Pacolli nuk do mund të garojë më për president?

22 Shtator 2011, 11:46Rajoni TEMA

Zv/kryeministri Behgjet Pacolli rrezikon të humbë të drejtën për të garuar për president të Kosovës nëse një draft –amendament i Komisionit për ndryshimet kushtetuese shndërrohet në amendament kushtues, shkruan sot e përditshmja Infopress.

Fjala është për draft-amendamentin që thotë se kandidati për president duhet të ketë vetëm një nënshtetësi, ndërsa Behgjet Pacolli dihet se ka më tepër së një nënshtetësi. Me këtë draft-amendament nuk është pajtuar përfaqësuesja e AKR-së në këtë komision, Suzanë Novoberdali, e cila ka kërkuar që kjo çështje të rishikohet.

Përveç këtij draft-amendamenti Komisioni, që është takuar pa praninë e medieve, ka propozuar që kandidatët për president të sigurojnë 15 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të kenë jetuar së paku 5 vjet në Kosovë.

Është propozuar që kandidatët për president të sigurojnë 15 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të kenë jetuar së paku 5 vjet në Kosovë.

Draft-amendamentet tjera pritet të propozohen pas debateve me qytetarët e Kosovës, që do të fillojnë me 4 nëntor. Në fund të gjitha propozimet shkojnë në Kuvend për miratim.

2 komente në “Pacolli nuk do mund të garojë më për president?”

  1. Brazili says:

    E cfare pastaj pse Pacolli nuk mund te pretendoje per tu zgjedhur president? Do shembet bota apo Kosova?Na myten idiotizmat.

  2. ARJAN ARIZI says:

    LIGJE QE NUK I PERKASIN DEMOKRACISE SE PASTER,si mund te konceptohet qe zoti PACOLLI nuk mund te pretendoje te zgjidhet per PRESIDENT kur ligje hartuesit nuk i referohen faktit qe zoti PAKOLLI ESHTE ZV.KRYEMINISTER I QEVERISE AKTUALE TE KOSOVES qe me shume devotshmeri e atdhedashuri po punon per njohjen e KOSOVES.ME VJEN SHUME KEQ qe shume prej tyre qe meren direkt me keto ligje,sikur ne rastin e pare kur e hoqen nga president COJE UJE NE MULLIRIN E SERBEVE PER TE BERE BUK ME MIELIN E KOSOVES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje