Tadiç: Nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës

30 Gusht 2011, 12:13Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha të hënën se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Pas takimit me presidentin çek Vaclav Klaus në Pragë, Tadiq tha se ai do të pranonte një mision policor të EULEX-it për Kosovën, por refuzoi të shqyrtonte pavarësinë për ish provincën serbe.

Në takimet me Angela Merkel javën e kaluar, Tadiq ra dakord me sugjerimet e kancelares gjermane që Serbia të pranonte EULEX-in në të gjithë Kosovën dhe të kthehej në bisedime me Prishtinën.

Ajo po ashtu kërkon heqjen e strukturave paralele administrative, si postën dhe shkollat në veriun e Kosovës.

Merkel la të kuptohet se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të varet nga përparimet e negociatave me Kosovën. Por Tadiq tha se Serbia nuk do të bënte koncensione me politikat e saj mbi Kosovën edhe nëse dëmton shanset e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /voa

5 komente në “Tadiç: Nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës”

  1. shpulla says:

    e po, BE nuk lejon shtete te pamoralshme te bashkohen, aq me teper po paraqiten si fetar integriste,

  2. armand says:

    Na plasi trapi.Ty te lumte b. kur ke gjetur kurvat e europes qe te krehin bishtin.
    U kerkoj te falur lexuesve per fjalet e perdorura.

  3. vinny says:

    Qe te njohesh pavaresine e Kosoves nuk duhet te jesh serb ne raddhe te pare, keshtu qe nuk pret njeri nga tadiç ta njohi.

  4. SAJMIR says:

    nje pytje?kosova eshte shtet indipendent apo akoma eshte krahine autonome e serbise?

  5. enh says:

    ne opinionin tim,kure nuk mund ta njihja kosoven edhe sikur nje serb te jetonte aty,historia,zakonisht shkruhet pas njeqind ose njeqind e pesedhjete vjetesh,ta shkruash ate menjehere,jo vetem eshte gabim,por ne thelb perben poshtersi kundra sai dhe atyre qe e bejne historine,per faktin se shume here realiteti eshte ndryshe nga ajo qe predikohet per qellime,afatshkurtera,ose te imponuara,nga filozofite egzistuese,ose nga fuqite kalimtare,si psh.italia sulmoi greqine me pretekstin,se camet keqperdoreshin,realiteti eshte krejt ndryshe dhe e dini ,dhe eshte mire qendrimi i greqise,ndaj tyre dhe ata karagjoze te historise tani pas tre breznive pyesin veten cbeme,jo vetem qe ishin vegla ne dore te medhenjve,jo vetem bashkepunuan me ta,por tani kerkojne te behen,pasardhes te denje te stergjysherve te tyre,ose te kthehemi ne teme,perse duhen mbrojtur kosovaret dhe te hapim problemin e kufijve ne bote ku asje shtet sdo ngelet sich eshte,kur edhe gjithe amerika lindore,e ka fituar pavaresine ne menyre te njeanshme pa protokoll, me mbreterine,pse te gjithe duhet te mbrojne,kosovaret,dhe ata vete mos mendojne,se duhet te ulin koken dhe te futen ne eb,perse me kaq mani kerkojne te kontrollojne veriun kur e dine shume mire se po u inkuadruan ne be vetem emri do ngelet kosove dhe kufijte gjeografike dhe cdo gje qe tani ngrine do humbasi direkt nga peshkaqenet e medhenj si dhe nga gjitonet,e forte.personalisht asnjehere sdo e njoh pavaresine e kosoves se eshte poshterim i madh i hartes qe eshte pranuar nga okb,organi ligjevenes me i madh ne bote,dhe besoj me mendjen time edhe mesuesin tim ,kur tha cdo ligj nderkombetar eshte mbi kombetarin,ne rast se jane ca te tjere qofte ekonomikisht ose politikisht predikojne gjera te tjera kunder vullnetit te shumices,e kane te kote,se shpejt do vije rradha e tyre ne skene,dhe profecia na thote se mbi egersiren e hitlerit do vije edhe nje tjeter me e haritur sa do kete fuqi kaq te madhe sa do hedhe zjarrnga jashte qielli,por do shkoje ne humbje,pra gjerat ne esence sjane si duken,dhe jo cdo gje e thene eshte e vertete,historia shkruhet vone pasi mbaron furtuna dhe dallon ujin e kalter,dhe llumin qe ka zene batak,ose ne rast se dikush eshte engjell,aty ku pushon lufta ,dhe cdo gje harin zenithin.or dikush i kthjellet qe i folen engjejt,ose dikush qe lexon fjalet e tyre,duke ditur se profeti me i madsh eshte vete perendia dhe ai predi kon paqen e dialogun,si dhe nenvizon,shume ne shekuj do ngrene thike dhe nga ajo do shkojne,qe kjo thenie vjen nga parimi kryesor i egzistences,qe thote mos beni gjera mbi te tjeret qe personalisht,nuk do donit ti bejne te tjeret te ju,kjo eshtekjo thenie e arte eshte baze e cdo ligji human, vetem mbi kete thenie mund te ngrihet cdo ligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje