Vritet në zyrën e tij drejtori i Drejtorisë Arsimore të Prishtinës

3 Tetor 2011, 10:57Rajoni TEMA

Është vrarë para gjysmë ore në zyrën e tij në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu, drejtor i Arsimit për Komunën e Prishtinës. Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda komunës.

Mësohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm. Indeksonline mëson se vrasësi është dorëzuar menjëherë. Ende nuk kemi reagim të zyrtarëve brenda komunës. Vdekjen e Salihut e ka konfirmuar edhe Policia.

“Policia ka marrë një informatë se rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Vrasësi është arrestuar dhe ne jemi duke punuar me rastin”, ka thënë për Indeksonline, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës. (Indeksonline)

5 komente në “Vritet në zyrën e tij drejtori i Drejtorisë Arsimore të Prishtinës”

  1. raimondi says:

    Oh sa keq ! Po ca bejne keshtu atje ? –Vrasje brenda ne zyre !!! –Kjo eshte turp ,se tregon qe nuk ben dot shtet

    Zyrtarin nuk duhet ta prekesh as jashte zyres dhe jo me ne zyre,Po ke gje kunder tij shko hap gjyq –Keshtu veprojne te gjithe ata kombe qe respektojne shtetin

    Ngushellime familjes se ketij zoterise qe ka nderuar jete ….

    1. beni says:

      mir e ke ti mor mik po le te hapesh gjyq sa te duash ti me zyrtaret,po peshku qelbet nga koka thone,ska zyrtare ,ska shtet pa ndodhin keto gjera,po te funksionoje shteti si ne ato vende qe thua zotrote helbete qe nuk do te ndodhe si ne kosove apo shqiperi.

  2. denkoka says:

    ngushellime familjareve…

  3. Mark Gjonaj says:

    Ngjarje e rende!. Mire Kosova se eshte ne fillim, por e njejta muzike, “s’ka shtet”, ka nje 20 vjet qe po thuhet ne Shqiperi. Ma mire se e ka thene Beni mendimin s’ka. Shkon Topi ne Austri dhe thote se ne Shqiperi nuk zbatohen ligjet, ose zbatohen vetem per fukarenjet. Kujt i ankohet kryetari i Shtetit Shqiptare? Ne kemi mbi 2 milion shqiptare te shperndare ne bote, cili shtet eshte ankuar se emigrantat shqiptare nuk zbatojne ligjet e shteteve respektive? A e ka analizuar ndonje here kryetari i shtetit se ligjet jane, por se si jane dhe cfare sigurije i japin vendit ai nuk e din. Po kush i formulon dhe i miraton ligjet ne Shqiperi? Jane me te vertete perfaqesuesit e popullit, apo perfaqesuesit e korupsionit,e te gangsterizmit ne Shqiperi? Keshtu jemi duke shkuar mbrapa, pra erdhi koha e Miladin Popoviqit qe vritet mbas shpine ne zyren e tij, si dhe e drejtorit te arsimit komunal te Prishtines i ndieri Remzi Salihu. Ngushllime familjes! E ke te ngushllosh me pare. Kur do te vine ajo dite qe te ngushllojme duke u cliruar per shkaktaret e kesaje gjendje te rende, me shume nga ajo e ngrata Shqipni qe s’pau dite me sy tash 21 vjet! Faleminderit!

  4. geno says:

    Plumbin ne balle duan dhe keta drejtoret e arsimit ne Tirane qe e kane cuar 4 milion nje vend pune epr mesues dhe qe listat e punesimit te mesuesve i ben Astrit Patozi me drejtorin e qarkut Tirane, zagarin Ylli Xhaferri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje