Shtëpia e lindjes së Rugovës futet nën mbrojtje të shtetit

4 Tetor 2011, 11:53Rajoni TEMA

Shtëpia ku ka lindur ish- presidenti Ibrahim Rugova, në Cërcë të Istogut, do të konsiderohet monument arkitektonik nën mbrojtje të shtetit.

Me të përmbyllet lista prej 930 monumenteve të trashëgimisë kulturore, të cilat kanë hyrë nën mbrojtje të përkohshme. Para saj është edhe kompleksi i shtëpive të Jasharajve në Prekaz të Skenderajt.

I pari i kulturës në vend, Memli Krasniqi, ka vënë firmën e tij në këtë listë, që përmban, përveç këtyre, edhe shumë kulla, konakë, shtëpi banimi, xhami, kisha, tyrbe, teqe, e lokalitete arkeologjike.

Ministrisë së Kulturës i janë dashur 10 vjet që të përfundojë fazën fillestare të identifikimit të monumenteve të cilat do t’i futë nën mbrojtje të përhershme. /rtk/

13 komente në “Shtëpia e lindjes së Rugovës futet nën mbrojtje të shtetit”

  1. danny says:

    ore,c’fare beri per kosoven,rugova?,,,,,vetem takime,harxhime,dhe shperdorime te parave te kosovareve,asgje tjeter.Ai komandohej nga serbet,ndaj ishte aq i bute me ta,se mund ti tregonin dosjen si spiun qe ishte.Meritat per kosoven i kane keta qe bene luften,shtepia e Adem Jasharit duhet te behet muze,dhe te mbrohet nga shteti.

  2. BUSHI says:

    Shumë i gabuar vendimi!
    Rugova nuk mund të mbetet në histori si njeri i shquar me vlera kombëtare. Ai gjatë luftës mbajti qendrim disfatisti dhe kundërshtar i UCK-së. Nuk harrohen lehtë përqafimet me Milloshevicin pikërisht kur ushtria serbe masakroi familjen Jashari. Nuk mund të harrohen deklaratat e tij tepër të dyshueshme në pranverën e vitit 1999 në itali, kur i bënte apel NATO-s të ndalonte bombardimet mbi Serbinë. Tepër e cudutshme ishte dhe deklarata e Rugovës se Milloshevici ishte njeriu më i përshtatshëm për bisedime nga ana serbe kur në të njejten kohë USA dhe BE kërkonin rrezimin nga pushteti dhe dënimin e tij.
    Ky njeri duhet të vendoset në listën e antikombëtarëve. Kush nuk mëson nga historia , është i destinuar ta përsërisë atë.

  3. Arben says:

    Ju dy komentues te par ju qenkeni defenitivisht horra

    1. shihe ndonje konference te shtypit se bindesh vet kush eshte horri

  4. Dardani says:

    Nje hap shum shum me vend per Kosoven, ka qen dhe eshte dhe ka me qen
    sa her ne zemrat tona

    1. vec ministri nuk e di qe shtepia e rugoves eshte prishur ne vitet 80 nga familja e tij.

  5. denkoka says:

    rugova ndryshe nga kta lideret e meparshem ishte shum paqedashes…ai besonte se vetem nepermjet dialogut do te arrihej ne konsensus….
    ajo shtrengimi i duarve me milloshevicin ka qen sa per sy e faqe….(ishte i mor peng ne ato momente)…..
    dite qe fitoi pavarsine kosova…shum kosovare e kujtuan e nderuan…kshuqe kote e keni te hidhni balte mbi te…sado mund te thoni agjent e terrci e verrci…

  6. Bushi says:

    Denkoka! nuk është fjala për kohën e luftës kur ai udhëtoi për në Beograd. Rugova e takoi Milloshevicin dhe më përpara në kuadrin e ndermjetesve të Sant Edixhios nga Vatikani. Në këto takime merrte pjesë dhe Fehmi Agani.Ndersa Arbenit desha t’i kujtoj se Horra janë ata që denigruan luftën e UCK-së. Sa për kujtesë, dua të theksoj se Rugova deklaratat e mësipërme i ka dhenë në Itali në bisedë me ish kryeministrin D’alema gjatë zhvillimit të kongresit së partisë së majtë italiane.Mos u beni mjeranë duke j’u trembur të vërtetave! Rugova ishte vetëm një renegat dhe vegël në duart e regjimit Milloshevician.

  7. dihet ajo pun spiunevet ju mbrohen shtepit nga shteti se ju thot nji shtet me i math.

  8. Historiani says:

    Kosovart e kon ba bash si burrat!
    Per shpin e Berishs nuk po kujtohet kurrkush. Jena shtet koti. Ka me na denu istoria.

    1. Tropojani says:

      Berisha është fatkeqësia me e madhe e popullit shqiptar dhe e këtij vendi!

    2. ti je muti jo historiani, si rugova dhe berisha jan njerzit me negativ qe ka nxjerr kombi shqiptare,te dyve tja u djegeshe me benzin jo vetem shtepin por edhe truallin qe lindi dhe i rritiketa shtazarak.

  9. Loku says:

    Ata qe shajne Rugoven, nuk e kane absolutisht idene se cfare thone. E kane historine me te lexuar artikuj gazetash futja kot. UCK-ja, kjo organizate e famshme qe jepte fjalime se do e mundi Serbin, ndersa drejt kufirit vijnin me qindra mijera emigrante, ata qe shpetuan kuptohet, dhe ata luftonin atje me njeri tjetrin, duke penguar forcat e FARK-ut. Ka per ti dalur edhe Hashim Thacit pislliku heret a vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje