Shefi i shërbimit të FederatësRusepër Kontrollin e Qarkullimit me Drogat Vladimir Ivanov ka deklaruar se në rrugën ballkanike secilin vit kalojnë 150 tonelata heroinë.
Gjatë një ligjërate në Akademinë Policore e Kriminalistike në Beograd, Ivanov ka tërhequr vërejtjen se sa më parë duhet të bëhet një union i vendeve ballkanike për luftë të përbashkët kundër tregtisë me heroinë, meqenëse në këtë hapësirë në mënyrë të shpejtë është duke u rritur qarkullimi i saj, raporton index.
Përmes rrugëve ballkanike bartet heroina nga Afganistani, e cila bartet për në Evropën Perëndimore. Ai ka shtuar se tregtia më e madhe bëhet në Kosovë, ku takohen rrugët e kokainës nga Amerikan Latine dhe të heroinës nga Afganistani. Siaps tij, për këtë arsye një kilogram heroinë në Kosovë mund të gjindet edhe me 10 mijë euro, kurse në tregjet e BE-së ai kushtion 150 mijë euro.
Rusia ka formuar anti-narko koalicionin global dhe ka për qëllim që prodhimin e heroinës në Afganistan të shpallë rrezik për paqe në botë.
lexova nje raport sh interesant te Shekulli disa dite me pare per kete heroinen afgane. Shifra te jashtezakonshme fitimesh nje pjese e te cilave hynin cdo vit edhe ne shqiperi. Ato e mbajne ne kembe ekonomine shqiptare se te ishte per Saliun do hanim per dreke cicat e argites tani
egzakt, Shqiperia ka nje balance tregetare teper negative, eksportet jane tre hete me te vogla se sa importet, pra pa tregun dhe parane e zeze ekonomia shqiptare nuk kishte asnje lloj shanci te egzistonte.
Problemi eshte se kjo lloj ekonomie çon ne shkaterrimin e degjenerimin e moralit, pasi rinia eshte e prire me teper te trafikoje se sa te shkollohet e te punoje.
prostitucioni,heroina ,droga,hekurishtet,vjedhjet, vrasjet, gjakmarrja, punet qe i afroi demokracia SHQIPETAREVE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Sa nga kjo heroin konsumohet ne Shqiperie nga rinia dhe nga politikanet tane????????Rinia pa shprese per te ardhmen, i harxhon enerigjite trotuareve dhe kafeneve.Brezi i humbur nen efektet e droges.Shum tragjike.Po rritet nje brez krininelash,jo per fajin e tyre,por sepse shoqeria dhe shteti nuk interesohet sot aspak per te nesermen qe do jete e Frikshme.Lufta per pushtet po na DEGJENERON si komb.