Dëshmitari Kabashi akuzon Tribunalin se po ndëshkon viktimat dhe jo krimin

22 Gusht 2011, 12:55Rajoni TEMA

Ka filluar dëshmia e Shefqet Kabashit, të konsideruar nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës vendimtare në çështjen e Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkë;ufëtarëve të tij. Dëshmitari Shefqet Kabashi, i sjellë me dhunë nga SHBA, po refuzon thuaja çfarëdo përgjigje në pyetjet e prokurorit, duke e akuzuar atë dhe Prorkurorinë e Tribunalit se po ndjek e ndëshkon viktimat dhe po amniston autorët e krimeve, duke rkujtuar krimet e pandëshkuara serbe në Bugrun e Dubravës dhe masakrat e tjera. Momentalisht procesi ka kaluar në një seancë të mbyllur.

Paraqitja e tij duhej të bëhej të premten, por u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës, i cili kishte thënë se klienti i tij ishte në gjendje të rëndë psikike dhe fizike, pas arrestimit dhe transferimit të tij në Hagë.

Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) akuzohet për shpërfillje të Tribunalit. Ai kishte refuzuar të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, me arsyetim se Tribunali nuk ofronte siguri të mjaftueshme për dëshmitarët.

2 komente në “Dëshmitari Kabashi akuzon Tribunalin se po ndëshkon viktimat dhe jo krimin”

  1. Rani says:

    Mire jau ka bere pederasteve gjoja prokurore qe bejne si te paanshem, perfundimisht antishqiptarizmi dallohet edhe ne menyren si eshte zhvilluar ky proces farse duke denuar shqiptaret me shume se serbet. S’kane faj amerikanet qe se fshijne fare per kete gjykate duke mos e njohur juridiksionin e saj mbi qytetaret amerikane.

  2. rexha10 says:

    ME VJENE SHUME KEQE zoti KABASHI. JE PERBALLE NJE GJYKATE TE BOTES dmth,NDERKOMBTARE .KETE QE E KE KUPTUAR TANI DUHET TA KISHE KUPTUAR MEPERPARA
    EDHE NE GJYKATEN SHQIPTARE TE ISHE EDHE SE SKA,NUKE MENDOJE SE DO TA FALNIN PO TE MOSE DEKLEROJE ATA QE KE THENE NE FILLIM.DUHET ME GJETE NDONJE MIKE TE FORTE SIC GJETI STUDENTJA AMERIKANE NE ITALI.SHPRESOJME QE ZOTI TE NDIHMOFTE.
    MUNDE TE GJESHE ATJE EDHE KARRLE DO PONTEN.MOSE I BESO ASNJERIU QOFTE EDHE AVOKATI TENDE ,KJO ESHTE E VETMJA DREJTESI QE JUVE MUNDE TE GJENI NE HAGE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje