Partia e Drejtësisë nuk do të mund ta shtyjë përpara çështjen e organizimit të referendumit për deklarimin e kosovarëve nëse duan të lejojnë mbajtjen e shamive nga nxënëset në shkolla dhe nëse duan që pjesë e kurrikulës të jetë edhe lënda e mësim-besimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kushtetuta e ndalon këtë.
Neni 81 i aktit më të lartë juridik të vendit flet për legjislacionin me interes vital. Aty theksohet se për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve që kanë këtë status kërkohet vota e shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, si dhe të shumicës së deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë, të cilët mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë. Po në këtë nen precizohet se “asnjëri nga ligjet me interes vital nuk mund t’i nënshtrohet referendumit”.
E në mesin e ligjeve me interes vital, sipas nenit 81 të Kushtetutës, janë edhe “ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare”, si dhe “ligjet për arsimin”.
Dy ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka votuar ndryshimet në Ligjin për arsimin parauniversitar, dhe me një votim të ngushtë nuk ka përfshirë në to dy amendamentet e sponsorizuara nga grupi parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re, pjesë e të cilit janë edhe deputetët e Partisë së Drejtësisë. Amendamentet ishin mbështetur edhe nga dy grupe parlamentare të tjera, duke çuar në 27 numrin e deputetëve sponsorues.
Njëri amendament thoshte se “institucionet shkollore publike dhe private duhet të përmbahen nga çdolloj i diskriminimit fetar apo etnik, si dhe përhapja e urrejtjes ndërfetare e etnike”, e tjetri se “institucionet shkollore, publike dhe private i japin rëndësi të veçantë komponentit edukativ të procesit mësimor nëpërmjet zbatimit të lëndës edukata fetare dhe morale, si lëndë fakultative (joobliguese), në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira të shteteve të Bashkësisë Evropiane”.
Pas kësaj Ferid Agani, që është ministër i Shëndetësisë dhe kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka thënë se do të propozojë mbajtjen e një referendumi.
“Mund të bëhet një referendum me pyetjen nëse jeni për ose kundër edukatës fetare në shkolla”, ka thënë Agani për KTV-në. “Besoj se shumica do ta përkrahin propozimin tonë”.
Por kjo iniciativë tashmë është lënë mënjanë.
Amir Ahmeti, nënkryetar i Partisë së Drejtësisë dhe deputet që kishte kërcënuar se do të largohej nga koalicioni qeveritar në rast se amendamentet nuk kalojnë, ka thënë të jenë marrë vesh me kryeministrin Hashim Thaçi që çështjes t’i japin zgjidhje së shpejti.
“Kemi marrë premtimin nga kryeministri që shumë shpejt do të ndalet diskriminimi i vajzave që bartin shami, të cilave nuk u lejohet të vijojnë shkollimin. Është çështje ditësh, dhe jo javësh ose muajsh kur do të rregullohet kjo”, ka thënë Ahmeti, duke aluduar në shfuqizimin e paragrafit të një udhëzimi administrativ, me të cilën s’u lejohet vajzave që gjatë orës së mësimit të mbajnë shami. “Pastaj një komision parlamentar së bashku me Qeverinë do të diskutojnë mundësinë që së pari të vizitohen disa vende evropiane, të merren modelet e tyre dhe në bazë të standardeve dhe praktikave evropiane të kthehemi me një raportim në Kuvend dhe të hapim debatin gjithëkombëtar e të shohim mundësinë e amendamentimit të ligjit”, ka shtuar ai.
Sikur ky premtim të mos merrej, ai ka thënë se do ta kishin mbajtur fjalën që tre deputetët e Partisë së Drejtësisë të dilnin nga koalicioni, duke lënë partnerët e koalicionit me shumicë fare të brishtë në Kuvend.
Deri më tash nuk ka pasur lëndë fetare në shkollat e Kosovës, përjashtuar ato të sistemit paralel serb. Ndërkaq prej dy vjetësh nuk iu është lejuar të vijonin mësimin në shkolla publike nxënësve që kanë refuzuar të heqin shamitë gjatë orarit të mësimit.
Koalicioni për Kosovë të Rr, pjesë e të cilit ka qenë edhe Partia e Drejtësisë, në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit kishte dhënë premtimin për inkorporimin në kurrikulë të lëndës fetare dhe për mundësinë që do t’ua krijonte vajzave në ndjekjen e shkollimit, pavarësisht nëse ato refuzojnë të zbulojnë kokën.
Ky subjekt politik është i përfaqësuar me 9 deputetë në Kuvend dhe është në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, ministri i Arsimit i së cilës parti gjatë mandatit të shkuar kishte sanksionuar me një udhëzim administrativ përjashtimin nga klasa të nxënëseve që nuk hiqnin shamitë.
Në mandatin e ri kjo parti sërish ka mbajtur Ministrinë e Arsimit për vete, por e ka ndërruar ministrin. Enver Hoxhajn e ka zëvendësuar me Ramë Bujën.
Buja i ka thënë gazetës se nuk e ka problem të implementojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi.
Enver Hoxhajn, e kane zevendesu dhe kane haruar Sali rame bujen. ja u japim ne origjinalin mos u mezisni
me mire do ishte te ndalosh fene myslumane se kur tjeteri ve si primare fene para ligjit edhe flamurit kombetare nuk eshte fe per shqiptare edhe nuk ka vende per te ne europe -sa per kureshtje thone qe jam musliman e kam lezuar te dyja lendet e feve kjo bie ne kuntradite me evolucionin njerzor -shtet leshi po islamizon albanine
ESHTE E SHPIFUR TE FUSESH EDUKIMN FETAR NE SHKOLLA,SHKOLLA ESHTE INSTITUCION LAIK , TE ISHA UNE I KISHA QETHUR QEROS TE GJITHA ATO QE MBAJNE SHAMI , NESE BESON SH MIRE MBAJE PER VETE SI DICKA PERSONALE S’KE PSE KAFSHEROHESH E SAJOHESH NE ATE LLOJ MENYRE QE PERVECSE E SHPIFUR ESHTE EDHE E FRIKSHME
Feja ju duhet kosovareve se shkencen e bene terbjet hahahahahahaha. vendi ku nuk lexohet libri. Neper shtepira mazallah se gjen nje liber, vetem qypa me speca turrshi, prandaj kan ngelur naive dhe turrshi nga mendja.
po tek ty gjen qypa me m…
ju gjithe ata shkencetare nxoret, pa thuaje ndonje emer, se une nuk njoh asnjerin…
O suzana ti njehere i shan kosovaret njehere i mbron ste meret vesh kjo pune!!!!!!!!!
O Cakalli, une kurre nuk kam share popullin e Kosoves, (cofte larg), shaj ata idiote qe per perfitime personale sjellin kulturen turke e arabe ne Kosove, nuk shaj popullin qe hane turshi, le te haje qfare ti pelqej, fundja turshite nuk hahen vetem ne Kosove, por ne gjithe viset e ish-Jugos.. e sidomos ne Serbi e Bosnje, atje edhe behen turshite me te shijshmet, pastaj i vjen njeriut plasje kur nje i share te shane, kam verejt qe ju nga Shqiperia, qfaredo qe te ndodhe ne Kosove (incident), shani gjithe kosovaret si popull, pa asnje dallim, e kjo nuk tregon kurrsesi ndonje emancipim apo medernizim te shqiptareve brenda Shqiperise, tregon vetem injorance dhe urrejtje per shqiptaret jashte kufijeve..
jam shume dakort me ty,shqiptaret jane njerez injorante dhe te keqinj
O suzi mos ja ve re çakallit se eshte ulkonje greke,por ju kosovareve as mos tua ndij hiç se jeni ajka e ncionalizmit Shqiptar. Tung te gjithe Kosovareve , ju dume fort.
o hajrije vazhdoni hani turshi bosnje se eshte shume e shijshme bashke me isuzun
Partite dhe sidomos gjaku i ri me perfaqesues Vetvendosjen duhet te lexoje mire historine e Shqiperise nese mendojne per kombin. Ne me veshtiresi po ndertojme nje identitet tonin ku nje nga pikat problematike ka qene feja. Feja ka qene objekt ndarje mes shqiptaresh dhe ndoshta po behet perseri keto kohet e fundit.
Baballaret e kombit e zgjidhen qe ne 1878 kete ngerc dhe adoptuan:
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Me vone Rexhep Qosja do te shkruante: “Shqiptaria eshte bibla dhe kurani i cdo shqiptari ”
Jane ca GURE qe kane zene vend ne historine dhe identitetin tone dhe nuk duhet te levizen si p.sh Skenderbeu, “Feja e shqyptarit asht Shqyptaria” etj. perndryshe kundershtaret te dalin hapur dhe mos lodhen me “marifete ligjore”, thirrje qe shqiptaret te njohin “historine e vertete te tyre” ose te bejne sofizma te tipit “Suedezet studiojne religjionet ne shkolla”.
Ne ajer ndjehet “Nacionalizmi me sfond fetar” cka eshte nje loje e rrezikshme per kombin pasi percarja do te jete e sigurte dhe rezultati merret me mend dhe nga me budallai.
Po e perseris: Baballaret e Kombit e dhane zgjidhjen e problemit.
Perse ne duhet ta diskutojme? Mos valle jemi me te mencur?
po ca mereni me arlid ukajt e qeqenise
CDO PERSON FENE TA BEJ NE SHTEPIN E VET ,,, ,,,NE ASNJE MENYRE SHAMITE EDHE FEJA NE SHKOLLE KU JEMI NE AFGANISTAN ?????
me shami te vene ne shkolle, keshtu e ka bota e qyteteruar i lejon te gjitha, pa pyetini kristianet qe vijne nga vendet arabe a i lejojne femrat kristiane nen ligjin e sherihatit te dalin pa shami?
kerkojne xhami se duan te justifikojne mungesen e serbeve
NE JEMI SHQIPETARE AS ARAB AS TURQ KEMI VESHJET EDHE TRADITAT TONA ,, CDO GJE E IMPORTUAR NGA JASHTE ESHTE E PA PRANUSHME
O Suzi, qe 90% e kosovareve jane naive kete e di edhe bufi. Nuk lahet m… Me shu…..re. Ti je kryetarja e injoranteve te kosoves. Shiko ne parlament si flasin, shiko ministra dhe kryeministra qe gjithe jeten e tyre skan hapur nje liber, flasin sikur e kan gojen plot me turrshi. Dhe sa per ate qe slexohet libri ne kosove ska shqiptar qe se di.
Me fw merren vetem injorantet qe kane frike librat, shih statistikat per suedi, 85%jane jo fetare. Mos na qenkan me te mencur kosovaret???
Ik moj idjote e lindur se qe te shkulet nga rrenja idjotlleku juaj duhen shekuj.
hahahahahhaha u shkriva se qeshuri…Ky Taulanti eshte fare i mbaruar be lalke :). Ne cdo fjali qe ben shan te tjeret pa asnje lloj mbeshtetjeje…thjesht shikon dicka qe si pelqen dhe hidhet direkt ne sulm : “Ti je idot, ti tjetri je jevgjit arab, ti tjetra je pise, ju kosovaret jeni injrante pa perjashtim” hahahahahha, ky taulant gomari ma do mendja se po te shohe ndonje koment nga vete Ajnshtajni do ti thote “ti je idot, injorant” hahahahah…..Rofsh o tole se me shkrive….kisha nevoje te qeshja pak dhe juve jeni tamam qesharak!!!
E thote shume mire Dritani pak me lart feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Fen çdo njeri ta mbaje ne shtepin e tij.Te tjerat jane per ti perçar shqiptaret.
500 000 musliman mu ne mes te Moskes falin namazin e Fiter Bajramit.
E tere Rusia e habitur!!!!
http://www.youtube.com/watch?v=J1Kqh8cTi34