Thaçi: Nuk ka kthim prapa

30 Korrik 2011, 11:41Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur se veprimet e qeverisë për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, kanë qenë dhe janë veprime kushtetuese, ligjore dhe legale.

Thaçi i bëri këto komente në një koferencë të përbashkët për media me shefin e misionit të EULEX-it, Ksavier de Marnak.

“Vendosja e rendit dhe e ligjit nuk është e drejtuar kundër askujt. Ajo është në interesin e qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, ka thënë Thaçi.

“Njerëzit që jetojnë në atë pjesë të territorit, tash e 12 vjet, janë të dërmuar nga krimi, paramilitarët, strukturat paralele dhe kontrabanda. Kjo stituatë ishte e padurueshme. Qytetarët atje meritojnë një jetë më normale”, ka theksuar kreu i ekzekutivit.

Thaçi tha se Kosova nuk ka mundur të lejojë që një pjesë e territorit të saj të mbetet vrimë e zezë.

“Diçka të tillë nuk mund të lejonim. Kemi arritur t’i japim fund status-quos”, ka thënë Thaçi.

Ky i fundit ka përsëritur se nuk do të ketë kthim në gjendjen e mëparshme, duke thënë se “Kosova ka hapur një kapitull të ri që bazohet në sundimin e plotë të ligjit”.

Pavarësisht situatës së krijuar, Thaçi ka thënë se “Kosova ka qenë dhe është gati për dialog ndërshtetëror me Serbinë, për çështje praktike, me intreres të popujve, paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë”.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Thaçi i ka shprehur mirënjohje dhe faktorit ndërkombëtar, ndërsa misionin e EULEX-it e ka porositur se është i ftuar të funksionojë në tërë territorin e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka mirëpritur bashkëpunimin e ngushtë me EULEX-in në shërbim të sundimit të rendit dhe të ligjit në tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm në një pjesë të saj”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, shefi i EEULEX-it, Ksavier de Marnak, ka thënë se nuk do të lejohet asnjë formë e dhunës dhe e frikësimit.

“E vetmja rrugë drejt gjetjes së zgjidhjes është dialogu. Përmes dialogut, dy palët mund të gjejnë zgjidhje. EULEX-i githmonë  e ka mbështetur vendosjen e kontrollit doganor në gjithë Kosovën”, ka thënë Marnak.

“EUELX-i po punon me partnerët e vet për të luftuar kontrabnabdën dhe për t’iu siguruar qytetarëve një të ardhme më të mirë. EULEX-i respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Marnak.

Kryeministri i Kosovës i ka ftuar qytetarët për mirëkuptim, qetësi, tolerancë dhe besim në institucionet vendore dhe ndërkombëtare./rel/

10 komente në “Thaçi: Nuk ka kthim prapa”

  1. popolo di Tirana says:

    Duket qarte qe Thaçit i kane gjetur prova per akuzat rreth trafikun e organeve…

  2. ujk marsi says:

    shko edhe jep deshmine tende per kete. po si nuk te vjen turp ore?!

    1. popolo di Tirana says:

      Te me vije turp qe nuk mbeshtes banditet ne pushtet?

  3. anstasi says:

    bukur taqi tani e ka rdhen greqia do ta mbysim me kopace se ka barkun e thare nuk para per buk

  4. GJENEVA says:

    Pesqind vjete nena priti Skenderbeut nje vella i lindi, HASHIM THAQI.

  5. shpulla says:

    po po shume mire Thaci se nuk keni rruge tjeter ti me Saliun ose burg ose lufte, O budalla mos perdor popullin e shkrete se nuk ju ndihmon njeri ju qe po vidhni popullin tuaj, Boll vuajti populli kosovar, gjeni gjuhe paqesore. kriminelat jeni ju, tallet serbi me ju. Duhen politikan kredibel per nje popull qe te respektohet.

  6. enh says:

    une po cuditem,si vashdon te thote thaci qe veprimet jane legjitime,kur te dyja org.nderkombetare,per te mbykqyrur,situaten e mohojne,eulexi e zbrazi fare,duke thehe se eshte veprim ilegal,dhe terthorazi dhe pala tjeter,ne rruge diplomatike,pohon te njejten,mesa kuptoj une derisa kosova seshte anetare e okb,qe te dy org.paqerujtese,i rreferohen rezolutes,perkatese nga i njejti organizem,dhe jo dogmes kombetare,dhe ne opinionin tim eshte mire qe sa me shpejt te kthehen ne dialog,dhe te jete i kenaqur me kete, e megjithese per mua veriu kurre sdo kontrollohet,perseri e vetmja rruge eshte ajo qe ndjek qiprua,kur perfaqesuesit e tyre thone se te dy org,elexi dhe kfori kane mandat te fuqishem,vetem kjo te le te nenkuptosh,se vendimet e tyre jane mbi ato kombetare,dhe cdo vendim indipedent e aq me shume i bazuarne dhune mund te sjellin ,situata te pakontrolluara,aq sa mund te vene ne dyshim teresine teritoriale,dhe me teper destabilizimin e rajonit.

    1. Bardhi says:

      Gjykata nderkombetare e drejtesise ka vendose per ligjeshmerin e shpalljes se pavaresise se
      KOSOVES,sipas GJND shpallja e pavaresise nuk eshte ne kundershtim me:
      te drejten nderkometare
      rezoluten e KS te OKB 1244
      e as me lornizen kushtetuese ne vendosur nga misioni i OKB UNMIK.

      Misionet nderkombtare nuk e kan cilesu vendimin e qeverise si ilegal,EULEX deri sot nuk e ka perkrah kete vendim,KFOR ka qen pjesmarres aktiv ne vendosjen e reciprocitetit ne pikat doganore,te dyja misionet po e zbatoin vendimin e qeverise per nalimin e importimit te mallerave serbe.

  7. enh says:

    gjykata ka dhene mendim,dhe jo vendim.kjo nenkupton se nuk eshte i detyrueshem,per te gjitha palet ,si psh vendimi qe u dha per qipron,qe yi detyronte te dyja palet te zbatonin vendimin e org.se komb.te bashkuar qe u hodh poshte me veton e rusise,me pretekstin per arsye teknike,ketu eshte dicka tjeter,ka shtete qe e njohin vullnetarisht kosoven,dhe org ,qe deponojne vendim nga okb, te mbykqyrin situaten si kfori qe perfaqeson naton dhe eulexi qe perfaqeson be,qe te dyja me mandat te forte per te vene ne jete rezoluten 1244,ose simfonine ahtisari,dhe jo pavaresine e kosoves,dhe eshte shume e thjeshte si dy org nderkombetare mund te marin mandat nga okb te mbrojne direktivat e nje shteti,qe nuk egziszton ne kete org,dhe ku disa nuk e njohin,dhe as nuk do e njohin pavaresine e saj,pra vete ky boshllek le ne ere cdo diskutim,per miqte eshte mire kosova eshte shtet dhe duhet te ushtroje autoritetin e saj ne gjithe truallin,per te tjeret qe e quajne ilegal,ndryshimin e hartes se shteteve,pa akreditimin e okb,dhe vazhdojne ta shikojne kosoven si krahine autonome,te serbise,natyrisht akte te tilla i denojne si separatiste,ose teroriste,dhe ne rastin konkret ne rast se kishte viktima serbe,dhe akte gjenocidi prej shumices ne pakicat minoritare, dhe ne opinionin tim akte te tilla pa lejen e organizmave nderkombetare,kur ne thelb permbajne dhunen jane te denueshme,ilegale,pikesepari pasi natua u terhoq dhe okb.mori autoritetin,e megjithese perseri ajo beri pergjegjes kforin(nato) dhe evropen me eulexin,e para eshte venia ne dyshim e tyre,prandaj dhe te dyja e denuan kete akt,si ilegal(bbc,kosovo.30 jul.2011).se dyti,nje akt i tille ve ne diskutim diplomacine dhe bisedimet si dhe hap rrugen per situata te pakontrolluara.se treti ndihmon forcat radikale serbe qe ne thelb kerkojne nje tjeter cans,te maten me perendimin,se katerti,edhe vete diplomacia boterore ka ndryshuar me kthimin e rusise ne skene,ku i kundervihen perendimit ne cdo aspekt ku rrezikohen interesat e tyre gjeostrategjike dhe deshirojne me shume nga serbet nje stanjacon,si dhe keqesimin e gjendjes ne kosove,si dhe kapitullimin e serbise ne lindje,per pozicionin e saj strategjik,afer qendres se evropes,aty ku miren vendime per gjithe boten,e shumte eshte te pyes sa large eshte beogradi nga brukseli,dhe kjo i jep serbise disa point,qe mund te ndyshoje mendimin dhe afrimin e shteteve te medha,kur kthimi ne luften e ftohte do kushtoje shume me teper se te dyja shtetet bashke serbise dhe kosoves,prandaj e vetmja rruge eshte dialogu,fryma e durimit dhe respektimi i te drejtes nderkombetare,veprime rebele edhe te imponuara nga te trete,mund te nxjerin ne rruge pa krye,ne revolta e me vone ne lufte civile,dhe kur flasin armet cdo gje vihet ne dyshim,dhe fiton me i forti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje