Në orët e mbrëmjes së djeshme, një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ia ka caktuar Fatmir Limajt, deputet i Kuvendit të Kosovës, masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Limaj, ish-ministër i Transportit dhe ish-komandant i UÇK-së, është i akuzuar për krime lufte në Kleçkë të Malishevës.
Kërkesën për masën e arrestit shtëpiak e ka parashtruar prokurori i rastit Maurizio Salustro. Pos masës, EULEX-i ka konfiskuar përkohësisht edhe dokumentet e udhëtimit të Fatmir Limajt në mënyrë që të jetë i arritshëm për drejtësinë në kohën kur do të fillojë gjykimi ku Limaj me nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij akuzohen për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999.
Caktimi i masës së arrestit ka rezultuar dy ditë pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të arrestohen dhe se nuk kanë imunitet për veprimet që i kanë bërë jashtë mandatit të deputetit.
Fatmir Limaj është paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë disa minuta pas publikimit të këtij vendimi. Atij i ishte dorëzuar një ftesë nga EULEX-i, të cilës Limaj bashkë me mbrojtësin e tij i është përgjigjur pas orës 17.00./zeri/
Aman mer Zot kur do vine dhe tek ne Gjyqtare dhe Prokurore te EULEX-it, se u kalbem fare
Serbet po paguajne…Po goditet UCK ! Zgjohuni shqipetare !
Vlora ke te drejte. Si mund te arrestohen Limaj me shoke ,qe kane per aktakuze se ka dhene urdher per vrasjen 5-6 oficerve,(paramilitarve serbe) te cilet kishin ardhe ne Kosove per te vrare Shqiptar.Limaj nuk kishte shkuar as ne beograd as ne kraleve per te vrare serb, por ishte ne vendin e tij dhe mbrojti aq sa mundi dhe diti Kosoven.
Nese Limaj do shkonte ne burg per korrupsion apo per gjera te tjera(kuptohet nese ka fakte),une do isha plotsishte dakort.
Shumë thjeshtë mund të gjykohet njeriu. Pyete vetën ti si shqiptar: sa ka kontribuar Limaj për të mirën e shqiptarëve (intelektualë) nga Kosova. Nëse dyshon në këtë përgjigje, ke përgjigje.
Ky eshte mjerimi,vetem tek ne shqiptaret gjykohen e denohen Çlirimatret..
Kjo tregon se deri ku kia arrite patriotizmi ynë.
Çlirimtareve duhet te t’iu jepen çmime e medalje e jo gjykime e denime..
TURP !!!!
Çlirimtar i kombit është njeriu sikur Gandi. Kur shkonte ai në mbledhje në Londër e merrte me vete dhinë e tij për tu ushqyer me qumësht dhe refuzonte të hante në restorant. Ai refuzonte të kishte të drejtë për luks më të madh se sa banorët e shtetit të tij. Limaj e ka ndërtuar një valhalla me ndërtesa në Banjë të Llukës dhe Malishevë për familjen e tij. Çlirimitar, thuani ju?
Kosovari, lexo me vemendje komentet e te tjerve? Komentet qe ben ti jan te turbullta dhe te pakuptushme!
Limaj po akuzohet se ka vrar paramilitare serbe ne kosove,dhe jo pse ka vjedhur para nga bugjeti i Kosoves.
Nese ju pajtoheni se dikush duhet te shkoje ne burg pse ka vrar paramilitare serb,atehere le te mbetet ne ndergjegjen tuaj.
te gjithe ne duhet te jemi ne nji grusht ti dalim zot djemve te cilet luftuan kunder serbit,…apo shikoni sa te bashkuar jane kriminelet serb ne veri ato nuk e shesin asnji serb qofte edhe kriminel…turp ne qe nuk bashkohemi ne raste te tilla …nuk jam dakort me ty or kosovar nuk behet fjale per korrupsion por behet fjale se paska vra serb ..dhe ne rast se ka vra i lumte dora se serbet kane fut beben ne uje te vlum prandaj thirri mendjes or kosovar