Rreth 40 automjete të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë hyrë të mërkurën në mëngjes në veri të vendit në drejtim të dy pikave kufitare, përkatësisht në Jarinje dhe Bërnjak.
Burime të Kosovapress-it thonë se bëhet fjalë për aksionin e policisë që parasheh arrestime të mundshme lidhur me vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, por edhe të atyre që dogjën pikën kufitare Jarinje.
“Bashkë me automjetet e Policisë së Kosovës janë parë edhe forca të shumta të KFOR-it të cilat kanë shkuar në mëngjes në drejtim të pikës kufitare Jarinje”, pohojnë burimet.
Sipas të njëjtave burime, serbët tashmë janë duke u organizuar për kthimin e barrikadave në pika të ndryshme, ndërkohë që situata në veri po tensionohet.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, toger Besim Hoti ka thënë për Kosovapress se Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë nuk është në dijeni për një aksion të tillë.
Për këtë që në orët e mëngjesit kishte reaguar edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, i cili kishte thënë për “Blic” se 36 makina të njësive speciale ROSU janë nisur drejtë pikave kufitare në veri.
Agjensia “Srna” thotë se në këto momente po kryhet aksioni i arrestimit të personave të dyshuar për incidentet që kanë ndodhur më 25 korri.
“Po na testojnë se sa shpejtë mund të reagojmë”, ka thënë Ivanovic, duke shtuar se gjithçka tash është nën kontroll.
“Çdo rrugë fshati po përcillet dhe gjithçka e kemi nën kontroll. Të gatshëm jemi për të reaguar, por nuk besojmë se situata mund të eskalojë. Veç po testojnë, edhe neve edhe se si faktorët ndërkombëtarë do të reagojnë. Idenë e kanë të keqe, sepse në çdo aksion të tyre nuk e kanë informuar as KFOR-in e as EULEX-in”, tha Ivanovic, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner, ka konfirmuar se EULEX ka identifikuar të dyshimtët për vrasjen e policit të njësiteve speciale të Kosovës dhe për djegien e kufirit në Jarinje./express/
ku jane ata bashkadhetaret,qe komentojne per nje evrope te lire,vetem me kufij gjeografike,me levizje te lira te qytetareve,dhe larg cdo loj nacionalizmi,si gelltitin dot keto lajme, apo fshihen se u iritojne zemren,dhe kenaqin shpirtin e tyre te semure,qe kur cenohet sado pak interesat e tyre ilegale,shkruajne nje faqe komenti,dhe kur fitojne,pine nje gote rakie.ca te tjere i shikojne gjithashtu si veprojne,duke hedhur poshte cdo norme nderkombetare dhe fshehur pas fustanit te statujes se lirise,pas te fortit,ne opinionin tim paci veten ne qafe per cka vjen,dhe kur f.noli perdorte termin,ne rast se do ti vesh botes zjarr mer nja dy tre kosovar,sigurisht,autori,e krahasonte me patriotizmin e tyre te flakte por,padashur bente edhe profecine e te ardhmes,se te tjeret boll ju duruan,juve dhe te tjere qe mbrojne juve dhe i dogjen me zjarr,kujdes mos i iritoni,se cdo gje qe te vije mbi juve e meritoni,por per disa te tjere qe punojne,dhe kane kapercyer problemet e tuaja etnike,dhe qe do shfarosen nga harta,me vjen shume keq.
bjeri,bjeri dajres trap me vela,ti e ke oren me ate te greqise
Te shofin kta qelbaniket (serbet) se vetem ata nuk kane forca speciale.*lavdi deshmoreve te kombit *
Koha ka ardhur e ka kaluar me kohe kur ROSU duhet te kishte bere nje gje te tille.
Plumbin kokes fares se keqe. Qelloni njehere pastaj therrisni ndal !
Tregohuani me plumb kokes se jane ne toke te huaj !
Poshte tradhtaret, lavdi deshmoreve te kombit !