Barrikadat që bllokonin rrugën për në kufirin në Jarinje, janë hequr mbrëmë. Agjencia Tanjug thotë se janë hequr barrikadat në Leposaviç. Ndërkohë vazhdojnë të jenë akoma barrikadat në Rudare.
Ashtu siç ishte rënë dakord, mjetet e misionit ndërkombëtar mund të lëvizin në veri të Kosovës. Nuk ka pasur raportime për incidente gjatë heqjes së barrikadave. Këto të fundit u ngritën nga serbët rreth dy javë më përpara pasi qeveria e Kosovës vendosi të dërgojë forcat speciale në dy pikat doganore në veri.