Publicisti i njohur dha analisti i çështjeve ballkanike Tim Judah thotë se ndërhyrja në veri ishte një bast i nxituar nga Qeveria e Kosovës, i cili megjithatë u shpagua në afat të shkurtër dhe pjesërisht. Kosova përfitoi diçka në veri nga ndërhyrja, por humbi në Bruksel, duke u shfaqur si një partner i paparashikueshëm.
I pyetur se si e sheh intervenimin e Qeverisë së Kosovës në veri, para dy javësh, dhe përgjigjen e dhunshme serbe që pasoi, Judah në një intervistë për Koha Ditore ka thënë se ai ishte një bast i nxituar, por u shpagua, së paku në afat të shkurtër dhe së paku pjesërisht. “Nëse marrëveshja qëndron, më nuk do të ketë importime përmes veriut dhe ata do të duhej të importonin me doganën duke ardhur përmes Merdarit, madje edhe nëse Qeveria ende nuk e kontrollon kufirin verior që është njëlloj fitoreje 2 me 1 për Prishtinën. Megjithatë, mendoj se Prishtina humbi në Bruksel, duke u shfaqur si një partner i paparashikueshëm. Kjo mund të ketë hidhëruar disa prej diplomatëve që duhet të merren me Kosovën. Natyrisht, disa në Kosovë mund të thonë: “pse të çajmë kokën, sepse ne nuk kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe asnjë hartë për liberalizim vizash”, por ky është një argument që pret në të dyja anët. Ata mund të mendojnë: “janë të nxituar dhe nuk çajnë kokën për neve, janë më pak se dy milionë, le të djersiten deri në fund të vetmuar”, ka thënë Judah.
Nuk jam ne gjndje te kuptoi analizen e Z.Judah. Gjykoi se politikanve te Brukselit nuk ka arsyje tu ngelet hatri ne qoftese jane te ndershm ne ate qe thone per konsolidimin e shtetit te Kosoves.Ka qe nga shpallja e pamvarsise,qe ne veri te kosoves nuk vepron ligji.Atje ligjin e bejne kriminelet.Nisur nga kjo mendoi se politikanet ne Bruksel duhet ta miratoin nje veprim te till,ndryshe Kosova ska per tu bere shtet kure.
Sipas Judah, Brukseli qenka per nje shtet rrumpalle ku nuk vepron ligji, ku kriminelet serbe te vazhdojne te perkedhelen. Mqs eshte specialist i çështjeve ballkanike, ka akoma per te mesuar qe te behet tamam specialist.
Po tamam ky eshte Brukseli. Jane perfaqesuesit e Europes kurve qe gjithmone ka shitur interesat tona kombetare tek Rusia per ca aspra. Fatet tona duhet ti marrim vete ne duart tona dhe jo te shpresojme tek te huajte
Per Mentor Lamen: Kosova eshte shtet zeteri, eshte akt i kryer kjo,beso ose po deshe mos beso.
Ja ke fut kot plako! Ke fitu ca pare me keto te thena…