WikiLeaks: Pesë gratë më të fuqishme në Kosovë

29 Gusht 2011, 10:57Rajoni TEMA

Presidentja Atifete Jahjaga ka qenë njëra prej grave më të fuqishme edhe para 4 vjetësh në Kosovë. Kjo del në dritë nga publikimi i kabllogrameve të ambasadës amerikane nga Wikileaks.

Në korrespodencën e ish-ambasadores Tina Kaidanov me Departamentin Amerikan të Shtetit thuhet se zyrtarja politike e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për çështje të grave, Heidi Barrachina, ka identifikuar pesë gratë me më ndikim në Kosovë dhe tri gratë e Kosovës, të cilat kanë ndikim më së shumti në popullsinë minoritare.

1. Flaka Surroi paraqitet e para në listën e amerikanëve si gruaja më e fuqishme në Kosovë, drejtoreshë e Grupit Koha, kompania që boton gazetën “Koha Ditore”. Flaka Surroi para luftës përshkruhet se ka qenë aktiviste e një organizate të mbrojtjes të së drejtave dhe lirive humanitare, ndërsa pas luftës ka drejtuar një OJQ, ndër më të suksesshmet, Fondi i Komunitetit të Kosovës.

2. Jeta Xharra cilësohet si femra e dytë më e fuqishme në Kosovë. Drejtoresha e Rrjetit të Raportimit Investigativ në Ballkan (BIRN) dhe moderatore e programit debatues “Jeta në Kosovë”, ajo para luftës ka punuar si gazetare në gazetën “Koha Ditore” dhe pastaj në BBC. Më vonë, shkruan kabllogrami, ajo kompletoi një master në Mbretërinë e Bashkuar.

3. Pranvera Dobruna, gruaja e tretë e renditur në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-së, përshkruhet si grua me ndikim të fuqishëm, ngase është drejtoreshë menaxhuese e Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e cila vlerësohet si e përfshirë drejtpërdrejt në influencimin e rregullave të energjisë.

4. Atifete Jahjaga, gjeneral-majore, gruaja e katërt me radhë e përshkruar në kabllogramin e paklasifikuar, përshkruhet me funksion si komisionare asistuese në Bordin e Sigurisë dhe Policisë Kufitare të Kosovës. Ndërsa, në përshkrimin e jetës së saj, cilësohet si udhëheqëse kyçe në Policinë e Kosovës, që ka punuar në promovimin e demokratizimit të forcës së policisë. Ajo ishte femra e parë kosovare që ka arritur gradën gjeneral-lejtnante dhe pastaj komisionare asistuese dhe oficerja e parë e Shërbimit Policor të Kosovës, e cila është pranuar në Akademinë e FBI-së, në Quantico të Virgjinias.

Jahjaga edhe në biografinë e saj zyrtare ka shënuar se ka ndjekur programe studimore në Akademinë e FBI-së.

5. Mimoza Kusari-Lila, në atë kohë drejtoreshë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, është cilësuar si zëri i komunitetit të Kosovës, e cila përshkruhet se ka pasur influencë direkte në rregullat e investimeve të huaja dhe ekonomike të Qeverisë.

Dokumenti përmend edhe gra të fuqishme nga minoritetet në Kosovë, Vesna Jovanoviq, anëtare e Kuvendit të Kosovës, si pjesë e “Listës serbe për Kosovë e Metohi”, Nadira Avdiq-Vllasi, kryeredaktore e programit në gjuhën boshnjake në RTK dhe kryeredaktore e revistës “Alem” në gjuhën boshnjake, si dhe Hilmnijeta Apuk, drejtoreshë dhe themeluese e organizatës “Little People of Kosovo” , drejtuese financiare në Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësuese e komunitetit dhe e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe shefe e gazetës për personat me aftësi të kufizuara./kohaditore/

4 komente në “WikiLeaks: Pesë gratë më të fuqishme në Kosovë”

  1. lili says:

    e pra tek une asnjera nuk ndikon per asgje!

    1. jimmi says:

      ndo nje here do te thone qe edhe pastruset e rrugeve te ketije vendi jane shume te fuqishem . .Luajne bythet me keto injorante nga te dyja anet shqip – e kosove

  2. Toni says:

    Përvec presidentes dhe Kusarit, të tjerat janë të panjohura.

    1. visari says:

      …të tjerat janë të panjohura… Dhe shumë të poshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje