Nuk do të ketë kthim në gjendjen e mëparshme në pikat kufitare në veri, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Ai ka kritikuar ashpër misionin e EULEX-it, duke thënë se ky mision ka qenë i informuar por nuk ka dashur ta ndihmojë qeverinë në vendosjen e rendit në veri.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Thaçi ka thënë se Kosova ka luajtur një rol shumë konstruktiv në raport me Bashkimin Evropian dhe EULEX-in, por kjo nuk i është kundërshpërblyer me bashkëpunim në veri.
“Nëse misioni i EULEX-it mendon se lejimi i kontrabandës, krimit të organizuar dhe cenimit të sovranitetit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës është diçka normale që duhet lejuar, atëherë le të na e japin vetëm një shembull konkret se në cilin shtet të Bashkimit Evropian tolerohet krimi, korrupsioni, kontrabanda dhe strukturat e armatosura, strukturat paralele”, ka deklaruar Thaçi.
Ndërsa ka kritikuar EULEX-in, kryeministri i Kosovës ka falënderuar KFOR-in për bashkëpunim.
Thaçi ka thënë po ashtu se në veri të Kosovës si vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët kanë dështuar për 12 vjet.
Funksionimi i strukturave ilegale dhe kontrabanda e bëjnë këtë pjesë vrimë të zezë si për Kosovën e rajonin ashtu edhe për gjithë Evropën e cila ishte pajtuar me një gjendje të tillë, ka vlerësuar kryeministri i Kosovës.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për të vendosur nën kontroll vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri, nga analistët shihet si i domosdoshëm pas refuzimit të EULEX-it që t’i zbatojë masat e reciprocitetet që qeveria vendore kishte vendosur në raport me Serbinë.
Ky veprim i qeverisë, sipas analistit Shkëlzen Maliqi në fazën e parë ishte i suksesshëm, por për fazat e mëtutjeshme ai parasheh si të nevojshme të ketë një marrëveshje, pasi që atje dogana e Kosovës nuk mund të funksionojë në këtë terren në vazhdimësi, nën masat e shtuara të sigurisë.
“Besoj se policia e Kosovës sado që i ka këto forcat speciale të afta e të ushtruara për kryerjen e detyrës, ato nuk do të mund të qëndrojnë tërë kohën për ta mbrojtur doganën e Kosovës në një ambient të tillë, rrethim të tillë çfarë është Leposaviqi dhe veriu i Kosovës“.
“Ato janë pika të izoluara ku Leposaviqi i ka 60 kilometra, ku gjithnjë mund të ndodhin këso bllokada të qytetarëve. Domethënë duhet të arrihet një marrëveshje për formën se si do të qëndroj atje dhe të veproj, jetë efikase dogana e Kosovës”, vlerëson Maliqi.
Ndërkohë, analisti Krenar Gashi, drejtor i Instituti KIPRED, thotë se aksioni i qeverisë ishte i drejtë dhe plotësisht legjitim.
Ai beson se gjendja e re e krijuar në pikat doganore me Serbinë, tani e barazon pozicionin e Kosovës në bisedime.
Veriu i Kosovës, vijon ai, është shfrytëzuar në vazhdimësi nga Beogradi për të sfiduar bisedimet dhe kërcënuar me hapjen e temës së veçantë për këtë pjesë të Kosovës në tavolinën e bisedimeve.
“Ky veprim i qeverisë dhe policisë së Kosovës e barazon rolin e Kosovës karshi Serbisë në këtë tavolinë bisedimesh, për arsyen më të thjeshtë sepse duke mos i pasur në kontroll dy pikat kyçe doganore me Serbinë, Kosova ka qenë në një pozicion shumë të pafavorshëm karshi Serbisë në këto bisedime”, thotë Gashi.
Vendosja e pikave doganore, pa vendosjen e një rendi ligjor në veri, nuk shihet si zgjidhje e qëndrueshme në një afat më të gjatë nga analisti Shkëlzen Maliqi.
Ai parasheh se do të ketë nevojë për një zgjidhje dhe dialog në mënyrë që edhe strukturat e tashme paralele serbe atje, të integrohen gradualisht në kuadër të planit të Ahtisarit dhe të përfshihet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
“Kjo në të vërtetë kërkon një zgjidhje në kuadër të Pakos së Ahtisarit. Serbia ka bërë disa lëshime fillestare, por duhet të jetë e vëmendshme që edhe për interesat e saj afatgjate, thjeshtë të ndikojë në popullatën serbe në veri që gradualisht të integrohet në Kosovë. A duhet të paguajë edhe Kosova ndonjë çmim për këtë apo të bëjë ndonjë lëshim, ndonjë plan ose ndonjë projekt Ahtisari plus, ato do t’i shohim, nuk mund t’i vlerësojmë në këtë moment”, thotë Maliqi.
Një çështje tjetër që tani duhet sqaruar në veri ka të bëjë me praninë ndërkombëtare, thotë analisti Krenar Gashi.
Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet ta qartësojë me Brukselin se vendosja e ligjshmërisë në veri dhe pikat doganore atje, ishte një hap i ligjshëm, i drejtë dhe i domosdoshëm.
“Kujtoj që tani në rrafshin politik është koha e fundit që Qeveria e Kosovës t’i sqarojë punët me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh këtu edhe rolin e misionit të EULEX-it në Kosovë. Është e papranueshme për popullatën e Kosovës fakti që misioni i EULEX-it refuzon të zbatojë një vendim legjitim të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit karshi Serbisë”,vlerëson Gashi.
Aksioni në veri, ishte një mesazh i shtetësisë së Kosovës, thonë analistët të cilët presin që qeveria të mbetet e vendosur dhe të mos lejojë më kthimin e gjendjes së mëparshme./rel/
O Thaci o pederas.Euleshi nuk ben gje.Mblidh ujqerit e vjeter te UCK ta bejne kufirin te mos kaloje as miza.
Ku e ke salen o Ashim ky eshte momenti me i rendesishem qe pas luftes se 99 tes edhe shqiperia fle gjume,nje gjume i qellimshem,ja sa e don saliu kosoven as edhe nje fjale,Kuptoni njehere e pergjithmon oooo ju kosovare se saliu nuk eshte shqiptar Ai dogji e poqi shtepine e vet po te ishte ne doren e tij ju kish ngren ujku qe moti te gjitheve,
Haxhiqmili jone po ju thote te dialogoni me serbine po mire more antishqiptar i perbetuar mitrovica e serbise eshte qe te dialogohet me serbin?!!!
Hashim prit se te ndihmon Sala.Penicilina i beri nje telefon Fazllicit dje e i tha qe kur ti qelloni policet e Kosoves me snajper mos i qelloni ne koke por nga kembet,se kosovaret me dun fort.
O baca Hashim, mos mendo se jemi budallenjë ne kosovarët sikur që të thojnë ty të huajtë. EULEX-i është padroni yt që dhjetëra vite. Edhe njerëzit me dituri të kufizuara mendore në Kosovë e dinë këtë.
Z.H.Thaci,mos te te shkoi mendja se do te ndihmoi EULEKSI,Kush pret te te ndihmoi shteti Rumun me policet qe ka derguar aty.Kjo polici e evropes eshte kunder Kosoves dhe shqipetarve.I veti mik,dashamirs qe hisorikisht e ka ndihmuar Shqipetaret eshte ShBA.Evropjanet kur mos i besoni.Mendoi qe ne se popull vazhdimisht duhet te mbeshtetemi tek SHBA dhe ate vende ta duam njesoi si vendi jone.
o Thac po shyqyr qe u zgjove nga gjumi,tani e kuptove ti qe shpin tende e mbron ti jo komshiu,,,dhe djemt e shqipes kur ti dergosh per mision jepi urdher te qellojn se e din vet ata pastaj,i shfarosin dobicat serb i han mish te gjall si kanibal,mjaft jan tallur me ne..le ta shikojn serbet kush jan shqipetaret,,dhe euleshin ndiqeni fare nga kosova se i marin leket kot,
Shume bukur ka folur Thaci qe i ka akuzuar direkt ate te EULEX-it —Asthu duhet folur kur nuk bejne punen qe ju takon