Britania: Bisedat për ndarjen e Kosovës, të rrezikshme

6 Shtator 2011, 11:24Rajoni TEMA

Ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Dejvid Lidington, tha se Londra “është thellësisht e përfshirë në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ndërsa arritja e marrëveshjeve, sipas tij, shënon hapa pozitivë dhe sjell dy vendet më afër Bashkimit Evropian.

“Britania e Madhe përkrah fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evorpian dhe raportet e mira me fqinjët i kontribuojnë avancimit të procesit të integrimit”, ka thënë Lidington.

I njëjti ka konfirmuar se Britania e Madhe është e përkushtuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës dhe se “bisedat rreth ndarjes së Kosovës janë të papranueshme dhe të rrezikshme”.

Lidington i ka bërë këto komente në Londër, gjatë takimit me ministren kosovare për Integrime evropiane, Vlora Çitaku.

1 komente në “Britania: Bisedat për ndarjen e Kosovës, të rrezikshme”

  1. raimondi says:

    E mire atehere , kur e thone britaniket te mos behen biseda per ndarjen e Kosoves\ –Megjithse do ihste mire t ebeheshin biseda per Luginen e Presheves –Se atje jane 100,000 shqiptare,njerezit tane .. dhe eshte mire qe ata te perfshihen brenda Kosoves, mos ti leme andej nga serbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje