Afrim hap pas hapi me BE
Merkeli i propozoi Tadicit një afrim hap pas hapi me BE, derisa negociatat eventuale të anëtarësimit të arrinin në një fazë vendimtare. Për Gjermaninë, perspektiva e anëtarësimit të Serbisë përfaqëson një interes të madh, për të mirën e stabilitetit të të gjithë rajonit të Ballkanit. Por fillimisht duhet të përmirësohet bashkëpunimi me Kosovën. Serbia nuk mund të presë, që të bëhen përparime në çështjen e anëtarësimit, nëse nuk ndodh kjo, tha Merkeli.
Serbia kërkon zgjidhje pragmatike
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ai po kërkon më tepër një zgjidhje pragmatike, e cila të respektojë si dinjitetin e Serbisë, ashtu edhe të shqiptarëve të Kosovës. Presidenti i Serbisë paralajmëroi që vendi i tij të mos vendoset para alternativës që ose të njohë Kosovën, ose të heqë dorë nga anëtarësimi në BE. Serbia nuk ka nevojë për kërkesë për dialog me Kosovën, por ajo është vetë e interesuar për këtë. Presidenti i Serbisë, Tadic tha se vendi i tij ka bërë përparime të mëdha në vënien në jetë të reformave të kërkuara nga BE
Tadici e bëri të qartë se në vlerësimin që do të bëhet në vjeshtë për afrimin me BE, nuk do të jetë i kënaqur me statusin e një kandidati për anëtarësim në BE. – Më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel qe pritur me nderime ushtarake në Serbi. Për Merkelin kjo është vizita e parë në Serbi. Sot në mëngjes, Merkeli u takua me gruan e politikanit serb të vrarë, Zoran Xhinxhic si dhe me bursistë të Fondacionit Xhinxhic. DW
Ai po kërkon më tepër një zgjidhje pragmatike, e cila të respektojë si dinjitetin e Serbisë, ashtu edhe të shqiptarëve të Kosovës.
Serbet nuk kane dinjitet se te kesh dinjitet do te hote qe te kesh edhe turp.Keta kafshe te zbritur nga Uralet qe brutalizuan nje Ballkan te tere kerkojne qe te respektohet dinjiteti i tyre.
Mendoj se Tadic eshte i zgjuar dhe ka padyshim nje botkuptim europian. Duhet te kemi parasysh qe nuk mund ti kerkohet haptazi njohja e Kosoves pasi ne pranvere ne Serbi jane zgjedhjet dhe ai person/parti qe do ta pranonte kete gje, ne rastin me te mire do te humbiste zgjedhjet, ne rastin me te keq, mund te haje dhe ndonje plumb kokes. Te mos harrojme qe ne Serbi faktori nacionalist eshte shume vendimtar. Mendoj se Tadic e di fort mire qe edhe sikur ( thjesht supozim) nderkombetaret tja jepnin mbrapsht Kosoven Serbise, ai nuk ka ce don me, pasi nuk mund ta menaxhoje me ate.
Edhe ata qe ne Serbi japin deklarata te forta, e bejne thjesht se duan te mos humbin elektorat po jo se u behet vone per serbet ne veri. Mendoj se duhet ti japim kohe kohes. Gjerat do ndryshojne pas zgjedhjeve ne Serbi, nqs Tadic fiton prape
Toni.Bravo.Koment inteligjent.Sinqerisht,
te pakten ju be e ditur gjithe be,se serbia do te shkoje ne be kryelarte,dhe nuk mund te vene kushte ashtu si nuk vendosen per qipron,te tjere duhet te kushtezohen aq me teper qe nje serbi anetare ne strukturat euro atllantike eshte me i favorshem me teper per evropen se cdo anashkalim mund tesjelle,ate ne peripeci shume me te medha,ne kohera te ftohta qe sigurisht asne nuk deshiron,pasi per ata ka edhe rruge tjeter te hapur.