Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë

27 Gusht 2011, 14:23Rajoni TEMA

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë, Mahmoud Jibril, përmes së cilës e ka njoftuar me vendimin që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

Në letrën e ministrit Hoxhaj dërguar kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë thuhet:

Ekselencë,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju informoj që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe përpjekjeve të shumta të popullit të Libisë, njohja e qeverisë tuaj, si organi i vetëm përfaqësues legjitim i popullit të Libisë, buron nga besimi dhe mirëkuptimi jonë se kjo Qeveri mund të udhëheq procesin për të ndërtuar një Libi të bashkuar, të lirë dhe demokratike, e bazuar në sundim të ligjit, në përputhje me standarde të larta të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ne jemi të bindur se siguria e të gjithë libianëve do të garantohet, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri i lirisë së madhe dhe drejtësisë dhe se ky moment i zotimit të shndërrohet në përparim të qëndrueshëm.

Unë jam i bindur se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Libisë do të thellohen në vitet që vijnë. Me këtë rast, shpreh propozimin e Qeverisë sime, që dy shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Mbesim të përkushtuar për kultivimin e marrëdhënieve të përzemërta me Ju dhe me Këshillin tuaj Kombëtar. /Zëri/

7 komente në “Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë”

  1. Epirioti says:

    Mos u nxitoni mor vllezer kosovar se mos vendosin flamurin e xhihadit ata neser ne parlament. Derisa nuk e ka njohur ende USA dhe unioni afrikan, c’a dreqin doni ju qe beheni diletant diplomacie te nxituar.

  2. Kosovari says:

    Mos u nxitoni. Mirë e ka Eprioti. Aleanca PDK, LDK dhe AAK nga Kosova përfaqësohen sot gjithkund jashtë shtetit nga Behgjet Pacolli. Ky mafioz i urren shqiptarët më shumë se të gjithë armiqtë tanë.

  3. vasili says:

    kush e pjerdh kosoven e leshit……….

  4. hekuri do rrihet sa esht i nxeht says:

    Rendesi ka qe ta njohin si shtet dhe do te ket nje rrol domino tek vendet arabe
    E dyta libija po kontrollohet nga forcat perindimore ,perindimoret kan mesuar gabimet e kaluara dhe sdo lejojne qe te infiltojne xhihadistat
    Prandaj ju komentuesit e mesiperm ose ja fusni komenteve kot nga injoranca ose e beni me qellim
    Mos harroni qe armet kadafi vravi 20000 libjan kan prejardhjen nga beogradi
    Prandaj mos ja fusni pordhes si kopetenta
    Brabo kosova levizje e zgjuar

  5. Hysamedini says:

    Ore Kosovare hajvana. Ju akoma nuk ju njeh si shtet 3 te tretat e botes e ju na cani trapin eme njohjet qe po i bani ca rebeleve libiane. Mjaft ore hajvana se late nam me keto traplliqe. HE JU MARTE DREQI O INJORANTE,

  6. Taulanti says:

    Po kujt i duhet ajo njohja juaj, kur ju per vete jeni akoma te panjohur. Hajde hajde cvete?
    Kosovar hesapi.

  7. 079 says:

    Po Greqine e Serbine e leshit o Vasil grekoshaku, kush po i pjerdh? Perderisa Regjimi dikatorial gedafian kishte marredhenie shume te ngushta me Serbine e Rusine, nga te cilat mbrohej me mercenaret me te eger, Republika e Kosoves ben jo mire por shume mire qe njeh KKL, si qeveri legjitime te popullit libik! Nje tjeter kend i Botes pa influence ruso-sllave, poshte orthodoksia – kjo qelbesire pseudo-kristiane qe mban era kerme!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje