Komuna e Prizrenit e cila drejtohet nga Ramadan Muja, për hartimin e një ueb-sajti për komunën e Prizrenit, ia ka dhënë tenderin prej 28 mijë e 575 euro kompanisë “Gis D&A Center Kosovo” po ashtu nga Prizreni.
Kjo bën të ditur se abuzimi me paranë publike, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal nuk ka të ndalur. Edhe më tej paratë e taksapaguesve kosovarë vazhdojnë të shpenzohen nga institucionet e shtetit në projekte jo të domosdoshme me çmime astronomike.
Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik në tenderin për krijimin e ueb-sajtit “Prizreni 360 shkallë” kanë konkurruar katër kompani, ku departamenti i prokurimit i komunës ka vendosur që tenderin t’ia japë kompanisë “Gis D&A Center Kosovo” nga Prizreni, e cila si aktivitet kryesor të sajin e ka riprodhimin e shënimeve të makinave llogaritëse. /zeri/
Sa te ulet jemi, krenari hajdutash, pseudopatriot, genjeshtar, te papergjegjshem, vetem vjedhje, ne shqiperi dhe ne kosove e njejta semundje.
Sa turp për parazitët nga qeveria! Për shembull, studioja shqiptare “Teuta” nga Holanda (www.studioteuta.com) e ndërton sajtin e uebit me të gjitha sistemet e mbarështimit të përmbajtjes, plotësisht të shkruar në gjuhën shqipe, duke filluar me vetëm 250 euro në vit.
Qeveria shqiptare si duket e pengon me qëllim zhvillimin intelektual, se merr rrogë nga armiqtë e kombit.
Studio Teuta nuk ka marrë pjesë në këtë tender dhe nuk bën krahasime të çmimeve me ndërmarrjet tjera. Tregu i ndërmarrjeve është i lirë për të gjithë. Ne nuk kemi asgjë kundër vendimit të komunës së Prizrenit apo ndërmarrjes “Gis DNA Center Kosovo”.