EULEX-i i ka dy grupe të të dyshuarve për dy krimet e fundit në veri të Kosovës: vrasjen e policit Enver Zymeri më 26 korrik në fshatin Vragë të Komunës së Zubin-Potokut dhe djegien e portës kufitare në Jarinjë më 27 korrik.
Të dyja grupet përbëhen nga serbë lokalë të lidhur me krimin e organizuar dhe kontrabandën, shkruan sot “Koha Ditore”. Grupi i parë, ai i të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymeri janë: Duran Jovanoviq, Milovan Vlarkoviq, Radovan Radiq dhe Slobodan Vuçiniq. Pjesë e këtij grupi janë edhe disa të dyshuar të tjerë, por të lartpërmendurit kanë qenë cak i arrestimit të dështuar të aksionit të ndërmarrë nga EULEX-i të mërkurën.
Grupi tjetër, për të cilin ende nuk është bërë përpjekje arrestimi dhe që dyshohen për djegien e portës kufitare në Jarinjë janë: Miljojko Radisavljeviq i njohur si “Babudovac”, Mirko Velimiroviq i njohur si “Pajo”, Srdjan Vuçiniq i njohur si “Labud” dhe Stefan Vuçiniq. Gazeta ka arritur që të sigurojë edhe fotot e të dyshuarve të grupit përgjegjës për djegien e portës kufitare.
Dy nga të dyshuarit që pas operacionit të EULEX-it të ndërmarrë të mërkurën u mendua se janë në Serbi, është raportuar se janë parë të enjten në hotelin “Alexandria” që gjendet në Zupçë të Zubin Potokut. KFOR-i e ka rrethuar hotelin dhe ka pritur shkuarjen e EULEX-it për t’i arrestuar dy të dyshuarit. Kur ka arritur EULEX-i, njëri nga të dyshuarit ka arritur të “zhdukej”, ndërkaq që pas identifikimit personi i dytë ka rezultuar të mos jetë në listën e atyre që po kërkohen nga misioni i BE-së.
Burime të gazetës kanë rikonfirmuar se i dyshuari kryesor për koordinimin e të dyja grupeve që bënë dy krimet, vrasjen e policit dhe djegien e portës kufitare, është Zvonko Veselinoviq, biznesmen dhe zyrtar i UDB-së në veri. Ndonëse për të ekziston një plan operacional arrestimi dhe një fletarrestim që nga 18 gushti, ai nuk ka qenë cak i operacionit të së mërkurës.
Udhëheqës i grupit që dogji portën kufitare dhe shtiu mbi KFOR-in dhe EULEX-in dyshohet të jetë Stefan Vuçiniq. I dyshuari tjetër Milojko Radisavleviq është pronar i pompës së benzinës “Team Petrol” në Zupçë.
Qëllimi i EULEX-it është që të arrestojë fillimisht të dyshuarit e grupit të parë që vrau policin, për shkak të përmasës më të madhe të krimit që dyshohen se e kanë bërë.
Përveç veturës me të cilën dyshohet se kanë lëvizur vrasësit e policit Enver Zymeri, asgjë tjetër e konfiskuar nga aksioni i “madh” i së mërkurës nuk duket të jetë aq e vlefshme. Vetura bëhet tejet e vlefshme si provë, kur kihet parasysh se në të janë gjetur edhe gëzhoja plumbash të kalibrit të njëjtë me plumbin që ka qëlluar policin Enver Zymeri në kokë.
Burimet e gazetës madje kanë konfirmuar se numri i armëve të konfiskuara e të proklamuara nga EULEX-i është vetëm dy. “Janë konfiskuar vetëm dy pushkë gjuetie”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një burim ndërkombëtar.
Operacioni i madh i së mërkurës është koordinuar nga vetë shefi i misionit gjenerali francez Xavier Bout de Marnhac. Burime të gazetës kanë konfirmuar se EULEX-i ka pasur paraprakisht informata se dy të dyshuar të tjerë (njëri me emrin Bosniq dhe një tjetër) nuk kanë qenë në veri. Madje sipas disa burimeve ndërkombëtare EULEX-i nuk ka pasur informacione të sigurta se edhe katër të dyshuarit që u kërkuan të mërkurën janë në atë pjesë të vendit. Mirëpo sipas burimeve të gazetës ka qenë insistimi i shefit të misionit Xavier Bout de Marhnac që ka bërë që operacioni të kryhej me doemos dhe rrjedhimisht të dështonte arrestimi.
Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, nuk ka konfirmuar e as mohuar vërtetësinë e emrave të të dyja grupeve në të dyja grupet.
“Si një parim i përgjithshëm dhe me qëllim që të mbrohen hetimet në krime shumë serioze, EULEX-i nuk do të konfirmojë e as mohojë emrat e individëve që janë pjesë e hetimit”, ka thënë zëdhënësi Hawton.
Sipas tij, për asnjërin nga të dyshuarit ende nuk ka fletarrestim ndërkombëtar dhe si rezultat EULEX-i nuk ka kërkuar nga Serbia që ata të ekstradohen në rast se gjenden atje.
Kujdes me kete pushken pa gyp gazrash.
he mo?
kush po ju vret ju?
muslimanet po ju vrasin apo serbet ortodoks?
jot teme
O bajge… o idiot, po na vrasin serbet o idiot, clidhje kane myslimanet ketu? Po shqiptaret ortodhokse si i quan ti, serbe? Leri keto budalliqe dhe thuaj sa mire qe e kane zbuluar se ata ekstremistet e ndyre serbe kane bere kete tragjedi. Dhe ti vazhdon e kendon kengen njelloj si serbet… jo myslyman jo ortodhoks…