Berlini mbështet tërësinë territoriale të Kosovës

11 Gusht 2011, 12:30Rajoni TEMA

Harta e Evropës Juglindore është vizatuar. Çështjet e statusit dhe të territoreve në rajonin e Ballkanit janë zgjidhur përfundimisht, tha në Prishtinë, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle.

Ai shprehu domosdoshmërinë që zgjidhjet për mospajtimet ekzistuese ndërmjet Prishtinës e Beogradit  – përfshirë problemet që ndërlidhen me veriun, të gjenden në dialogun në mes të palëve, ndërsa ritheksoi mbështetjen e Berlinit zyrtar për integritetin territorial të Kosovës.

“Kjo nënkupton që kjo mbetet jashtë diskutimit për ne. Ne mendojmë se dialogu është i nevojshëm. Ne mendojmë se bashkëpunimi, në vend të konfrontimit, duhet të jetë fundamental për çdo proces në rajon, por kjo nënkupton që çdokush i respekton kufijtë”, u shpreh shefi i diplomacisë gjermane pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë, ai nuk deshi të japë detaje për parakushtet eventuale të cilat do t’i viheshin Serbisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Para takimit me kryeministrin e Kosovës, ministri i jashtëm gjerman është takuar edhe me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, kurse gjatë ditës pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë, që veprojnë në Kosovë.

2 komente në “Berlini mbështet tërësinë territoriale të Kosovës”

  1. Shebeniku says:

    O I nderuar Minister. Je Minister i jashtem i shtetit qè èshtè lokomotive ekonomike e Europès. Kujdes nè deklarata se futesh nè armiqesi shteterore me shtetin e Sali Berishes. A e njeh Ti Sali Berishen apo Jo? Sali Berisha nuk èshtè dakord me deklarimin Tuaj.

  2. enh says:

    dhe une ja mbeshtet,por me falni skame te drejten e vetos ne okb,nuk shes as gaz as teknologji metamoderne,se dhe ata qe na e mbeshtesin,per interesat e tyre mbeshtesin dhe armiqte e kosoves,jane nga vende te ftohta dhe ne dimer pa gaz aty plevitosesh,mbasi kemi fatin te bejne nje lidhje gazi nderatlantike,sesi vene keta,do marim ne te ftohte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje