërmerr ai, po e bën vetëm për përfitime personale”.

Gazeta ka provuar dy ditët e fundit të marrë një prononcim prej ministrit Beqaj, por kjo ka qenë e pamundur.

Jo zyrtarisht mësohet se akuzat e Beqajt, i cili është dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e kanë nxitur Pacollin që t’ia nisë një letër she?t të qeverisë, ku është kërcënuar me largimin e AKR-së nga koalicioni qeverisës.

Të njëjtat burime thonë se edhe takimet e mëvonshme, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Thaçi, janë zhvilluar me tone të larta dhe jo pak të ashpra. “Ka pasur bile edhe grushtim tavolinash, jo rrallë herë dukej se situata do eskalojë në tërësi”, tha ky burim i “Zërit”.

13 komente në “Behxhet Pacolli “spiunohet” te ambasadat”

  1. maximus says:

    ja femijet e kopeshtit pa dreke, nje tradite e shqiptareve te pabese , nga kjo tradite e kane ngrene shqipetaret ne shekuj, tradhetia e njeri-tjetrit tek te huajt.

  2. Kosovari says:

    Pacolli ka nevojë për terapi psikologjike. Ai ka miliona në dispozicion tani, por është shumë larg nga titulli i udhëheqësit. Ai do të kujtohet në historinë shqiptare ashtu sikur që ka qenë. Populli nuk është i marrë as në Kosovë dhe as në vendbanimin e tij në Rusi.

    1. albaniafirst says:

      Pacollin nuk e njoh dhe s’mund te gjykoj per te si njeri, por fakti qe ai eshte i vetmi politikan shqiptar qe paraqiti nje platforme te qarte politike per bashkim kombetar i ben nder. Nderkohe te gjithe te tjeret i bien legenave te te huajve qe me teper kane hallin se mos merzitet Rusia se sa hallin e te drejtave te shqiptareve te marra neper kembe ne shekuj.

  3. Gushekuqi says:

    Me vjen shume keq, o`patrioti im Kosovari,por me duhet te them se une, kam tjeter mendim nga ai i juaji. Per terapi psikologjike eshte i tere kombi shqiptar,por vecanerisht,ju kosovaret. Shkaku qendron tek ai gen i keq,tek ai gen vetvrases dhe vetshkaterrues qe ne kemi ne gjak. Historikisht,qe ne lashtesi eshte e provuar se ne shqiptaret nuk ja duam te miren njeri tjetrit. Ne kemi alergji deri ne shkaterrim per,me te mirin,me te zotin,me te zgjuarin dhe bejme te gjitha perpjekjet qe ai te mbetet lag drejtimit,larg vendimarrjes,larg qeverisjes. Xhungla e te paafteve,medioker dhe karrieristeve te semure,ziliqare dhe ngrehaluceve injorante,kane mberthyer si rrenjet e gramthit,pushtetin drejtues,ne te dy shtetet tona. Po si eshte e mundur qe kjo gje ndodh vetem tek ne?Deri kur do te vazhdohet keshtu? Meqe u permend me siper nje emer,po shprehem se rasti i z.Bexhet Pacolli,perben rastin me tipik te koheve te sotme. Historia e personit Bexhet Pacolli,eshte historia e nje njeriu fisnik dhe human,nje njeriu punetor dhe te suksesshem,qe vetem me forcat e tij,arriti ne shkallet e larta te bisnesit,duke konkuruar me ate ruse e evropiene. Kush tjeter,pervec ketij njeriu, i ka ngjitur shkallet e jetes,nga nje provincial prishtinas e femije i nje familje 10 anetaresh,ne nje politikan me vlera per komunitetin e shoqerine ku jeton? Si eshte e mundur gjithe ky reaksion,ndaj atij qe me vlerat e Nene Terezes,kerkon te jape kontributin e tij per popullin e vet? Si mund te shpjegohet gjithe ajo zili dhe zallamahi,ne zgjedhjen e tij president,deri sa u gjeten procedurat,per largimin e tij nga posti? Keto jane xhevahiret qe ndodhin vetem tek ne.Dhe do te vazhdojne te ndodhin per sa kohe qe ne politike mbeten ata,te cilet dje erdhen me jelek leshi dhe ju vinte era kakerdhia dhie,qe s`dine te bejne nje pune per se mbari e te lidhin dy llafe te sakta. Ndersa,Bexhet Pacolli,sic shprehej para pak ditesh nje qeveritar i huaj,i ben nder cdo qeverie e vendimarrje qe desheron te punoje per te miren e popullit te vet. Respekte.

    1. franko says:

      E njejta drame po luhet si ne Shqiperin nane,mallkuar qofte kjo race qensh.

    2. zana19 says:

      Gushe kuqi,

      A ke lexuar ti qe Pacolli eshte nje bisneman i korruptuar deri ne rrenje i lidhur me qeverite me te dyshimta te planetit, dhe nuk e meriton te jete ne udheheqje te popullit.

      Sukseset e tij personale nuk kane lidhje me ate te kombit, e mos na e bej kete njeri kaq humanist kur i ka fituar parate nepermjet korrupsionit.

      1. albaniafirst says:

        Zana, me thuaj nje biznesmen te pa “korruptur” ne gjithe planetin qe quhet toke dhe pastaj do te te jap te drejte. Pacolli nuk ka vjedhur. Ai thjeshte ka dhene rryshfet per te marre porosi per kompanite e tij te ndertimit.

  4. Votren says:

    Ta marre e mira ta marre!Sikur te kuptonin shqipetaret vetem 00.1% te asaj qe shkruan Gushekuqi.

  5. 21Janari says:

    O kasolle ku na mlodhe… kjo eshte menyra e qeverisjes prej “te zgjedhurve” ne trojet shqiptare.

  6. Gushekuqi says:

    Kam nje respekt te vecante dhe i ndjek me shume vemendje komentet tuaja,Zana 19 (vjecare). Personalisht,kam bindje te plote se shkrimet ndaj z.Pacolli,perfshire dhe ate te nderuarit z.Baze,jane thjesht nje “fantazi per violine dhe orkester,opus, ne si bemol mazhor”.Trillimet per gjoja,para te pista te vena permes nje korrupsioni te thelle,jane vetem shpifje dhe genjeshtra te gatuara ne ate guzhinen qe thame pak me lart,xhunglen e injorances,qe nuk dine te bejne tjeter gje pervec kesaj pune.Pacolli nuk i ka bere parate me tenderat e Sali Berishes (vetem atehere dyshimi do te ishte i vertete),por ne konkurim me bisnesmenet e evropes dhe te rusise se veshtire. Cdo akuze qe ngrihet ndaj tij ne kete drejtim eshte e pabaze.Deri me sot nuk ka asnje gjyq te humbur apo te mbetur neper kembe.Edhe ato insinuata qe i behen per filorus apo filoserb,jane zhelozi dhe intrige e ulet se nuk kane ku t`a sulmojne ne drejtim tjeter.Edhe ruset edhe serbet edhe greket,nuk mund t`i perzeme nga kontinenti,prandaj jemi te detyruar te bashkjetojme me ta ne gadishull dhe ne kontinent.Nqs,z.Pacolli eshte i zoti te ndertoje ura lidhje dhe bashkimi me ta,ne baze te parimeve te reciprocitetit,kjo eshte edhe ne te miren tone.Kete kerkon te beje Pacolli,madje eshte i pari qe kerkon te hiqen barrierat ekonomoke burokratike fallso ne mes Kosoves dhe Shqiperise,pike se pari.Pikerisht kete gje po kerkon te beje vete Evropa si me bisedimet Kosove -Serbi,ashtu edhe vete ajo me Rusine.Ne fund desha te them si bindje t`imen se : si ata te Pacollit edhe keta tanet,qe kur u futen ne politike,ju vinte era lesh dhie,edhe sikur njemije here te lindin,asnjeri,e perseris,asnjeri kurre nuk do t`i afroheshin Bexhet Pacollit as deri tek thembra e kembes.Ata,pabuksa dhe pabreksa,qe jane bere sot milionere me parate e popullit,kane detyrime per te lare,sapo te bien nga fiku.Keta i kane vene me hajni,parate e tyre dhe i shpenzojne ato per te luftuar me te aftin e me te zotin,qe te mos ju zene vendin.Ndersa,z.Pacolli edhe kur i jepte ndihmat 100mije euroshe Nene Terezes,per te ndihmuar te varfrit,i jepte me kusht,qe te mos i permendej emri. Kjo eshte e verteta,e nderuara Zana 19 (vjecare) dhe gjithkush tjeter qe vazhdon te besoje ne shpifjet dhe intrigat e injorances.Per me tej,vete z.Pacolli,ka shkruar nje liber autobiografik qe edhe une vete jam shume kurioz t`a lexoj kete rast interesant tipik shqiptar.Nese desheroni,ju ndihmoj qe t`ju bjere ne dore. Respekte te gjitheve.

    1. albert says:

      I nderuari Gushekuqi
      Renovimi i Pallatit te Shtypit kushtoi 15 milione euro. Me vone u dhane edhe 2 milione te tjera, gjithesejte 17 miljon.
      Sot, nese shitet Pallati do te kishte vleren 7 milione.(sipas eksperteve)
      Tenderin per renovimin e Pallatit te Shtypit e fitoi Mabetexi i Pacollit.
      Ky tender eshte vetem njera hajni e Pacollit ne Kosove (natyrisht qe parate i ndane me Hashimin) prandaj keta hajdute bene koalicion mes vete.
      Te pershendes.

  7. Gushekuqi says:

    O` e nderuara Zana 19 (vjecare)! Prodhohet patatja ne Kosove dhe kalbet,sepse duhet te tregtohet ajo serbe.Prodhon fshatari i shkrete ne Shishtavec te Kukesit,patate dhe i kalbet se duhet te shitet ajo greke.Une,nuk arrij te kuptoj tani se kush eshte filoserb apo filogrek ketu : qeveritaret tane qe me korrupsionin galopant dhe interesat e monopoleve te tyre,varrosin fshatarin dhe produktin e tij vendas,apo Bexhet Pacolli,qe si bisnesmen i di keto lidhje te ndyra dhe kerkon t`i zhduke barrierat fiskale mafioze,te vendosura nga qeveritaret,ne mes te dy vendeve tona.

  8. Gushekuqi says:

    I nderuar z.Albert! Faleminderit per sqarimin por,nuk e di se pse nuk ju kuptoj dot. Nga njera ane thoni se rinovimi i Pallatit te Shtypit kushtoi 17 milion euro dhe nga ana tjeter thoni se …”sot,nese shitet Pallati,do te kishte vleren 7 milion (sipas eksperteve)”. Se pari, Pallati nuk u restaurua per t`u privatizuar,por per nevojat e perditshme te shtypit dhe e dyta nese …shitet (qe kjo eshte fantazi),ai kuptohet qe nuk ka vetem vleren e ristaurimit,por edhe te objektit themelor. Pra 17 + vleren e objektit te amortizuar.Kjo eshte logjika ekonomike.Kjo eshte matematika e shifrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje