Mercenarë rusë në veri

12 Gusht 2011, 10:30Rajoni TEMA

Tashmë s’ka asnjë dyshim se mercenarë rusë kanë ardhur në veri, si përforcim për strukturat paralele të instaluara nga Beogradi në këtë pjesë të Kosovës. Ky djalë nga Rusia ka folur për televizionin publik gjerman, ARD. Ai thotë se, bashkë me rusë të tjerë, kanë ardhur për t’iu ndihmuar “vëllezërve sllavo-ortodoksë”.

Në një emision dokumentar, i postuar në webfaqen e këtij televizioni më 8 gusht, ku jepen pamje të rrugëve të bllokuara nga serbët lokalë, është intervistuar edhe një shtetas rus, shkruan “Express”.

Gazetari gjerman thotë se në Veri të Kosovës kriminelët janë bashkuar me politikën, kanë marrë përkrahje nga njerëz jashtë Kosovës, por edhe jashtë Serbisë. Përkrahësit madje po vijnë edhe nga Rusia.

“Kemi ardhur këtu për t’iu ndihmuar vëllezërve serbë. Ne të gjithë jemi një gjak. Jemi të të njëjtit gjak, të njëjtit besim ortodoks dhe të gjithë duhet të jemi të bashkuar t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, ka thënë për ARD një i ri rus, i shoqëruar nga ekstremistë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe persona me fanella të grupit radikal “Srpski Vitezovi”.

Gazeta “Express” para dhjetë ditësh ka raportuar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka identifikuar mercenarë rusë në Veri, të cilët erdhën aty pas aksionit të policisë speciale të Kosovës për të vënë në kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

Në mesin e atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në Veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele, të MUP-it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë si dhe mercenarë të ardhur nga Rusia, ka thënë për “Express”, një burim nga AKI-ja.

“Këtë e dinë jo vetëm organet kosovare të sigurisë, por edhe ato ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

“Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në Veri si dhe kriminelët Marko Jakshiq, Millan Ivanoviq dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjeshtë serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, ka thënë burimi.

Për praninë e kriminelëve të armatosur dhe snajperistëve dhe ekstremistëve që detyrojnë dhe paguajnë qytetarë serbë të Veriut për të qëndruar në barrikada pa dëshirën e tyre, kanë folur shpeshherë edhe përfaqësues të KFOR-it, por askush nuk është arrestuar.

7 komente në “Mercenarë rusë në veri”

  1. Cakalli7 says:

    po merrni edhe ju ca arape nga hamasi ore per cfare i keni ata apo vetem per ta ngritur perpjete bashke

    1. anticensurë says:

      çako,shqiptarët nuk kanë asnjë lloj lidhje me ham asi!
      ata të ham asit janë arabë,shqipot janë europianë!
      por gjëja që më bën përshtypje është se ti o çako,tuko mbretëresha,lyps debili dhe ai i laguri,i vetmi që ka thyer rekordin e berishës,poseidoni,përse nuk shkoni të radhiteni në krahë të “vëllezërve të budallallëkut”sërbë!
      dhe ata ortodoksë,dhe ata kanë rruajtur “origjinën”,shkojini e ndihmijini siç po ndihmoni gërkun!
      apo nuk ju leverdis!sërbi nuk ka bukë për vete e jo më për ju!gërku shfrytëzon europën dhe emigrantët shqiptar për tu paguar juve bastardëve 300 eurosh!

      1. Cakalli7 says:

        ou sa mir i din kto xhona ti xhin, harrova ti nuk e ke vellacko hamasin, ti dhe motrat e tua keni moter arapet

  2. DARDAN says:

    Cakalli7, Ike edhe ti ne veri se atje e ke vendin te velezrit e tu Ortodokse merre edhe janullatosin me vete

    1. Cakalli7 says:

      Une nuk kam tundur ndonjehere flamur serb grupi, ju dolet te kerkoni “gjami” me flamurin jeshil te hamasit ne dore.

  3. DARDAN says:

    Cakalli7, duhet te ju vije turpe se deri ku ka arritur degjenerimi i juve ortodoksve shqiptare ,nuk je i vetem ti jo ka shume si ti mjaftone te shikoshe portalin forumishqiptare ku ortodokset unanimisht jane ne mbeshtetje te velezerve te tyre ortodokse. ju jeni fatkeqsia e kombit shqiptare ju e ndate kombin shqiptare dhe ju jeni duke e shkatrrua shqiperin por shum shpejt do te ju vije fundi

  4. enh says:

    e kush flasin,sa vullnetare xhihadiste kishte ne rradhet e uck,dhe sa specialiste te tjere,nga bota arabe e turqia,ndihmojne sot ushtrite tona,sa agjente u kapen nga vende perendimore me kapsolla elektrike,nga serbet ne kroaci e kosove para luftes.pse ana tjeter te ndaloje vullnetare,e jo mercenare,pasi nuk paguhen ti ndihmojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje