Kabllogramet e “Wikileaks”, zbulojnë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar dy herë me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Media kosovare, informon se për takimin e parë është një dokument i dërguar nga Misioni i SHBA-së në OKB, në janar 2008. Aty ambasadori i atëhershëm amerikan, Khalilizad shpjegon takimin e tij me presidentin serb Boris Tadiç, që i kishte treguar për takimin me kryeministrin Thaçi.
“Presidenti Tadiç tha se Serbia kishte ofruar një “model shumë të qartë të autonomisë substanciale”, gjatë negociatave të Treshes për statusin final. Ai bëri thirrje për më shumë bisedime sepse `ne nuk do të heqim dorë nga Kosova`. Ai tha se e kishte takuar në New York kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe se do të takohej me të përsëri në përpjekje për të gjetur një kompromis final për statusin, por u ankua se historia e fundit e Kosovës dhe premtimet për pavarësinë po i bëjnë shqiptarët jobashkëpunes. Ai tha se `ne kemi një të kaluar të keqe nga e cila po provojmë të dalim`, por insistoi se `Unë nuk jam Slobodan Milosevic`”, thuhet në kabllogramin e parë. Ndërsa kabllogrami tjetër, sipas medias kosovare, i është dërguar nga ambasada në Athinë për në Washington dhe konfirmon takim të Tadiçit me Thaçin edhe sa ky i fundit ishte në opozitë. Dokumenti është dërguar nga ambasadori Charles Reis, i cili raportonte për vizitën në Greqi të presidentin serb Tadiq dhe atij malazes Marovic. Ambasadori shpjegon fillimisht se si Tadiç refuzonte çdo formë të pavarësisë për Kosovën dhe bënte thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve.
“Në një zhvillim pozitiv, Tadiç tha se ai kishte pasur një diskutim të shkurtët me liderin e shqiptarëve të Kosovës Hashim Thaçi në margjinat e takimi të Internacionales Socialiste, dhe të dy ishin pajtuar se kontaktet direkte ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të dobishme”, shkruante ambasadori Reis.
O ju serbet ta qani ate Kosoven se nuk e shtini me ne dore kurre.Prit sa te hyje Kosova ne OKB e ju do e ndryshoni fleten menjehere.
Serbeve nuk iu duhet lene asnje fije shprese se mund ta rifitojne Kosoven.Ata bejne keshtu sepse e kane mjaft aktive kolonen e peste qe vepron brenda radheve te shqiptareve ne Kosove e Shqiperi dhe nderkombetaret nuk jane te nje mendje,por mbrojne me arrogance vetem interesat e tyre.Te tjerat jane te gjitha demagogji e sapun per djathe qe na serviren .
More qe Serbia e ka humbur pergjithemone Kosoven kjo ska asnje dyshim. Po ,perse Thaçi e ka mbajtur te fsheht ? Nga kush pati frike ?
Thaci eshte si Zani caushi e Izet haxhia
Ja edhe ky thaci, vellai binjak i salafit,ky takon hajdutshe serbin salafi shet shqiperine po hajdutshe tek greku.