Ahmeti më i pasur se Thaçi

8 Gusht 2011, 11:39Rajoni TEMA

Politikanët shqiptar në Maqedoni nuk janë edhe aq të pasur, sa pretendohet. Të paktën ata kështu janë deklaruar për pasurin e tyre, pranë Komisionit për parandalimin e korrupsionit, raporton INA.

Bazuar në të dhënat e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, pasuria e liderit të BDI-së përbëhet nga disa mijëra metra katrorë tokë dhe shtëpi, ndërsa me më pak pasuri tregohet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ali Ahmeti në qytetin e tij në Kërçovë posedon tokë tetë mijë metër katrorë që arrin vlerën e 150 mijë eurove, dy shtëpi në fshatin e lindjes me nga 250 metra katrorë në vlerë prej rreht 200 mijë eurove. Ahmeti gjithashtu ka edhe 700 metra katrorë tokë në Shqipëri. Ndërsa në llogarinë e tij bankare ka depozituar 134 mijë denarë.

Më i varfri ndër politikanët shqiptar në Maqedoni duket se ka mbetur kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi. Të vetmet pasuri të tij janë shtëpia në Tetovë, me kopsht pemësh dhe ka një makinë tip “BMW” në vlerë  prej 50 mijë euro. Ndërsa në llogarinë e tij bankare ka depozituar vetëm 60 mijë euro.

2 komente në “Ahmeti më i pasur se Thaçi”

  1. lili says:

    woouah ,sa shume paska “perparuar2 ky ahmeti qe nga koha kur ishte ne Svicer! Hajde hajde,modelin e Albanistaninit po e ndjeka ky:grabit edhe shitu sa te mundesh!Haram!

  2. AK says:

    PA SHIKO KETE ZOTRINE TJETER A KA BMW 50.000 EURO DHE NE LLOGARI KA 60.000 EURO PO TE KISHE TI KAQ PARA DO E MBAJE NJE BMW QE ESHTE E BARABARTE ME KURSIMET E TUAJA???? KETO KANE MILIARDAAAAAA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje